LIVE UPDATES
Bota

Si mund të garantohet lirimi i Thaçit e të tjerëve? Çfarë thotë ligji dhe rregullorja e Speciales

3 Maj 2021, 20:09 Nga DOSJA
Si mund të garantohet lirimi i Thaçit e të tjerëve?

HAGË- Një shtet i tretë apo ndonjë institucion ndërkombëtar mund të ofrojë garanci që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe të akuzuarit tjerë në Hagë të kthehen në shtëpi për t’u mbrojtur në liri. Nëse kjo ndodh, Specialja e ka obligim që për tri ditë të marrë vendim për ta liruar apo jo të akuzuarin.

Gjykata Speciale ka refuzuar sërish që t’i lirojë nga paraburgimi në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësit tjerë politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Po kështu gjykata ka vendosur edhe ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa dhe ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Vendimi i fundit i keq për ish-krerët e UÇK-së, megjithatë ua lë hapur Thaçit dhe të tjerëve një rrugë për të kërkuar lirimin me kusht. Sipas gjykatësit të Apelit në Speciale, Kai Ambos, nëse të akuzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm dhe të mbrohen në liri.

“Një shtet i tretë që mund të marrë (pranojë) dhe, nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar ose të akuzuar. Shteti mund të paraqes një ofertë të rëndësishme, ndoshta vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht. Ndërsa kjo ofertë ishte tepër e paqartë, siç thuhet me të drejtë në vendim dhe, në çdo rast, do të kërkohej një zotim i shprehur nga shteti i tretë, një ofertë e tillë mund të ishte më e saktë dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, në vijim, logjika i Panelit për këtë vendim mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për secilin rast dhe oferta e Shtetit të Tretë nuk garanton kurrsesi se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhet në vendim.

Çfarë parasheh Ligji për Gjykatën Speciale për lirimin me kusht të të akuzuarve?

Ligji, i cili në vitin 2015 u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash, u lë mundësi të akuzuarve që përmes marrjes së një garancie nga institucionet ndërkombëtare ose një shteti të tretë, të mbrohen në liri dhe kësisoj të lirohen mbi bazën e disa kushteve që do të përcaktoheshin paraprakisht. Njëra nga pikat e nenit 41 të këtij ligji, përmend dorëzaninë dhe mundësinë e lirimit të të akuzuarit me kusht në Kosovë.

“Përveç paraburgimit, Dhomat e specializuara mund t’i urdhërojnë edhe masat në vijim për ta siguruar praninë e të akuzuarit (përfshirë përmes video telekonferencës) gjatë procedurës, për ta parandaluar përsëritjen e kryerjes së veprës apo për të siguruar zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale: a. fletëthirrjet, b. urdhër-arresti, c. dorëzani me lirim në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës, d. paraburgim shtëpiak në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës, e. premtim që të mos largohet nga vendbanimi aktual në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës, f. ndalimi nga afrimi i vendeve apo personave të caktuar, g. paraqitja në stacionin e policisë apo në ndonjë vend tjetër në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës dhe h. devijimin”, thuhet në pikën e 12 të këtij neni.

Një nen tjetër përkufizon se si shtetet e treta dhe institucionet ndërkombëtare mund të bëjnë kërkesa në Speciale. Përveç për të akuzuarit, kërkesa të ngjashme mund të bëhen edhe për çështje tjera.

“Shtetet e Treta dhe Institucionet Ndërkombëtare mund të bëjnë kërkesa për masat e nevojshme që duhet të ndërmerren në lidhje me mbrojtjen e nëpunësve ose agjentëve të tyre dhe për mbrojtjen e informatave të tyre konfidenciale apo të ndjeshme. Procedura për këto kërkesa përcaktohet në Rregullat e Procedurës dhe Provave”, përcakton neni 58 i këtij ligji.

Neni vijues, parasheh që “Dhomat e specializuara mund të kërkojnë asistencën e shtetit pranues nëse është e nevojshme për të ruajtur ligjin dhe rendin brenda ndërtesave të Dhomave të Specializuara ose në afërsi të tyre”.

Çfarë parasheh Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të të akuzuarve?

Në shumë pjesë të Rregullores së Procedurave dhe Provave mbi bazë të së cilës funksionon Gjykata Speciale, përmendet rishikimi dhe rivlerësimi i mbajtjes së të akuzuarve në paraburgim. Rregulli 57 i kësaj rregulloreje parashikon rastet kur trupi gjykues mund të urdhërojë lirimin e një të akuzuari në cilëndo fazë të procesit gjyqësor.

“Në qoftë se ekzistojnë arsye të mjaftueshme të cilat përligjin lirimin e personit të paraburgosur, në varësi të nenit 41(6) të Ligjit, me kërkesë të personit të paraburgosur ose proprio motu, dhe pasi t’i ketë dëgjuar parashtrimet e palëve, trupi gjykues mund të urdhërojë lirimin e personit në cilëndo fazë të procesit gjyqësor”, thuhet në pikën 3 të këtij rregulli.

Sipas një pike tjetër aty, Gjykata Speciale vetëm kërkon të sigurohet se i akuzuari do të jetë i pranishëm gjatë procesit gjyqësor. Për këtë, gjykata i mirëpret kërkesat e një shteti të tretë, nëse ka, dhe merr vendim më së shumti tri ditë pas pranimit të saj..

“Në bazë të një kërkese sipas paragrafëve (2) ose (3), trupi gjykues mund të përcaktojë kushte të lirimit që i gjykon të përshtatshme për të garantuar praninë e të akuzuarit gjatë procesit gjyqësor, në përputhje me nenin 41(12) të Ligjit. Trupi gjykues dëgjon parashtrimet e një shteti të tretë në qoftë se personi i paraburgosur kërkon të lirohet në territorin e atij shteti. Personi i paraburgosur nuk lirohet në territorin e shtetit të tretë pa pëlqimin e atij shteti. Vendimi merret sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe jo më vonë se tri (3) ditë pas parashtrimit të fundit”, thuhet në pikën 4 të të njëjtit rregull.

Në nëntor të vitit të kaluar, katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi u arrestuan me urdhërarrest të Speciales. Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e kësaj gjykate. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Ndër tjerash, Prokuroria e Specializuar i akuzon ata edhe se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

GAZETA EKSPRESS

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora akup krasniqi hashim thaci kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi salih mustafa akup krasniqi hashim thaci kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi salih mustafa

Sondazh

Poll
Bota 3 Maj 2021, 16:42

SHBA–CEO i Tesla, miliarderi Elon Musk, ka ngritur një hipotezë ku thotë se realiteti ku jetojmë është një ‘simulim kompjuterik’Sipas mediave, debati ka nisur p...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale