Kuvendi merr "pushimet" për zgjedhjet lokale, Balla: Ngadalësojmë punën, deputetët do të shpërndahen në ...
Ekonomia në vend, Ibrahimaj: Bujqëisa e fundit, ndërtimi në krye, u rrit me 10.7% 31 Mars, 11:04 Furrat e ...
Trump nën akuzë, Republikanët: Ditë e zezë për Amerikën, sistemi i drejtësisë po përdoret poli...
TIRANË– Mëngjesi i sotëm e ka gjetur vendin të përgatitur për të pritur kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kjo e fundit zgjodhi Serbinë dhe vendin tonë për të lënë “lamtumirën” ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi do të largohet pas 16 vitesh nga posti i saj si kancelare. Por organizimi nuk ka qenë pa të meta. Fillimisht kur kancelarja Angel Merkel mbërriti në Pallatin e Brigadave dhe u takua me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit i zgjati dorën, ndërsa ajo grushtin, duke shkaktuar edhe disa sekonda “të sikletshme” për të dy, derisa gjetën mënyrën e përshëndetjes.
Një tjetër moment i sikletshëm që shoqëroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, ishte dhe ai i truprojës që duhet të hapte derën e makinës, por iu bllokua. Edhe pse truproja tentoi disa herë, dera kishte ngecur dhe u hap vetëm pas disa sekondash.
Mesa duket shoferi brenda kishte harruar që të çaktivizonte sigurinë. Megjithatë nuk ka mbaruar këtu. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama, u “detyruan” që të thyenin protokollin për nderimin e himneve kombëtare të dy vendeve. Mësohet se kancelarja për arsye shëndetësore kishte kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.
Ndërkohë që gazetaret e Kosovës e mbyllën me bujë, duke ngritur zërin në fund të konferencës, ndërsa i kërkonin llogari kryeministrit Edi Rama se nuk i kishte lejuar për të marrë fjalën. Deklarata këto që kanë bërë bujë edhe në mediat e Kosovës. Nga ana e tij, Rama u justifikua se “fajin” e kishte axhenda e ngjeshur e Merkelit.
(k.m.f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se ka hedhur akuza ndaj homologut të tij shqiptar, Edi Rama lidhur me marrëdhënien e tij me Serbinë. Pas ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar tërësisht mënyrën e prezantimit të nismës Ballkani i Hapur përpara publikut. Sot, në konferencën e përbashkët me...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës ka kërkuar mbështetje për trysnimin e Serbisë, duke nënkuptuar homologun e tij, Edi Rama. Në një konferencë për mediat, menj...
TIRANË– Gazetarët nga Kosova nuk i kanë kursyer ankesat ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë kohës së zhvillimit të konferecës për shtyp me kancelaren gjerma...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar për asnjë moment që të sulmojë homologun e tij, Albin Kurti për qëndimin që ky i fundit mban për “Open Ballan...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel ka lënë porosi për Bashkimin Europian që të mbajë fjalë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar pjellë të Procesit të Berlinit Ballkanin Perëndimor. Në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela Merkel...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel u pyet se nëse do marrë rol si ndërmjetëse për iteresat e rajonit. Teksa ishte në një konferencë së bashku me kryeministri...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se Sebastian Kurtz, Emmanuel Macron e Ursula Von Der Leyen janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë lehtësisht ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar nismën Ballkani i Hapur si pjesë të Procesit të Berlinit. Në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela M...