LIVE UPDATES
Bota

Situata në Deçan/ Albin Kurti nuk u kthye në Kosovë, vazhdon rrugëtimin e tij në Kanë të Francës

16 Korrik 2021, 12:48 Nga DOSJA
Situata në Deçan/ Albin Kurti nuk u kthye në Kosovë,

KOSOVË– Janë bërë më shumë se një javë që prej ditës kur kryeministri Albin Kurti është larguar nga Kosova. Nga data 8 korrik, ai ka nisur një vizitë zyrtare në Greqi. Ai s’është kthyer në vend, as kur mbi 2 mijë qytetarë të Deçanit janë helmuar. Ndërkohë, ka nisur një vizitë tjetër në Francë. Katër muaj pasi erdhi në krye të ekzekutivit, Albin Kurti, ka nisur një vizitë të gjatë në Greqi. Atje po qëndron që nga e enjtja e kaluar.

Ai s’është bindur që ta përfundojë vizitën as pas helmimit të mbi 2 mijë qytetarëve të Deçanit, gjë që ngjalli kritika të shumta.

Moskthimin e Kurtit prej Greqisë, zyrtarët e Vetëvendosjes e arsyetuan duke thënë se po mundohet që ta sjellë njohjen nga ky shtet.

Por, as pas më shumë se një jave, Kurti ende s’është kthyer në Kosovë.

Gazeta ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeminstrit Kurti, për të pyetur se ku ndodhet Kurti dhe nëse informacionet se ka udhëtuar drejt Francës janë të vërteta, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Por, Kryeziu e ka konfirmuar për Klan Kosova se Kurti ka udhëtuar për në Francë, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.

Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai

Edhe deputeti Xhavit Haliti deklaroi sot në seancë se Kurti nga pushimet në Athinë të Greqisë dje ka fluturuar në Nicë të Francës.

Sipas Halitit, Kurti është vendosur në një hotel, ku do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Kana.

Unë mendoj që kryeministri ka drejt me pushu, ka drejtë me pushu edhe Presidenti. Por, kryeministri e ka të obliguar që zyrtarisht ta merr pushimin, ta deklarojë pushimin dhe ta dinë qytetarët e Kosovës që kryeministri është në pushim.

Seminari që ka qenë në Athinë ka zgjatë vetëm një ditë, dhe ne po flasim për kreyministrin që është në Athinë. Realisht Kurti ka fluturuar dje me Nicë të Francës dhe është vendosur në Kana në një hotel. Dmth ka arritur në Nicë në 19:45. Dhe nuk ka shkuar zyrtarisht, por ka shkuar në festivalin e filmit në Kanë”, tha Haliti.

Ndryshe, gjatë vizitës në Greqi, Kurti ishte akomoduar në një prej hoteleve më luksoze.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se shpenzimet janë mbuluar nga organizatori.

“Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, kishte shkruar Kryeziu.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

Grand Resort Lagonissi, është një resort turistik me katër yje i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës, rreth 22 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të kryeqytetit grek, ku çmimi për një natë arrin shifrën 543 dollarë, sipas faqes zyrtare të hotelit.

Avio-kompania britanike, British Airëays, hotelin ku ka qëndruar kryeministri Kurti, e ka cilësuar si një nga resortet më luksoze të Athinës. Në vlerësimet e uebsajteve të profilizuara rreth resorteve turistike, Grand Resort Lagonissi përshkruhet si një hotel i cili ofron ‘pamje të shkëlqyeshme nga deti, pishina private dhe plazhe’.

Albin Kurti ishte pjesë e edicionit të 23-të të Simpoziumit të Symit të organizuar nga ish kryeministri i Greqisë, George Papanderou.

Simpoziumi Symi është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë. Symi mbledh së bashku individë me mendime të ndryshme, prejardhje të ndryshme, intelektualë, politikanë, laureatë të Nobelit, sipërmarrës, diplomatë, shkencëtarë dhe aktivistëve për të diskutuar disa nga çështjet më të ngutshme të kohës sonë. Ajo u mbajt për herë të parë në 1998, në ishullin Symi, i cili që atëherë i ka dhënë emrin Simpoziumit./Gazeta Express/

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti helmimi i banoreve te decanit përparim kryeziu xhavit haliti albin kurti helmimi i banoreve te decanit përparim kryeziu xhavit haliti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet