Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shteti i fali 40 mln euro naftë? Taçi: Bode siguroi përfitime personale
18 Nëntor 2021, 09:20Nga DOSJA
TIRANË- Në fakt, në atë kohë, investigimet e mediave nxorrën në pah të dhëna që sugjeronin se në bilance ishin fshehur sasi nafte gjendje. Thuhej se kompania u shit së bashku me 40 milionë euro naftë gjendje të cilat nuk u llogaritën fare. Sot, Taçi pretendon të kundërtën. Madje, thotë se shteti ia ka hedhur duke i faturuar detyrime shtesë.
“Menjëherë sa e morëm në admisnitrim paguam 44 mln dolallrë detyrime të ARMO. Këto nuk ishin në kontratën e privatizimit, që të sillnin detyrime që duheshin paguar nga privatizuesi”. Taçi, ishte bërë pronar me 85 % të aksioneve i një prej aseteve më të rëndësishme publike. 15 %, sot e kësaj dite zotërohen nga shteti. Në rafineri, pas kalimit të aseteve nuk u panë kurrë amerikanë, ashtu siç ishin prezantuar gjatë tenderit.
“Arritëm të zotëronim thuajse gjithë tregun e naftës duke paguar rrogat taksat e rezultate shumë të mira. Ndoshta ishte kjo ndikimi që pas 3 muaj aktivitet, Ministria e Financave, ndoshta në ndikimin e Bodes, rrethon rafineritë me zinxhirë.
Për disa vite, industria u përpëlit mes problematikave që dolën si rrufe në qiell të hapur. Aty, nisën problemet me pagat. Amerikanët e ARMO, dolën të ishin disa shqiptarë, të cilët për hir të interesave të ndryshme në nivelet e larta të qeverisë e degraduan industrinë. “Përsëri në mënyrë abuzuese, Ministria Financave gjatë 5 vjecarit të menaxhimit tonë vinte gjoba, aplikonte taksa dhe gjoba për produkte të paprodhuara se sipas tyre firot nuk mund të ishin më shumë se 2 %”.
“Kam kërkuar një takim me Kryeministrin e vendit, nuk është realizuar, arsyet nuk mund ti di, kam dërguar dhe letra në qeveri sa i përket sistemit taksimit që aplikohej dhe gjithë prolematikat që Misnitria Financave krijonte”-u shpreh Rezart Taçi, Biznesmen.
FIER– Tensione në Gjykatën e Fierit! Familjarët e Mateo Vasiut janë futur me dhunë në ambientet e Gjykatës së Fierit duke kërcënuar. Ata janë konfliktuar ...
TIRANË- Me administrimin privat, ARMO shumë shpejt u fut në një spirale të pafund borxhesh ndaj shtetit, kompanive furnitore dhe punëmarrësve. Referuar një...
Në gjithë këtë skemë, Rezart Taçi kishte përfshirë njerëzit më të besuar në Tiranë, kunatin Artur Balla dhe truprojën Bledar Lilo. Ai rezulton aksioner n...
“Për marrëdhenien time me zotin Berisha është folur shumë, ishte shtetar, është shtetar pasiv, formal i cili delegon punët e qeverisë në misnitritë e linjës dhe...
Taçi fillon të angazhohet si një lojtar burse online. Fillimisht duke realizuar transaksione të vogla, e më pas, duke tërhequr një grup investitorësh për...
Top Story ka udhëtuar drejt Milanos në Itali për të intervistuar për herë të parë pas 13 vitesh heshtje, biznesmenin që dikur pushtoi tregun e naftës, për tu la...