Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Bashëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Linda ka dërguar një mesazh mbështetje bashkëshortes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Olenas. Në një videomesazh, Linda Rama i shpreh asaj mbështetjen, për këtë moment të vështirë në të cilën është duke kaluar populli i Ukrainës, i cili po përballet me Rusinë. Në fjalën e saj, Linda thotë se familja Rama dhe gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë e Ukrainës.
“Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë forcën e madhe që ju duhet. Uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t’i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë,”- thotë ajo ndër të tjera.
Mesazhi i plotë i bashkëshortes së Edi Ramës, për bashkëshorten e presidentit të Ukrainës:
Shumë e dashur Olena,
Unë, familja ime dhe i gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë e vendit dhe popullin tuaj. Shqiptarët mund ta kuptojnë mirë atë çka po ndodh aty. Ne e dimë se çfarë mbjell lufta, kemi hapur dyert për gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës, që iknin nga shtëpitë si ukrainasit e sotëm. Ne e dimë edhe se çfarë prodhon diktatura, pasi jetuam diktaturën më të egër në Europë. Ne, sikundër ju, jemi komb qe e kemi refuzuar çdo përpjekje të huaj për të na tjetërsuar identitetin tonë.
Ne sot e dimë që demokracia është përkatësi e popujve të lirë, ndërsa ju, ukrainasit, po ia rikujtoni botës së lirë se kjo përkatësi ka nje çmim, që mund të jetë i larte sa vetë jeta. Populli juaj i ka dhënë shumë botës, në histori, kulturë dhe ekonomi. Por sot, populli juaj po i jep botës së lire një mesazh zgjimi për kujtesën e saj të kërcënuar nga amnezia historike, një mesazh kuptimi për vlerat universale të rrezikuara nga interesat gjeopolitike, një mesazh shpëtimi për të ardhmen e saj të marrë peng prej frikës, njê shembull rezistence për të mos rënë në kurthet e së kaluarës, një thirrje për të jetuar me pulsin e kohës, me sfidat dhe endrrat e së ardhmes në botën që na bashkon.
Ju. heroikisht, po i jepni botës së lirë mundësinë të jetë e bashkuar dhe e vendosur, jo për ju, po për vetveten. Shumë e dashur mike e panjohur. Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë e t’ju japë forcën e madhe që ju duhet dhe uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t’i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë. Me një admirim të madh për qëndresën tende pranë burrit tënd, së bashku me fëmijët e tu, të siguroj se jemi me ju, deri në fund!
Me ju, deri ne fund! pic.twitter.com/sL25a7NEta
— Linda Rama (@lindaramaal) March 12, 2022
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Kjo Javë” ka recur edhe situatën, atë që po ndodh në Ukrainë. Rama tha se është dramatike impakti që ka pasur në ...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PD, se e domosdoshme mbetet ba...
TIRANË- Në intervistën për emisionin ‘Kjo javë’, kryeministri Edi Rama komentoi edhe rezultatin në zgjedhjet e 6 marsit, për të cilin tha se ishte një rezu...
TIRANË- Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje kritikëve të cilët i kërkojnë ndalimin e t...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes së grupit ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se eksporti i naftës ka pësuar një rënie drastike. Në një intervistë për gazetaren Nisia Tufën në “Kjo Javë”, Rama...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqen...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që të bëjë hapa pas. Por Duma shton se Basha të jet...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kërkuar Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që të japë dorëheqjen. Ndërsa jasht...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, tha për gazetarët se është në dispozicion të zgjidh...