LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sigurimi u bëri dhe dasmën”/Agron Tufa publikon dokumentin për shkrimtarin Nasho Jorgaqi: Ai ishte spihun, e sho

30 Shtator 2020, 16:59 Nga DOSJA
“Sigurimi u bëri dhe dasmën”/Agron Tufa publikon

TIRANË- Ish-drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një tjetër dokument për shkrimtarin Nasho Jorgaqi, ku sipas tij, Sigurimi i Shtetit i ka dhënë një shpërblim të madh për punën e tij. Ai në postimin e tij thotë se Nasho ka qenë një policë intelektual dhe se është martuar më një grua të rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit me nofkën “Artistja” duke formuar një dyshë të bukur agjenturore.

Reagimi i plotë i Tufës:

“Nasho Jorgaqi u rekrutua më 10.1.1955 nga kapiten Hajredin Hoxha. për 5 vjet ai shërbeu si polici intelektual i inteligjencies së kryeqytetit, si pjesë e punës së seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Spiunimet e para të “Dragoit” ishin kundër Kadrie Kadare, Robert Shvarc, etj, në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Qëllimi ishte kontrolli i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”.
Nga punëtori operativ Caci Papajani (ish pastiçier mesatar) Nashua u drejtua në ndërmarrjen e botimeve, ku punonte si korrektor letrar, por kalonte edhe nga Instituti i Shkencave. Pastiçeri vërente si ai i kuptonte shpejt gjërat pasi kishte “shkollë të madhe”. Në qyrkun e Nashos kaloi edhe Skënder Luarasi. Nuk e dimë a do dalë kjo gjë në konferencën që do të organizojë Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) për disa figura të majta, ndër të cilët shihet edhe emri i të përmendurit.

Operativi Leonidha Petrani ishte shumë i kënaqur nga Nashua. Për këtë arsye, me rastin e martesës, në tetor 1960, Nashos i dhanë 3000 lekë shpërblim. Kjo shumë ishte një pajë e vogël me të cilën e daroviti Sigurimi martesën e Nasho Jorgaqit.
Në vitin 1960 kaloi për llogari të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Së bashku me agjenten “Artistja” (quhej Margarita), Nashua punoi në drejtimin francez. Me Margaritën si grua e divorcuar tragjikisht (ish- bashkëshorti në burg, më pas do të pushkatohet), ai formonte një dyshe të bukur agjenturore. Leonard Tomoso (të cilit i vunë nofkën “Gjyzlykja” sepse ishte me syza), donte të mësonte shqip, ndërsa Sigurimi e vlerësonte si “zbulues imperialist”. Operativi Petrani vërente me kënaqësi se “Dragoi” i tij ishte besnik i lidhur ngushtë me partinë e pushtetin, si ishte inteligjent, i sjellshëm dhe serioz. Për këto arsye, më 13.10.1961 nga informator ai u ngrit në agjent.
U drejtua te objektet “Shigjeta” dhe “Ligjërata”. Mirëpo, në vitin 1966, Nashua u dalldis pas një historie me në qendër ish marinarin Spiro Kote, i cili u bë strumbullari i filmit propagandistik “Dueli i heshtur”. Filloi të merret me shkrimin e kësaj ngjarje, duke i dhënë një drejtim ashtu siç e donte partia. Por duke humbur kohën sa në një repart e në një tjetër. Duke mos pasur objekt, në vitin 1967, pas 13 vjetësh kontribut, Nashua u largua nga rrjeti sekret. Por nevoja për Nashon ishte e madhe. Rikthehet në armën e dashur të Sigurimit në vitin 1973, duke u aktivizuar në drejtimin e të ardhurve. Sidomos shkrimtarët nga Kosova ishin gjahu i parë e më i urrejtshëm i Nashos.
Në vitin 1978 u kthye rekrut30ues e ndërlidhës, pra praktikisht një lloj rezidenti shumë i rëndësishëm për regjimin. Njëri ndër ta ishin edhe “Tribuna” dhe “Historiani” që Nashua e mbante në lidhje. Në disa çështje nuk kishte pasur sukses. Aktiviteti i “Dragoit” mbyllet në vitin 1991.
Nga sa thamë përmbledhtas, bie poshtë ideja që enveristët e tipit Spartak Braho e shumë të tjerë të ngjashëm e kanë hedhur vazhdimisht, që partia dhe sigurimi i zgjidhnin bashkëpunëtorët vetëm në klasën e të persekutuarve. Mos lejoni t’ua indiktojnë një ide të tillë: vetë rasti i Nasho Jorgaqit (“Dragoi”) e rrëzon këtë shpifje. Të mos flasim se sa “dragonj” të partishëm kanë qenë spiuna të sigurimit.
Para ca ditësh, në një intervistë të fryrë tek gazeta “Nata”, Nashua qahej, se gjatë shkrimit të romanit “Mërgata e qyqeve”, ishte, sipas tij, krejtësisht i paditur nga puna e agjenturave. Çfarë hipokrizie! Dhe kush? Një agjent i regjur si “Dragoi”.”

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa nasho jorgaqi agron tufa nasho jorgaqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet