LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi/ Si do të llogaritet sipërfaqja e shtëpive për të prekurit nga tërmeti, sa metra katrorë do të marrin familj

15 Janar 2020, 06:35 Nga DOSJA
Rindërtimi/ Si do të llogaritet sipërfaqja e shtëpive

Shqipëri-Të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë regjistruar për të përfituar nga programi i rindërtimit duke ndjekur procedurat do të kompensohen sipas përcaktimeve ligjore. Një vendim i qeverisë që mban datën 24 dhjetor 2019 “Për përcaktimin e rregullave të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe  përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit” jep edhe detajet.

Kështu vendimi sqaron se aplikimi  për  të  përfituar  nga  programet  e procesit  të  rindërtimit  sipas  parashikimeve  të  këtij vendimi,   bëhet   me   dy   faza.   Në   fazën   e   parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit. Në fazën e dytë    të    aplikimit    përfshihen    vetëm    ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve.

“Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt nëstrukturën/at përgjegjëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore  ku  është  shpallur  gjendja  e  fatkeqësisë natyrore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë  së  vetëqeverisjes  vendore,  në  rast  se  ka  një të  tillë.  Njësitë  e  vetëqeverisjes  vendore  mund  të vendosin që këto kërkesa të paraqiten pranë njësive administrative ku individët kanë vendbanimin” thuhet në vendim.

Vendim detajon si veprohet në rastet kur ka pasaktësi si dhe rolin që luajnë njësitë vendore për të informuar qytetarët.

Sipërfaqja e banesës së re

Vendimi përcakton se familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e  shembjeve  të  ndërtesave  (pallateve),  përfitojnë nga  programi i  zhvillimit  të  zonave  të  reja  ose programi  i  rindërtimit  të  godinave  në  të  njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. “Struktura e njësisë  së  banimit  (apartament),  që  i  kalohet  në pronësi  përfituesve  në  ndërtesat  e  reja,  llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është  pjesë  përbërëse  e  tij.  Strukturë  njësie  në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës  në  numër  dhomash,  kuzhinë,  korridor, banjë e ambiente ndihmëse”.

Vendimi përcakton se familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale  si  pasojë  e  shembjes,  përfitojnë  nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i  garantëve  të  rindërtimit  ose  programi  i  fondit  të banesave. “a)  Sipërfaqja  e  banesës  që  i  kalohet  në  pronësi përfituesve,  në  ndërtesat  e  realizuara  në kuadër  të programit  të  zhvillimit  të  zonave  të  reja  ose  në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është  pjesë  përbërëse  e  tij.  Përfituesit  ruajnë  të drejtën    e    pronësisë    për    truallin    e    shtëpisë individuale,   përveç   rastit   kur   për   nevoja   të zhvillimit të programeve të rindërtimit prona truall shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve   të   aktit   normativ   nr.   9,   datë 16.12.2019,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Një tjetër rast është ai kur  zona  e  re  për  zhvillim  do  të  realizohet me shtëpi banimi individuale, familjet përfitojnë në pronësi  shtëpi  individuale  banimi  me   sipërfaqe ndërtimi   që   llogariten   sipas   tabelës   B,   që   i bashkëlidhet    këtij    vendimi    dhe    është    pjesë përbërëse  e  tij.  “Në  këto  raste,  përfituesit  ruajnë  të drejtën  e  pronësisë  për  sipërfaqen  e  truallit  që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individuale të   shembur   me   truallin   e   shtëpisë   individuale banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për    nevoja    të    zhvillimit    të    programeve    të rindërtimit,  kjo  sipërfaqe  trualli  shpronësohet  ose kompensohet  sipas  parashikimeve  të  aktit  normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Në kontratën   përkatëse   të   kalimit   të   pronësisë   për shtëpinë    individuale    të    re    sipas    kësaj    pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e  pronësisë  në  favor  të  shtetit  prej  sipërfaqes  së truallit   të   shtëpisë   individuale   të   shembur,   e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”thuhet në vendim.

Tabela B e vendimit përcakton se për shtëpitë individuale  një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2.

Marrë nga Monitor

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rindërtimi i banesave nga tërmeti tragjedia e 26 nentorit 2019 rindërtimi i banesave nga tërmeti tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet