LIVE UPDATES
Bota

Si u vodhën spiunët rus, sekretet e NATO-së dhe BE-së nga Bulgaria

25 Mars 2021, 13:57 Nga DOSJA
Si u vodhën spiunët rus, sekretet e NATO-së dhe BE-së nga

Aty, një grua me xhaketë të bardhë shihet tek mbërrin në Ambasadën ruse në Sofje dhe zhvillon bisedë me një person të paidentifikuar. Brenda një zyre qeveritare, kamera e sigurisë e kap një burrë që i numëron paratë në tryezë, mbase pagesë shpërblimi për spiunazhin e ofruar. Dhe në një bisedë të ndërmjetme telefonike, lideri i supozuar i grupit dëgjohet tek i thotë bashkëbiseduesit se si babai i tij kishte qarë kur Stalini kishte vdekur. Mandej flasin për para.

Xhirimet, të publikuara nga agjencia amerikane e lajmeve CNN dhe të realizuara nga hetuesit bullgarë, janë zbardhur të premten e shkuar, kur prokurorët i shpalosën akuzat kundër gjashtë bullgarëve – disa prej tyre zyrtarë të lartë e disa të pensionuar të mbrojtjes – nën dyshimin e spiunazhit për Rusinë.

“Prokurorët kanë pretenduar se grupi ka përbërë kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, duke mbledhur dhe duke ia dorëzuar një shteti të huaj sekretet shtetërore të Bullgarisë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar CNN.

Prokurorët kanë publikuar gjithashtu një ekspoze të shkruar, siç pretendohet, nga lideri i grupit, një bullgaro-rus, ku përcaktohen prioritetet e rrjetit spiunues, mes të cilave përfshihen mbledhja e informatave rreth takimeve të NATO-s, politikave të BE-së karshi Rusisë dhe të dhënat e Inteligjencës mbi Ukrainën dhe Bjellorusinë. Sipas prokurorëve, në interes të veçantë të spiunëve ishte qendra e porsainauguruar e koordinimit detar të NATO-s në qytetin bregdetar bullgar Varna.

“Spiunazh i pashembullt”

Demaskimi i grupit ka ndodhur pak ditë para vizitës së parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në NATO – ku në agjendë e kishte Rusinë – dhe midis shenjave se administrata e Joe Bidenit synon të marrë qëndrim më të ashpër karshi Moskës sesa ajo e pararendësit, Donald Trump, ka shkruar CNN.

“Ditët kur Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të heshtur karshi veprimeve agresive të Rusisë kanë marrë fund”, kishte thënë Bideni muajin e shkuar.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka shkruar javën e shkuar në Twitter se SHBA-ja po i “përcjell me vëmendje të theksuar” hetimet bullgare dhe se “është e bashkuar me bullgarët kundër këtyre aktiviteteve malinje”.

Prokurorët kanë thënë se gruaja e arrestuar, e cila nuk është identifikuar, kishte shtetësi të dyfishtë bullgaro-ruse dhe po shërbente si ndërmjetëse me Ambasadën. Në këmbim të kësaj, ajo supozohet të ketë pranuar pagesa nga operuesit e grupit. Sipas prokurorëve, ajo është bashkëshortja e liderit të rrjetit spiunes. E liderit ata i referohen si “Rezidenti”.

Disa prej të arrestuarve për aferën kanë mbajtur pozita të larta në Ministrinë bullgare të Mbrojtjes dhe në Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake, duke sugjeruar se konspiracioni i pretenduar mund të ketë pasur qasje në informata top-sekrete. Prokurori kryesor i Shtetit, Ivan Geshev, e përshkroi spiunazhin si “të pashembullt që prej vitit 1944”.

Të hënën, qeveria bullgare ka ndërmarrë masa duke i dëbuar dy diplomatë rusë, për ta çuar në tetë totalin e zyrtarëve të përjashtuar rusë që nga viti 2019. Dhjetorin e shkuar, atasheu ushtarak rus në Sofje ishte dëbuar pas pretendimeve se ka mbledhur informacione rreth anëtarëve të shërbimit amerikan të stacionuar në territorin bullgar gjatë manovrave ushtarake.

CNN ka raportuar se gjatë fundjavës, kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i ka kërkuar Moskës ndaljen e operacioneve spiunuese në vend. Por, i vetëdijshëm për trashëgiminë e përbashkët sllave me Rusinë – dhe për varësinë nga energjia ruse – Borissov ka shtuar: “Miqësia është miqësi, ne përherë e kemi demonstruar këtë”.

Nga ana tjetër, Ambasada ruse në Sofje, sipas CNN-it, është përgjigjur se “përpjekjet e palodhshme për t’ia vënë pykën dialogut ruso-bullgar dhe për ta demonizuar sërish vendin tonë janë evidente”.

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i kishte kërkuar Moskës ndaljen e operacioneve spiunuese, por, i vetëdijshëm për trashëgiminë e përbashkët sllave me Rusinë – dhe për varësinë nga energjia ruse – ai më pas kishte shtuar: “Miqësia është miqësi, ne përherë e kemi demonstruar këtë”
Lidhja e oligarkëve rusë

Deri më 1989 Bullgaria ishte njëra prej anëtareve më besnike të Paktit të Varshavës, të prirë nga Bashkimi Sovjetik. Tani, si anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, analistët perëndimorë kanë pretenduar për CNN se vendi është bërë caku i parapëlqyer i spiunazhit rus.

“Nëse Vjena ishte epiqendër e spiunazhit të pasluftës së Dytë Botërore, Sofja mund t’i bëjë konkurrencë këtij titulli famëkeq sot”, ka shkruar CNN.

Si anëtare e NATO-s, Bullgaria ka disa pasuri të paluajtshme tejet kritike në Detin e Zi.

Fluturaket e NATO-s ngrihen nga bazat në Bullgari për patrullime përreth rajonit, i cili ka pasur aktivitet më të shumtë ushtarak sesa Rusia dhe Aleanca bashkë që nga aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës më 2014. Vitin e shkuar, gjashtë aeroplanë F-16 kanë operuar nga baza ajrore bullgare, Graf Ignatievo.

Rusë të afërt me Kremlinin kanë përkrahur grupet pro-ruse në Bullgari. Një prej këtyre grupeve – Lëvizja Nacionaliste Rusofile – udhëhiqet nga Nikolai Malinov, i cili është ngarkuar nga prokurorët bullgarë më 2019 për spiunazh dhe shpëlarje parash në emër të organizatave ruse.

Rasti i tij ende do të shkojë në gjykim. Derisa është në pritje të gjykimit, Malinovit i është lejuar largimi nga Sofia për një udhëtim në Moskë, ku i është ndarë çmimi i Rendit Rus të Miqësisë nga presidenti Vladimir Putin.

Prokurori i përgjithshëm bullgar ka pretenduar se Malinovi i ka ofruar të dhëna një grupi në Rusi, të drejtuar nga oligarku Konstantin Malofeev. Ai është një përkrahës i flaktë i Kishës Ortodokse Ruse dhe e udhëheq një rrjet televiziv në Rusi. Më herët kishte pretenduar se Putini duhet të bëhet Cari i Rusisë.

CNN-ja ka raportuar se më 2019, Malofeevit i ishte ndaluar hyrja në Bullgari për dhjetë vjet, shkaku i lidhjes me Malinovin. Ata ishin munduar, por kishin dështuar ta blinin një rrjet televiziv bullgar. Malofeevi më herët ishte sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja për financimin e grupeve separatiste militante në Ukrainë, por ai ka hedhur poshtë akuzat.

Vitin e shkuar, prokurorët bullgarë kishin dënuar po ashtu tre rusë në mungesë, lidhur me helmimin e një dileri bullgar armësh në Sofje gjatë 2015-s, duke e përdorur një substancë që besohet të ishte agjenti nervor Novichok. Njëri prej tyre ishte identifikuar si Sergei Fedotov, një zyrtar i pretenduar në Inteligjencën ushtarake ruse. Tentimet e mëhershme të CNN-it dhe mediave të tjera për ta kontaktuar Fedotovin kanë rezultuar të pasuksesshme.

Grupi hulumtues “Bellingcat” e kishte identifikuar Fedotovin si njërin prej tre agjentëve të Inteligjencës ruse të lidhur me helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të bijës së tij në Angli më 2018.

Rusia vazhdimisht ka mohuar akuzat për spiunazh në Bullgari. Një vit më parë, Sergei Ivanov, zëdhënës i shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse, ka akuzuar shërbimet amerikane të Inteligjencës për inicimin e një fushate kundër personave në Evropën Lindore, që kërkonin relacione të mira me Rusinë. Bullgaria, kishte thënë ai për mediat ruse asokohe, ishte bërë epiqendër e kësaj fushate.

Arrestimet e fundit kanë nxitur një tjetër krizë në marrëdhëniet midis Moskës dhe Sofjes, të cilat tradicionalisht kanë qenë të afërta shkaku i kulturës së përbashkët sllave dhe ortodokse.
“Por, nëse prokurorët bullgarë kanë të drejtë, Kremlini po e sheh Bullgarinë si cak tërheqës, si një derë të hapur për të dhënat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe një armë për të arritur deri tek Ukraina”, ka shkruar CNN në raportin e vet.

Marrë nga KOHA.net

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bullgari bullgari

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë