LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e BRICS-it dhe qendrimi i tyre ndaj Rusisë

3 Prill 2022, 07:53 Nga DOSJA
Shtetet e BRICS-it dhe qendrimi i tyre ndaj Rusisë

Prej kohësh ka rënë disi në heshtje grupi i ashtuquajtur BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Por pas sulmit rus ndaj Ukrainës klubi i vendeve në ekspansion duhet të përcaktojë qendrimin ndaj Rusisë.

Rreth tre miliardë njerëz jetojnë në shtetet e të ashtuquajturit grupi BRICS. Një hapësirë ekonomike gjigande dhe njëkohësisht një fuqi e madhe politike. Në këtë aleancë të ekonomive në ekspansion bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës katër vendet e tjera të këtij grupi në valën e një rendi të ri global të varësive ekonomike dhe politike fitojnë një rëndësi të veçantë. Këto vende janë furnizues me lëndë të para dhe partner tregtie ndaj mund të kenë një influencë vendimtare me qendrimin e tyre ndaj konfliktit.

Të mundshme kreditë përmes BRICS për Rusinë

P.sh. kjo aleancë ka mundësinë ta mbështesë Rusinë me kredi. “Tani pozicioni i vendeve të BRICS është i rezervuar dhe ende nuk ka një koordinim efikas, për të reaguar ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe partnerëve të ngushtë në Europë”, thotë për DW Roberto Goulart nga Universiteti Brazilia. Shtetetet janë të rezervuara për shkak të sanksioneve, që t’i sigurojnë kredi Rusisë përmes bankës së zhvillimit BRICS.  NDB (New Development Bank) mbledh para në tregun ndërkombëtar me tarifa të ulëta, thotë Goulart. Vendet e BRICS druhen “që në këtë skenar të pasigurisë së madhe të dalin me pozicion politik.”

Ngjashëm shprehet edhe Ignacio Bartesaghi, drejtor i Institutit për Tregtinë Ndërkombëtare i Universitetit Katolik në Uruguay, i cili vlerëson se katër shtetet e tjera të BRICS janë ende duke e peshuar qendrimin e tyre: “Ato ende nuk kanë përcaktuar një strategji të qartë. E sigurtë është, që ne kemi përpara aleanca e kolaicione dhe partneritete të reja strategjike”, thotë Bartesaghi në bisedë për DW.

Brazili do të rrisë prodhimin e naftës. Larry Fink, drejtuesi i Blackrock administratori më i madh në botë i pasurive, beson, se shkëputja afatgjatë e Rusisë nga ekonomia botërore mund shkaktojë luhatje të mëdha në raportet ekonomike midis vendeve. Shtetet duhet të rishqyrtojnë, se çfarë varësishë ekzistojnë dhe si mund të minizohen ato. Kjo mund të çojë në tërheqjen më të shpejtë të disa vendeve, shkruan ai në një letër drejtuar aksionerëve, të cilën e citon gazeta FAZ.

Zonat e prodhimit në Meksikë, Brazil, SHBA apo në Azinë Juglindore mund të përfitojnë nga kjo. Brazilia ndërkohë ka dalë në ofensivë. Ministri i Minierave dhe Energjetikës, Bento Albuquerque, deklaroi, se deri në fund të këtij viti do të rrisë prodhimin e naftës deri në dhjetë përqind. Ky do të jetë, sipas tij, kontributi i Brazilit për “stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare të energjisë”.

Afrika e Jugut do të sigurojë furnizimet me gaz

Edhe Afrika e Jugut ndodhet para një vendimi kyç. Në sfondin e rritjes së çmimit të gazit dhe nevojës në rritje që po krijohet për projekte të reja ekonomike, Afrika e Jugut do të sigurojë furnizimin e vet me gaz dhe sipas rrjetit investigativ Amabhungane, ndodhet para vendimit se me kë do të konrtaktojë biznesin miliardësh në planifikim e sipër për gazin e lëngshëm. Në garë janë shoqëria shtetërore e naftës në Azerbajxhan SOCAR, dhe Gazprombank, që i përket furnizuesit shtetëror rus të gazit Gazprom. Të dyja ofertat janë duke u peshuar.

Ndërkohë që Shell ka konfirmuar, se koncerni nuk do të hyjë në garë për tenderin. Afrika e Jugut duhet të vendosë pra, nëse pavarësisht gjendjes gjeopolitike botërore do të bëjë biznes me Gazprom apo jo dhe si do të pozicionohet ndaj Ukrainës.

India dhe Kina: Influencë politike

Por shumë më e madhe është influenca e Kinës dhe Indisë krahasuar me Brazilin dhe Afrikën e Jugut. Para pak ditësh ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me ambasdorët e vendeve të BRICS. Mesazhi i takimit në drejtim të Europës dhe SHBA-së ishte sipas interpretimit rus: Moska nuk është vetëm. Të katër këto shtete kanë interesat e veta: India si dhe Brazili e Afrika e Jugut kanë dështuar me përpjekjen për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB. Sikurse shkruan Washington Post, sepse ky vend ka filluar të blejë naftë nga Rusia pavarësisht sanksioneve perëndimore, ndërsa bankat indiane ndërkohë janë duke shqyrtuar një akord Rupie-Rubël. Ky mund të jetë një sinjal, që India është e gatshme ta mbështesë Rusinë. India në një rast të tillë do të dilte kundër aleancës perëndimore.

Por faktori më i rëndësishëm i pushtetit në hapësirën BRICS padyshim mbetet fuqia botërore Kina, e cila me forcën e saj ekonomike dhe influencën politike prej kohësh ka fituar statusin e një “ekonomie popullose në ekspansion”. Kjo madje kështu ka qenë qysh më 2006 kur u krijua kjo aleancë. Në Brazil, Afrikë të Jugut dhe në Indi qeveritë ndjekin me shumë vëmendje se si pozicionohet tani Kina.

Së fundi nga Pekini u tha, se miqësia me Rusinë nuk njeh kufij, por njëkohësisht duhet respektuar edhe sovraniteti i Ukrainës. Shtetet BRICS mund të kërkojnë një çmim nga Perëndimi për pozicionimin hapur të tyre. E kushti mund të ishte krahas një statusi në OKB edhe më shumë peshë në FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) ose në Bankën Botërore. Kina mund të insistojë që të pranohet si ndërmjetësuese në konflikt.  Një hap i tillë do të konfirmonte bashkërendimin e Pekinit në politikën botërore.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota grupi brics jair bolsonaro vladimir putin grupi brics jair bolsonaro vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 3 Prill 2022, 07:12

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet