LIVE UPDATES
Aktualitet

SINJALI- Kur të vjedhin targat e makinës…prisni atentat mafioz/ Skema e bandave për të humbur gjurmët

2 Nëntor 2019, 17:42 Nga DOSJA
SINJALI- Kur të vjedhin targat e makinës…prisni atentat mafioz/

TIRANË– Haziz Çeliku ju drejtua me shpejtësi policisë për të kallëzuar vjedhjen e targave të makinës së tij. Aty dëshmoi: “‘ Kam në pronësi  një autoveturë  të markës Fiat Punto me targa  AA 928 PM. E parkova automjetin në anë të rrugës së vjetër Tiranë- Elbasan.

Të nesërmen , kur u zgjova rreth orës 08.30 dhe vajta të marr mjetin, pashë që I mungonin të dyja targat. Aty ku unë parkoj makinën nuk ka automjete të tjera”.

Menjëherë efektivët e departamentit të vjedhjeve pranë komisariatit  nr. 1 nisën hetimet, duke kqyrur automjetin me shpresën se do zbulonin ndonjë gjurmë të vlefshme. Por pavarësisht kërkimeve të imtësishme , hetimet rezultuan krejt pa fat. Jo vetëm nga përpjekjet për të gjetur një dëshmitar në zonë por edhe  këqyrja e kamerave të sigurisë nuk i  ofroi agjentët të dhëna të vlefshme që do t’i ndihmonin  për të zbuluar vjedhësit.

Burimet i thanë gazetës “Si” se  gjithnjë e më shumë krimi I organizuar po vjedh  targat e makinave, që më pas qarkullojnë dorë pas dore në tregun e zi ,  derisa një ditë , vrasës me pagesë apo grabitës të maskuar I përdorin  për të kryer  krime të rënda që nga eliminimet mes bandave deri tek sulmet ndaj automjeteve  që transportojnë vlera monetare ( të ngjashme me goditjet në Rinas)

Por për vjedhjen e targave të Hazis Çelikut agjentët nuk zbuluan gjurmë të hajdutëve pavarësisht se dosja u mbajt gjatë në duar, ndaj veprimet u pezulluan deri në një moment të dytë. Sakaq targat u shpallën në kërkim, një procedurë që , mjaft rrallë  ndihmon ti gjesh përpara se të përdoren për qëllimin e kriminelëve. Edhe Haziz Çeliku, preferoi t’ju drejtohet autoriteteve jo se ishte më shumë i shqetësuar për to por për t’i  ndonjë hetim I mundshëm  rreth tij , në rast se ndodh që një ditë të njëjtat targa mund të raportohen në një qytet tjetër p.sh.  për atentatin e radhës

Një agjent krimesh i tregoi gazetës “Si se : “ Qytetarët e dinë , janë së tepërmi në dijeni që nuk bëhet fjalë për humbje rastësore të targave, por për një vjedhje , të cilës I dëgjohen krismat gjashtë muaj deri një vit më vonë.

Por në rast se nuk kallëzohet vjedhja e tyre, kur ndodh krim atëherë veprimi I parë që kryhet është të qëmtohet se me çfarë makine , çfarë targash  përdorën autorët dhe prej aty fija fillon dhe shplekset.

Ka pasur raste kur qytetari nuk kishte dorëzuar kallëzim për targat dhe për këtë derisa organet e hetimit të bindeshin, ai potencialisht ishte një I dyshuar, më e pakta si bashkëpunëtor”, shpjegon për gazetën Si në anonimitet specialisti I policisë I cili është I angazhuar në hetimin e krimeve të rënda.

“ Është e njëjta gjë sikurse edhe me shitjen e numrave në tregun e zi , që dikur përdoreshin për ngjarje, ndërsa sot kriminelët për të mos rënë në gjurmët e tyre ose regjistrojnë numra telefonikë në emër të të moshuarve të cilët jetojnë në zonat . Dhe  pasi kanë blerë një numër, ai ka bërë xhiro në tregun e zi derisa përfundon tek kriminelët që përpiqen të mos zbulohen” . Por një tjetër  agjent i tha gazetës “Si”  se në këtë pikë kriminelët shqiptarë janë bërë të sofistikuar ashtu siç edhe anëtarë të rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

Për sa I përket komunikimit , kriminelët e trafikantë shqiptarë , flasin përmes një  pajisje që quhet Enkro dhe që nuk gjurmohet. Abonimi për të paguhet 1000 dollarë në vit. Aparati blihet bashkë me abonimin dhe kontrollohet nga njerëz të krimit të organizuar. “Në raste se ndodh që I dyshuari kapet nga forcat e rendit, mjafton një prekje e aparatit dhe gjithçka flitet në të digjet dhe asgjësohet menjëherë, diçka e tille e bën të vështirë zbulimin e bisedave që kryhen në një rrjet të ngushte personash”-tregon agjenti.

Megjithatë telefoni është mjet komunikimi, targat e automjeteve janë të dhëna që ndihmojnë kriminelët të mos zbulohen teksa qarkullojnë dhe “bëjnë ligjin” gjatë larjes së hesapeve.

Targat e vjedhura përdoren duke ja vendosur mjetit me të cilin do të kryhet atentati, gjithashtu dhe ky i vjedhur. Edhe pse ato shpallen në kërkim nga Drejtoria e Menaxhimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në raste mjaft të rralla arrihet  zbulimi I tyre përpara se autorët të realizojnë synimin e tyre. “ Kjo ndodh për shkak të mënyrës së mirë menduar se si kriminelët realizojnë një krim, ata  qarkullojnë me to vetëm në çastin kur kryhet krimi dhe aspak më përpara” .

Kriminalistët sjellin si shembull skemën se si u vodh automjeti në Durrës për të vrarë kryekomisarin Dritan Lamaj, një zyrtar policie në kryeqytet që u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë. Dy hajdutë Enver Stafuka ( i zhdukur) e Gentjan Bejta vodhën një natë para eliminimit të zyrtarit të policisë, një BMV që disa orë më vonë u përdor nga vrasësit. Dy të dyshuarit  për vjedhjen e targave u shpallën më pas të pafajshëm nga gjykata, por, që pas mbylljes së hesapeve me drejtësinë, telashet e tyre ishin akoma më të rënda. Stafuka u rrëmbye nga persona të armatosur dhe me maska policore, ndërsa të dyshuarit tjetër ju bë atentat me lëndë plasëse por që shpëtoi i gjallë.

Por rasti më I freskët me targa të vjedhura është eliminimi alla Far west i Santiago Malkos, një ish polic që  siç flitet në rrugë operative në qarqet e policisë , bënte pjesë në një grup kriminal të rrezikshëm dhe që me shumë gjasë mund të jetë përdorur edhe për të vjelur gjoba për lojërat e fatit. Kjo çështje ka kaluar nga një prokurori me juridiksion të zakonshëm tek prokuroria e krimeve të rënda, pasi çdo element në krim që nga vjedhja e targave gjashtë muaj më parë në Fushë Krujë kanë qenë aq të menduara, saqë i ka bindur hetuesit se asgjësimi I tij ishte lojë e rëndë e një grupi të sofistikuar.

Po me targa të vjedhura është kryer edhe eliminimi I një ish polici tjetër Arben Bilalit. Për vrasjen e  47 vjeçarit u prangos edhe hajduti që kishte siguruar targat e vjedhura.

Arben Xhetani është një hajdut I rëndomtë pohojnë burimet e gazetës “Si” që rezulton edhe më herët I dënuar për veprën e vjedhjes dhe që sërish është përdorur nga kriminelë të stërvitur për të kryer një vjedhje për llogari të tyre.

Targat AA 757 RV , ishin të shpallura në kërkim nga policia   që prej vitit 2017, si të vjedhura në një parkim në qytetin e Vlorës. Vjedhësi  i targave  vazhdon të mbahet në paraburgim, ndërkohë që gjykata liroi të dyshuarin kryesor si vrasës me pagesë të ish policit , Gjergj Cukali.

Me targa të vjedhura u qëlluan edhe Brahim dhe Astrit Bilali, krim I dyfishtë I kryer për larje hesapesh në qytetin e Shkodrës.

Edhe  për atentatin e  fundit të premten ndaj prokurorit Arjan Ndoja kriminelët kihen përdorur makinë me targa të vjedhura. Sipas hetimet paraprake automjeti tip  “Benz Evo “ me ngjyrë gri që dyshohet se u përdor nga atentatorët u gjend i padjegur në fshatin Shafanë në zonën e Isshmit . Burimet nga grupi i hetimit i thanë gazetës “Si”  edhe në këtë rast targat ishin vjedhur rreth dy javë më parë në Tiranë.

E njëjta skemë ku vjedhësit ordinerë dhe tregu i zi i targave janë pjesë e parë e zinxhirit që paralajmëron një vrasje mafioze.

Marrë nga Gazeta SI

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sinjali i atentateve vjehdja e targave sinjali i atentateve vjehdja e targave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet