LIVE UPDATES
Bota

Si mund të influencohen zgjedhjet përmes sulmeve kibernetike?

23 Shtator 2021, 08:08 Nga DOSJA
Si mund të influencohen zgjedhjet përmes sulmeve kibernetike?

GJERMANI- Në nivelin 1, procesi është më i dukshëm, hakerimi. Atakuesit mund të hakerojnë direkt kompjuterat që përdoren për eventet e fushatës elektorale ose edhe zgjedhjet drejtpërdrejt. Në janar 2021, kur zhvillohej kongresi i partisë konservatore kristiandemokrate të Angela Merkelit pati për herë të parë një eksperiencë të tillë. Takimi zhvillohej online për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Hakerat sulmuan faqen përkatëse duke u përpjekur përmes trafikut në internet derisa ajo pësoi kolaps. Por vetëm pas një ore, partia arriti ta menaxhojë këtë ndërhyrje duke i bllokuar ata që kishin depërtuar në faqen e internetit. Kësisoj faqja u riaktivizua dhe vazhdoi funksionimi normal online.

Por kjo nuk është e gjitha. Sepse edhe masat më të mira për sigurinë kibernetike pak ndihmojnë për të shmangur nivelin e dytë të hakerimit të zgjedhjeve.

Problemi tek lehtësia e përhapjes së lajmeve të rreme

Niveli 2 konsiston në disinformim, dëmtim të informacionit, përhapje të qëllimshme të informacioneve të rreme për të irrituar opinionin publik ndaj kandidatëve dhe partive të caktuara. Në prill 2021, disa orë pasi partia ekologjiste Të Gjelbërit shpalli, se kë do të nxirrte në garën për postin e kancelarit, filluan të qarkullojnë fotografi online. Ato tregonin kandidaten Annalena Baerbock duke përqafuar kolegët në kulmin e pandemisë – pa maskë.

Por fotografitë ishin të rreme. Ato ishin fotografi të marra vite përpara se të fillonte pandemia. Më pas online u shfaqën deklarata të Baerbock duke sugjeruar që të ndalohet mbajtja e kafshëve për fëmijët në shtëpi. Por në fakt partia e konfirmoi zyrtarisht, që nuk do të ndalojë kafshët shtëpiake për fëmijë dhe se në rrjetet sociale po qarkullojnë njoftime të rreme. Këto shembuj ilustrojnë se sa e thjeshtë është sot të përhapësh për këdo disinformacione. Për këtë e gjitha që nevojitet është të njohësh bazat e përdorimit të photoshop-it dhe të llogarive në rrjetet sociale. Por megjithëse mund të hidhen poshtë të tilla “cheap fakes” me një kërkim në Google, ato megjithatë shkaktojnë dëm.

Kurse niveli 3 i hakerimit të zgjedhjeve është i sofistikuar. Fjala është për të ashtuquajturin sistemi “hybrid cyber operations”: Sulmet e hakerimit shoqërohen njëkohësisht edhe me fushata e disinformimit. Rëndom operacione të tilla zhvillohen në mënyrë simultane.

Kërcënimi i fushatave të ngjashme mbetet real, sipas kreut të shërbimit të brendshëm të inteligjencës në Gjermani, Thomas Haldenwang: “Ne vërejmë interesin e shteteve të caktuara, që duan të influencojnë zgjedhjet për Bundestagun.” Vëzhgues nga vendi fqinj i Gjermanisë, Holanda, – ku zgjedhjet u zhvilluan në fillim të këtij viti, thonë, se autoritetet gjermane kanë arsye për t’u shqetësuar.

Sulmet kibernetike vijnë në qindra forma dhe mënyra të ndryshme. Edhe nëqoftëse disinformacioni demaskohet, gjurmët e dyshimit mbeten. Me kalimin e kohës, këto dyshime bëhen brejtëse duke e gërryer ngadalë besimin në demokraci.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulmet kibernetike thomas haldenwang zgjedhjet sulmet kibernetike thomas haldenwang zgjedhjet

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni