LIVE UPDATES
Bota

Si ndikon lufta në Ukrainë ndaj turizmit në Eropën Lindore

11 Mars 2022, 07:15 Nga DOSJA
Si ndikon lufta në Ukrainë ndaj turizmit në Eropën Lindore

Vitet 2020 dhe 2021 ishin sfiduese për industrinë e turizmit. Pandemia e koronavirusit shkaktoi humbje të mëdha në mbarë botën. Të gjitha shpresat u kthyen në vitin 2022. Ndërsa kufizimet e lidhura me pandeminë filluan të zbuteshin, dukej se industria do të rikthehej. Pastaj erdhi 24 shkurti, kur Rusia nisi invazionin ndaj Ukrainës.

A e ka zëvendësuar lufta pandeminë si një kufizim pushimesh në Europë? Turistët mund të shmangin udhëtimin në Europën Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në vendet në kufi me Ukrainën.

Pas dy vitesh kufizimesh për COVID-19, shumë shpresuan për një festë. Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Robert Habeck foli për mundësitë që ka industria e turizmit, duke iu referuar Panairit Ndërkombëtar të Turizmit (ITB). Panairi më i madh në botë i tregtisë së udhëtimeve, i cili u zhvillua në mënyrë digjitale në Berlin deri më 10 mars. Habeck tha, se “nuk ka kundërpeshë më të mirë ndaj luftës sesa turizmit” dhe shtoi se njerëzit mund të fitojnë përvoja të reja dhe madje të krijojnë miqësi gjatë udhëtimeve të tyre. 

Tensioni ndikon në turizëm

Në funksion të luftës, a është e mundur të udhëtosh në vendet baltike ose në fqinjët e afërt të Ukrainës, si Polonia, Hungaria apo Sllovakia? “Nuk ka asnjë arsye pse jo,” tha për DW Samed Kizgin, një ekspert i sigurisë së udhëtimit. Kizgin punon për A3M Global Monitoring, një kompani që vlerëson sigurinë për operatorët turistikë dhe kompanitë ndërkombëtare aktive që udhëtojnë në zona të caktuara. Ministria e Jashtme e Gjermanisë, për shembull, nuk ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi, vuri në dukje ai. Më së shumti, flukset e refugjatëve mund të çojnë në kufizime në zona të caktuara, kështu që pyetja është më shumë nëse dikush zgjedh të udhëtojë në vendet fqinje apo jo.

Numri i turistëve në Evropën Qendrore dhe Lindore, si kudo në botë, ka rënë ndjeshëm në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë. Por në rastin e fqinjëve të Ukrainës, tensioni gjeopolitik gjithashtu luan një rol, tha Kizgin: “Turizmi në rajon ka qenë i penguar prej vitesh, sepse konflikti i Ukrainës ka qenë i përhapur për një kohë të gjatë dhe njerëzit e dinin se në një moment do të kishte një goditje të madhe.”

Nga besimi në pasiguri

Kur njerëzit mendojnë për pushime në Europë, së pari mendja të shkon tek vendet e Europës Jugore, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Italinë. Në fund të fundit, ato zakonisht tërheqin më së shumti turistë. Evropa Qendrore dhe Lindore janë pak prapa tyre, por janë gjithashtu të njohura. Hungaria dhe Republika Çeke janë të kërkuara kur bëhet fjalë për qendrime kurative dhe pushime në qytet. Polonia është e njohur për qytetet e saj, si Krakovi dhe Varshava, dhe fshatrat në bregun e Detit Baltik. Ndërkohë Rumania dhe Bullgaria tërheqin turistë që duan plazhe për shkak të vendndodhjes së tyre në Detin e Zi. Shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë në veri, të cilat kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë, priren të tërheqin turistët që preferojnë peizazhe të gjera dhe qytete të qeta me shumë mundësi për shëtitje dhe çiklizëm.

Nëse shikoni dy vendet në kufi me Ukrainën, të njohura për turistët, Hungarinë dhe Poloninë, mund të vërehen efektet e pandemisë COVID-19 në udhëtime. Sipas zyrës evropiane të statistikave Eurostat, rreth 900,000 turistë vizituan Hungarinë dhe Poloninë në verën e vitit 2019. Në vitin 2020, vendi pati rreth një të tretën e vitit të kaluar, ndërsa 2021 ishte gjithashtu i ngadaltë. Ata që erdhën ishin kryesisht nga brenda Evropës. “Ne shënuam rritje shumë të fortë përpara pandemisë në tregun kinez. Për fat të keq, ky treg u shemb plotësisht”, tha për DW Konrad Guldon, kreu i Zyrës Turistike Polake në Berlin.

Më pas erdhi fillimi i vitit 2022, kur kufizimet pandemike u reduktuan. Por pasiguria filloi me luftën në Ukrainë. Aktualisht, megjithatë, është shumë herët të parashikohet nëse njerëzit do të anulojnë planet e tyre të udhëtimit si rezultat i konfliktit, tha Guldon. Ai nuk sheh asnjë efekt të krizës tek pushuesit në Poloni. Ndërsa refugjatët nga Ukraina po akomodohen gjithashtu në hotele dhe bujtina, “kjo nuk ndikon në resortet që zakonisht rezervohen nga turistë gjermanë apo të tjerë të huaj”, shton eksperti i turizmit. Plus, rajonet e njohura të pushimeve nuk janë në kufi me Ukrainën: Këto përfshijnë bregun e Detit Baltik, malet Krkonoše dhe luginën Hirschberg.

Ideja për të shkuar me pushime duket e largët

Ndërsa është ende shumë herët për të vlerësuar ndikimin e luftës në sezonin e pushimeve 2022, Anke Budde, Zëvendës Presidente e Shoqatës Federale të Gjermanisë të Aleancës së Sipërmarrësve të Pavarur të Udhëtimit, sheh retë e para që mblidhen në qiellin e deritanishëm blu. Ajo ndjen se njerëzit kanë ndaluar të bëjnë rezervime. “Është si një paralizë shoku”, tha Budde në intervistë për DW. Shumë njerëz janë thjesht të shqetësuar për luftën dhe shumë janë të angazhuar në punë vullnetare, kështu që për ta ideja për të shkuar me pushime duket e largët, tha ajo.

Përveç pandemisë dhe luftës, ekziston edhe një sfidë e tretë: rritja e çmimeve të lëndëve të para. “Kostot e ngrohjes po rriten, kostot e benzinës po rriten. Kështu njerëzit kanë gjithnjë e më pak para në dispozicion,” shpjegoi Budde.Kjo gjithashtu mund t’i bëjë udhëtimet më të shtrenjta, megjithëse udhëtimet nga Evropa Veriore në Spanjë, Itali dhe Greqi kanë më shumë gjasa të preken, tha për DW grupi më i madh i udhëtimeve në botë, TUI. 

Aspekti njerëzor

Jochen Szech është president i Aleancës së Sipërmarrësve të Pavarur të Udhëtimit dhe pronar i Go East Reisen, një agjenci udhëtimesh gjermane e specializuar në udhëtimet në Europën Lindore. Shqetësimet e tij nuk janë ekskluzivisht financiare. Edhe pse ka parë disa anulime, ai ka vënë re pak rezervime të reja, pavarësisht se nuk janë dhënë paralajmërime udhëtimi për vendet baltike apo Poloninë.

Ai është më i shqetësuar për ndikimin njerëzor të luftës. Ai ka ofruar udhëtime në Ukrainë dhe Rusi për rreth 30 vjet. “Kam shumë miq atje. Kjo është e paimagjinueshme për mua,” tha Szech në një intervistë për DW. Ai kaloi tri ditë duke u përpjekur të kontaktonte një punonjës në kompaninë e tij partnere ukrainase. Më në fund, ai ia doli dhe mësoi se kolegu i tij kishte qenë i zënë me organizimin e daljes së sigurt të familjes së tij. Kur bisedoi me personin kontaktues të kompanisë së tij partnere në Rusi, me të cilin ka 20 vite që punon, ajo shpërtheu në lot gjatë video-telefonatës. Shefi i saj sapo i kishte thënë se po pushonte nga puna të gjithë punonjësit e tij: Turistët nuk po vinin më në Rusi.

Këto histori tregojnë edhe një herë se lufta nuk njeh fitues – pavarësisht se në cilën anë të konfliktit e gjeni veten, ose sa larg jeni nga zona aktuale e krizës. Për industrinë e turizmit, përmasat e plota të efekteve në rajon mbeten të paqarta.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet