EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Politike
VD-A do dorëhiqet nga PD? Basha flet para mediave: Deputetët s’duan kokë turku
12 Mars 2022, 16:32Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, tha për gazetarët se është në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme. Sipas Bashës, ai edhe njëherë përsëriti faktin që është gati të bëjë gjithçka në të mirë të PD-së, duke shtuar se deputetët e tjerë nuk kishin dëshirë që ta bënin “kokë turku”.
DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES ME GRUPIN PARLAMENTAR
Lulzim Basha: Ajo që dua t’iu them sot, është që grupi parlamentar ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Dhe kam konstatuar se na përbashkon ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe dje, edhe pardje. Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Dhe padiskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara.
Pyetje: Pse nuk e dhatë dorëheqjen zoti Basha. Jua kërkoi thuajse i gjithë grupi parlamentar në mbledhjen e sotme.
Lulzim Basha: Edhe një herë, sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Ajo që dua t’iu them sot dhe ajo që iu kam thënë dje, pardje, në ditët e mëparshme, që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Demokratët gjithmonë janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë. Ju faleminderit!
TIRANË- Në një intervistë për ‘News24’ me gazetaren Nisida Tufa, Rama u shpreh i vendosur se taksa e naftës nuk lëviz edhe sikur në shesh të dalin 45 mijë ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti doli i pari nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Alizoti tha se kryedemokr...
TIRANË– Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se tre janë konkluzionet pas mbledhjes e grupit parlamentar të ...
TIRANË– Mbledhja e PD, në përfundim grupi parlamentar mendon se duhet të bëjnë hapa pas edhe Berisha dhe Basha. Kryedemokrati Lulzim Basha është shpr...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD i ka kërkuar kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, të...
TIRANË– Pas kërkesave të vazhdueshme të deputetëve të tij për të dhënë dorëheqjen, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë zgjidhjen e tij për problemin....
TIRANË- Në një intevistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, kryeministri Edi Rama, u shpreh ndjehet me turp nga protesta e zhvilluar në Ti...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka kërkuar të shkohet drejt një Kuvendi përbashkues mes demokratëve dhe mbështetësve të ish-kryem...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka kërkuar sërish largimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Në fjalën e saj në mbledhjen e grupi...
TIRANË- Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj ka braktisur mbledhjen e Partisë Demokratike, pasi pas se nuk kishte reflektim nga ana e Lulzim Bashës për të ...