LIVE UPDATES
Bota

Siri: Bashar al-Asad mbetet president në pushtet për kohë të pacaktuar

26 Maj 2021, 06:10 Nga DOSJA
Siri: Bashar al-Asad mbetet president në pushtet për kohë të

Më 26 maj, sirianët do të zgjedhin një president, në mes të krizës ekonomike dhe pandemisë Corona. Fituesi tashmë është përcaktuar: Bashar al-Asad. Sundimi i tij nuk duket se do të marrë fund.

Sot (26.05.) zhvillohen në Siri zgjedhje presidenciale. Janë zgjedhjet e dyta presidenciale që nga fillimi i luftës, në të cilën janë vrarë qindra mijëra njerëz dhe miliona janë detyruar të largohen nga vendi.

Kundërshtarët e pretenduar – pa asnjë shans

Asadi, i cili mori 88.7 përqind të votave në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2014, pritet të jetë të sigurojë një mandat të katërt prej shtatë vjetësh, edhe nëse, si në zgjedhjet e fundit, ai ka pranuar zyrtarisht kandidatë alternativë: ish-Ministrin e Shtetit për Çështjet Parlamentare, Abdullah Salloum Abdullah dhe Mahmoud Ahmad Marei. Ky i fundit kryeson Frontin Demokratik Kombëtar, një parti e vogël opozite e mbështetur nga shteti. “Asadi tallet me strukturat demokratike duke pretenduar se dy kandidatë të aprovuar nga shërbimet sekrete janë konkurrentë të vërtetë. Ata nuk kanë asnjë shans të fitojnë,” thotë Mouna Ghanem, drejtoreshë e Forumit të Grave Siriane për Paqen.

I gjithë procesi zgjedhor – nga zgjedhja e kandidatëve te numërimi i votave – kontrollohet nga regjimi. Po ashtu e qartë është se regjimi po përpiqet të krijojë legjitimitet me zgjedhjet.

“Por mbi të gjitha zgjedhjet tregojnë se Asadin akoma do ta kemi mes nesh, megjithë rezistencën në dhjetë vitet e fundit,” thotë Guido Steinberg, ekspert i Lindjes së Mesme në Fondacionin e Shkencës dhe Politikës në Berlin. Asadi tani kontrollon përsëri rreth dy të tretat e territorit – vetëm rajoni Idlib, verilindja e administruar nga kurdët dhe protektoratet turke ende nuk janë nën sundimin e tij.

Varësi nga Rusia dhe Irani

Ai e arriti këtë me ndihmën e Rusisë dhe Iranit – kur Rusia ndërhyri me forcat ajrore, forcat speciale dhe policinë ushtarake nga viti 2015 pak para disfatës së afërt të Asadit, kur Irani dërgoi brigada dhe milicinë shiite. Me mbështetjen e tyre, Asadi tashmë e ka fituar luftën ushtarakisht, edhe nëse lufta nuk ka mbaruar ende. “Meqenëse tashmë është vendosur ushtarakisht, thjesht nuk do të ketë zgjidhje politike. Nuk ka asnjë nxitje për të negociuar politikisht për diçka”, shpjegon ekspertja e Sirisë, Kristin Helberg në një aktivitet të organizuar nga shoqata Querkultur. Asadi tani është i varur nga këto fuqi që e mbajnë atë në pushtet,” tha Helberg. Dhe Asadi tani duhet t’i shpërblejë këto fuqi: “Rusia tashmë ka siguruar burime natyrore të tilla, si nafta dhe gazi me traktat, por mbi të gjitha fosforin”.

Përveç kësaj, sipas Guido Steinberg, tashmë mund të shihet qartë një konflikt midis Iranit dhe Rusisë për shkak të ndikimit në ushtrinë siriane, shërbimet sekrete dhe milicitë siriane. “Kështu që Siria nuk është më plotësisht sovrane”. Përveç Iranit dhe Rusisë, Asadi ka gjithashtu mbështetjen e njerëzve të pasur të biznesit që përfitojnë nga investimet ose marrëveshjet e tregut të zi.

“Hipotekë e rëndë” për Moskën

Rusia ka investuar shumë në Siri, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. “Siria është një hipotekë e rëndë për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin,” thotë Kristin Helberg. Një gjë është e qartë: Rusia nuk mund ta stabilizojë vendin e vetme.

Shumë e konsiderojnë situatën e sigurisë të paqëndrueshme. I ashtuquajturi Shteti Islamik nuk është larguar asnjëherë nga Siria – mijëra terroristë thuhet se janë ende nën ilegalitet në zonën kufitare siriano-irakiane. Prania ushtarake e Iranit shihet gjithashtu si një kërcënim i madh – veçanërisht nga Izraeli.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës së vendit është shkatërruar. Në zonat e kontrolluara nga regjimi, mjerimi po rritet. Njerëzit qëndrojnë në radhë për bukë me orë të tëra. Radhë të gjata krijohen para pompave të benzinës, sepse benzina është bërë një mall i pakët. “Rusia dëshiron që Perëndimi të pajtohet me Asadin – edhe për të financuar rindërtimin, sepse Rusia nuk ka para për ta bërë këtë,” thotë Kristin Helberg.

Putini ka nevojë për aleatë për Sirinë. Dhe ka të dhëna se disa vende, veçanërisht në rajon, tashmë janë të interesuar për normalizimin e gjendjes në Siri. Egjipti po përpiqet ta ripranojë Sirinë në Lidhjen Arabe që në 2018-n Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën ambasadën e tyre në një nivel më të ulët diplomatik.

E diskutueshme është nëse dhe kur Arabia Saudite do të ndjekë shembullin e tyre. Këto shtete janë të interesuara më fort ta lidhin Sirinë me botën arabe – larg ndikimit iranian dhe turk, thotë Julien Barnes-Dacey, drejtor i programeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Qendrën Evropiane për Marrëdhëniet me Jashtë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që realitetet në vend do të ndryshojnë si rezultat. Një kthim i Asadit në skenën e madhe politike – për shembull në Uashington ose Paris – aktualisht duket se përjashtohet.

Rindërtimi të lidhet me kushte

Siria është e shkatërruar ekonomikisht – kësaj i shtohen sanksione të SHBA, si dhe ato të Evropës. Edhe Evropa edhe SHBA financojnë gjithashtu një pjesë të madhe të ndihmës humanitare për Sirinë.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se nuk do të ketë rindërtim ose normalizim të marrëdhënieve me regjimin, për sa kohë që ai nuk merr pjesë në një proces të besueshëm politik nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara. Dhe situata deri tani nuk duket e tillë.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bashar-al asad zgjedhjet presidenciale ne siri bashar-al asad zgjedhjet presidenciale ne siri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet