LIVE UPDATES
Bota

Shtetet amerikane që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve 2020

24 Tetor 2020, 06:06 Nga DOSJA
Shtetet amerikane që mund të përcaktojnë rezultatin e

SHBA– Ndërsa kanë mbetur vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, presidenti republikan Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden po bëjnë fushatë intensivisht në shtetet “fushëbetejë” ose “të lëkundura”, ku po bëhet lufta më e ashpër politike.

Këto shtete janë të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale amerikane, ku fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore, por secili shtet ka një numër të caktuar votash elektorale, të cilat i jepen njërit prej kandidatëve ose tjetrit në varësi të rezultatit të votës popullore në atë shtet.

Në të gjitha shtetet, me përjashtim të Meinit dhe Nebraskës, kandidati që merr votat më të shumta popoullore në një shtet fiton të gjitha votat elektorale të atij shteti.

Ky sistem zgjedhor sipas të cilit “fituesi merr gjithçka” i nxit kandidatët të bëjnë fushatë më intensive në shtetet konkurruese ku fitorja mund të nënkuptojë shanse më të shumta drejt Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e kontestuara ngushtë që mund të “priren” drejt secilës parti, të tilla si Pensilvania, marrin më shumë vëmendje nga kandidatët sesa shtetet e tjera, të tilla si Kalifornia, ku njëra parti është pothuajse e sigurt që do të marrë shumicën e votave.

Shtetet e lëkundura në zgjedhjet e vitit 2020

Mbi 10 shtete konsiderohen vazhdimisht të lëkundura sepse kanë pasur vazhdimisht garë të ngushtë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Gjashtë prej tyre shihen si më të rëndësishmet në vitin 2020, sepse popullsia e tyre e madhe u jep më shumë vota elektorale. Ato janë Arizona, Florida, Miçigani, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin.

Presidenti Trump fitoi në këto gjashtë shtete në 2016 me një diferencë fare të ngushtë, në disa raste më pak se një përqind, por sondazhet aktualisht tregojnë një epërsi të vogël për zotin Biden në të gjashta këto shtete.

Diferenca më e vogël në shtetet e lëkundura sesa në shkallë kombëtare

Fitorja e zotit Trump në vitin 2016 në ato gjashtë shtete ndoqi një model të ngjashëm me atë në pjesën tjetër të vendit – Avantazhet e Partisë Demokrate në qendrat urbane u kompensuan nga votuesit pro- republikanët në qarqet rurale dhe ato periferike dhe nga të bardhë pa arsim universitar.

Pavarësisht nga prirjet që tregojnë se zoti Biden mund të jetë në gjendje të tërheqë një pjesë të këtyre grupeve demografike në vitin 2020, fushata e tij ka paralajmëruar mbështetësit të mos bien në vetëkënaqësi.

“Realiteti është se kjo garë është shumë më e ngushtë sesa ç’sugjerojnë disa ekspertë në Twitter dhe në ekranet e televizioneve”, shkruante menaxherja e fushatës së ish-nënpresidentit Biden, Jen O’Malley Dillon në një email për mbështetësit të shtunën. “Në shtetet kryesore të betejës politike ku do të vendoset fati i këtyre zgjedhjeve, ne mbetemi shumë afër me Donald Trump-in”.

Analistët thonë se ndërsa zoti Biden ka gëzuar një epërsi të qëndrueshme në sondazhe për muaj me radhë, frika kryesore e fushatës së tij tani është se ai mund të fitojë votën popullore, por të humbasë votën e kolegjit elektoral – siç ndodhi me kandidaten demokrate Hillary Clinton në 2016.

Ja ç’po ndodh në shtetet që të dy fushatat i shohin si kritike për të fituar presidencën e vitit 2020.

Uiskonsi

Uiskonsi, ku ka shumë komunitete të bardha rurale dhe punëtorëve që përbëjnë pjesën më të madhe të mbështetësve të zotit Trump, ishte “shteti i kthesës” që matematikisht e nxori zotin Trumpin në krye në 2016.

Uiskonsi renditet ndër shtetet më të goditura nga pandemia. Ai u bë gjithashtu fokusi i një debati kombëtar mbi drejtësinë racore pasi policia hapi zjarr në gusht ndaj afrikano-amerikanit Jacob Blake në Kenosha, Uiskonsi, gjë që ndodhi mes muajsh protestash dhe trazirash kombëtare.

Zoti Trump dhe zoti Biden e vizituan Kenoshën me mesazhe të ndryshme. Zoti Biden u përqendrua tek lufta ndaj racizmit sistematik, ndërsa presidenti theksoi mesazhin e tij për rendin dhe ligjin.

Miçigani

Miçigani, një shtet prodhues, është goditur rëndë nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, me më shumë punë dhe biznese të humbura sesa në pjesën më të madhe të vendit. Presidenti ka inkurajuar mbështetësit e tij të fajësojnë guvernatoren demokrate të shtetit, Gretchen Whitmer, për mbylljen ekonomike.

Fushata e zotit Trump po përpiqet të bëjë për vete banorët e këtij shteti, që e shohin axhendën demokrate për mjedisin si të dëmshme për punëtorët që varen nga një bazë e fortë prodhuese. Demokrati Biden po thekson mesazhin se zoti Trump nuk ka “në plan të vërë nën kontroll virusin, as strategji për nxjerrjen e ekonomisë sonë nga ky recesion”.

Zoti Biden ka premtuar të investojë në vendet e punës dhe infrastrukturën kritike për shtetin.

Pensilvania

Lindur në Skranton të Pensilvanisë, zoti Biden e ka vënë theksin tek rrënjët e familjes së tij të klasës punëtore për të fituar votuesit e bardhë pa arsim univeristar që i fitoi zoti Trump në vitin 2016, hera e parë që një kandidat republikan fitonte në këtë shtet që nga viti 1988.

Pensilvania në vitin 2020 shihet si më e rëndësishme për Presidentin Trump. Mund të jetë shteti që do t’i japë Joe Bidenit aq vota elektorale sa të sigurojë numrin e nevojshëm prej 270, tha Robert Griffin, drejtor kërkimesh për Grupin e Studimit të Votuesve të Fondit të Demokracisë. “Por mund të mos jetë aq e rëndësishme nëse Pensilvania shkon në një drejtim tjetër, duke pasur parasysh se Joe Biden gjithashtu duket të jetë përpara në shtete si Florida dhe Arizona,” tha ai.

Florida

Biden aktualisht ka një avantazh të lehtë në Florida – një prej shteteve me numrin më të madh të të moshuarve në vend -me një mesazh që administrimi i keq i koronavirusit ka marrë jetën e shumë të moshuarve, një grup më i prekshëm nga pandemia

Presidenti Trump ka drejtuar vëmendjen shpesh tek Florida gjatë gjithë fushatës së tij, duke vizituar shpesh vendpushimin e tij Mar-aLago dhe duke rritur regjistrimin e votuesve në shtet si pjesë e një strategjie për t’i bindur amerikanët e bardhë të klasës punëtore që nuk kishin votuar më parë.

“Nëse Joe Biden fiton Floridën, do të jetë shumë e vështirë për Donald Trump-in të mbledhë 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshme për të fituar,” tha anketuesi republikan Whit Ayres i “North Star Opinion Research”. Nëse zoti Trump fiton Floridën, tha Ayres, Biden ka ende mënyra të tjera, megjithëse jo aq të sigurta, për të fituar 270 vota elektorale.

Karolina e Veriut

Me përjashtim të fitores së Barak Obamës në 2008, kandidatët republikanë kanë fituar nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale në Karolinën e Veriut. Analistët e shohin këtë si një shenjë të një ndryshimi më të gjerë në demografinë e pjesës jugore të vendit, ku një popullsi gjithnjë e më e larmishme mund të ishte në avantazh të demokratëve.

“Është e vështirë të imagjinohet një rrugë për në Shtëpinë e Bardhë për Donald Trumpin në veçanti, pa siguruar Karolinën e Veriut,” thotë Chris Cooper, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Karolinës Perëndimore.

“Jugu ka qenë një bastion i Partisë Republikane për më shumë se një dekadë dhe, nëse zoti Trump humbet Karolinën e Veriut, shanset janë më të mëdha që ai të humbë edhe Floridën”, shtoi Cooper.

Arizona

Arizona ka votuar për republikanët në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952, me përjashtim të fitores së Bill Clintonit në 1996.

Shteti aktualisht është i prirur drejt Bidenit, një prirje e nxitur nga rritja e elektoratit demokrat mes votuesve periferikë dhe elektoratit gjithnjë e më të larmishëm të shtetit, veçanërisht numri që po rritet me shpejtësi i votuesve Hispanikë. Ata përbënin afërsisht një ndër pesë votues të Arizonës në 2016, dhe Clinton i fitoi ata me lehtësi në 2016.

Të moshuarit do të luajnë një rol të madh në rezultatin e zgjedhjeve këtë vit. Në këtë shtet ka shumë komunitete pensionistësh dhe votuesit e tij janë mesatarisht më të moshuar se pjesa tjetër e vendit./VOA/

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet në shba donald trump joe biden zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet