Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Shqiptarët sigurojnë një vend në parlamentin serb, rreth 6 mijë nuk mundën të votonin
4 Prill 2022, 13:50Nga DOSJA
SERBI- Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Serbi ku Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit do fitoi 0.3% të votave ose e përkthyer ndryshe në 1 mandat.
Ndërkohë Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit mori 0.1% duke mos siguruar asnjë vend në Kuvendin e Serbisë. Në këto zgjedhje iu mohua e drejta e votimit rreth 6 mijë shqiptarëve, pasi atyre iu fshinë emrat nga listat e votimit. Partitë shqiptare garonin me dy listë në këto zgjedhje, me gjithsej 20 kandidatë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ngriti një shqetësim që sipas saj ka ndikuar në këto rezultate dhe kishte të bënte me mospjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shkak të mosregjistrimit në tre komuna.
“Sipas raportimeve, 6,000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar, për shkak të fushatës së qëllimshme të spastrimit etnik përmes pasivizimit me mjete administrative”, ka shkruar Osmani.
Synimi i shqiptarëve në këto zgjedhje është që të sigurojnë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë. Kështu kishte deklaruar Shaip Kamberi, ish-deputet në këtë kuvend.
SERBI-Sipas Ligjit për zgjedhjen e deputetëve të popullit në Serbi, mandatet në parlament ndahen sipas sistemit të D’Ont dhe konfirmohen nga Asambleja Kom...
Përshtatur nga Weforum.org“Konflikti dhe uria janë të ndërthurura ngushtë kur njëri përshkallëzohet, tjetri zakonisht pason. Ashtu si në çdo krizë, janë ...
SHBA– Elon Musk tashmë ka 9.2% të aksioneve në kompaninë e mediave sociale Twitter Inc (TWTR), sipas BBC. Musk ka blerë 73,486,938 aksione në kompaninë e ...
RUSI-Kryetari i Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin, sot udhëzoi agjencinë e tij të analizojë raportet për vrasjet e civilëve në periferi të Kievit,...
ZVICËR- Tre gra shqiptare janë janë arrestuar të premten në Embrach (Zvicër). Tre gratë shqiptare të Kosovës dyshohen se janë trafikante droge. Sipas media...
SHBA– Komisionerja e lartë e OKB-së Michelle Bachele, ka deklaruar se të gjitha trupat duhet të zhvarrosen dhe të identifikohen në Bucha për të siguruar ...