LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët pa asnjë kursim mënjanë, 27% mezi shtyjnë muajin, shifra “tronditëse” e studimit për mirëqënien

23 Tetor 2019, 11:36 Nga DOSJA
Shqiptarët pa asnjë kursim mënjanë, 27% mezi shtyjnë

Në datën 23 Tetor 2019, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare organizoi një takim me gazetarët, ku prezantoi dhe bëri publike rezultatet e një vëzhgimi të realizuar me inisiativën e Kredo Finance në lidhje me industrinë e mikrofinancës dhe me edukimin financiar në Shqipëri.

Në këtë takim merrnin pjesë drejtues të institucioneve të mikrofinancës, ekspertë të njohur të fushës së ekonomisë, studiues, përfaqësues të Medias së shkruar dhe asaj elektronike si dhe përfaqësues nga grupet e interesit. Rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania e researchit IDRA, u prezantuan nga Anëtarja e Bordit të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, dhe njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance, znj. Arlinda Muja. Gjithashtu Muja prezantoi dhe disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me studimin e kryer mbi industrinë e Institucioneve Financiare Jo-bankare, të cilat kanë pësuar arritje të rëndësishme gjatë tre viteve të fundit.

Sondazhi

Sondazhi është zhvilluar në Shtator të vitit 2019 dhe në të morën pjesë 500 të intervisuar të moshës mbi 18 vjeç. Sondazhi është i përbërë nga tre kapituj kryesorë: Njerëzit dhe të ardhurat e tyre, Kreditë jobankare dhe Edukimi Financiar. Ndër të dhënat e të anketurave theksohet se 50% e të intervistuarëve janë meshkuj dhe 50% femra. 55% e tyre janë banues në zonat rurale dhe rreth 47% e të anketuarëve janë nga qarqet qendrore të vendit, Durrës-Elbasan dhe Tiranë. Marzhi i gabimit në këtë sondazh është 4.3%.

Rezultatet e sondazhit

Njerëzit dhe të ardhurat

Nga rezultatet e sondazhit bëhet e ditur se 41% e të intervistuarëve kanë si të ardhura kryesore pagat nga institucionet private.

27% e të intervistuarëve pranojnë se mezi mbyllin muajin dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq në rajon.

46% e të intervistuarëve pranojnë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por për hasin vështitrësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake si frigorifer dhe televizor.

64% e të intervistuarëve pranojnë se nuk janë në gjendje të kursejnë para nga rrogat e tyre, ndërsa në zonat rurale kjo shifër shkon në 71%.

Kur pjesëmarrësit në sondazh u pyetën se sa mund të jetojnë me kursimet e tyre nëse do të humbasin vendin e punës, rreth 48% e tyre pranuan se nuk kanë asnjë kursim. Veçanërisht të intervistuarit të cilët jetojnë në zonat rurale, 57% e tyre pranuan se nuk kanë kursime. Vetëm 3% e tyre thanë se mund të përballojnë shpenzimet e jetesës vetëm për një vit, në rast se humbin vendin e punës.

Kreditë Jobankare

Shumica e të intervistuarve (80%, shumica mbi 54 vjeç) pranuan se nuk kanë marrë shërbime financiare gjatë tre viteve të fundit përtë përballuar shpenzimet, ndërkohë 31% të të anketuarve shprehën se ata janë neutral ose shumë pozitiv ndaj industries së mikrofinancave si e tërë.

Vetëm 9% e të intervistuarëve, shumica e të cilëve i përkasin grupmoshës 35-54 vjeç dhe banues në zonat urbane kanë pohuar se kanë marrë kredi jobankare.

Dy arsyet kryesore që njerëzit përdorin kredi jobankare janë: Shpejtësia dhe lehtësia e ofrimit të informacionit dhe kredisë si dhe kuptimit të procedit të kreditimit.

Arsyet kryesore për shpenzimet e parave sipas rezultateve të sondazhit janë për blerjen e telefonave celularë dhe pajisjeve elektroshtëpiake, riparimin e shtëpisë dhe shpenzime urgjente si kujdesi shëndetësor.

Sipas rezultateve të sondazhit, qytetarët nuk preferojnë të marrin hua nga bankat sepse janë shumë të komplikuara dhe sepse banka nuk ofron shuma të vogla në kreditë e tyre.

Edukimi Financiar

49% e të intervistuarëve pranojnë se njohuritë e tyre përsa i përket edukimit financiar janë mesatare ose të pakta, veçanërisht të intervistuarit e grupmoshës 35-54 vjeç dhe ata të grupmosës 18-34 vjeç. 21% e të intervistuarëve pranuan se nuk I kanë kushtuar rëndësi kësaj çështje.

Konkluzionet e Sondazhit

1- Përfshirja Financiare është bërë e mundur falë institucioneve financiare jo-bankare

2- Nevoja për Edukimin Financiar.

Konkluzionet e Sondazhit

Konkluzionet e sondazhit nxjerrin në pah nevojën e veçantë për përfshirjen financiare në Shqipëri, për të siguruar shumën e parave për personat të cilat kanë nevoja urgjente për riparimin e shtëpisë, për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, riparimin e makinave etj. Gjithashtu aksesi I lehtë në kreditim është I rëndësishëm në periudhat kohore, kur nuk ka të ardhura të rregullta,   sepse njerëzit shprehen se nuk janë në gjendje të kursejnë dhe se për ta ështëe vështirë të jetojnë më shumë se një muaj me paratë që kanë.

Pavarësisht nga njohuritë e pakta të industrisë dhe shërbimeve financiare, njerëzit kuptojnë dhe vlerësojnë vlerën e shtuar të shërbimeve të institucioneve jo-bankare siç është shpejtësia e shërbimit ndaj klientit, ndërsa vazhdon inertsia në përdorimin e këtyre shërbimeve.

Zhvillimi dhe rritja e shpejtë e industrisë së shërbimeve FINTECH dhe jo-bankare pasqyron nevojën e madhe të tyre në shoqërinë shqiptare. Këto janë institucionet që ofrojnë gjithëpërfshirje financiare, duke dixhitalizuar, thjeshtuar dhe përshpejtuar shërbimin dhe huazimin për klientët në tregjet lokale, me qëllim rritjen e aksesit, përfshirjes dhe komoditetit financiar. Krijimi i një shërbimi të ri financiar në treg merret me huamarrjen e konsumatorit në mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë të mundshme.

Por sondazhi tregon gjithashtu se ka nevojë për përpjekje të madhe nga të gjitha palët e përfshira për të kontribuar në edukimin financiar të njerëzve. Vetëm njerëzit me edukim financiar mund të planifikojnë dhe menaxhojnë siç duhet buxhetin e familjes së tyre, mund të punojnë në kursime dhe të marrin vendime të duhura për shërbimet më të mira – kur zgjedhin kredi bankare, dhe kur preferojnë shërbime jo-bankare. Prandaj Arlinda Muja, Drejtori i Përgjithshëm i Kredo.al kërkoi nga Banka e Albaina, AMF, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit që të angazhohen në ngritjen e nivelit të edukimit financiar në Shqipëri dhe premtoi që Kredo.al si një drejtues në shërbimet financiare jobanka do të investojë në këtë përpjekje të madhe duke punuar së bashku me komunitetet fillestare dhe universitetet.

Studimi mbi industrinë e institucioneve financiare jo-bankare

Gjatë viteve 2016-2018, numri i institucioneve financiare, jo-bankare ka ndryshuar; në vitin 2016 kishte 28 institucione të tilla, ndërsa në

vitin 2017 u licencuan tre institucione (Fondi Agro & Social, Kredo Finance, Raea Financial Services) dhe në vitin 2018 licencimi i M-Pesa u revokua me kërkesë të tij. Sipas të dhënave zyrtare, asetet e tyre përbëjnë 3.1% të totalit të aseteve të sistemit bankar.

Duke iu referuar portofolit të kredisë bruto të Institucioneve Financiare jo Bankare, pjesa kryesore këtij portofoli përbëhet nga aktivitete kredidhënie, e cila ishte 64.4% në 2016, duke zbritur në 45.8% në 2017 dhe në 44.4% në 2018.

Në lidhje me aktivitetin e mikrokredisë, është më pak e rëndësishmja në vitin 2016, e treta në 2017 dhe e dyta në 2018, duke shënuar rritje vit pas viti përkatësisht nga 3% në 2016, në 23.9% në 2017 dhe 29.4% në 2018.

Ndërsa, gjatë vitit 2018, raporti i kredive me probleme ka rënë me 2.8 pikë përqindje, duke vërejtur një vlerë 9.2% në fund të vitit.

Kur merret në konsideratë pjesa e tregut të huave midis bankave dhe institucioneve financiare jobanka, vërehet se pjesa dërrmuese përbëhet nga kredi bankare (95%) ndërsa kredia jo-bankare është 5% e totalit të kredisë.

Gjatë të tre viteve, 2016-2018, ashtu siç pritet që shumica e nevojave për kredi në treg mbulohen nga kreditë bankare dhe pakica nga kreditë jo-bankare.

Sipas të dhënave të vitit 2016, 96.5% e totalit të kredive (që do të thotë shuma e kredive bankare dhe kredive të institucioneve financiare jobankare ) jepet nga sistemi bankar dhe pjesa tjetër, rreth 3.5% nga Institucionet Financiare Jobankare. Ndërsa në vitin 2017 vihet re një ulje në kreditë bankare dhe një rritje e kredive jo-bankare me 0.4 pikë përqindje. Gjithashtu, në 2018, pesha e kredive bankare zvogëlohet dhe pjesa jo-bankare rritet në përqindje me 1.1 pikë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi shoqata mikrofinanca shqiptare studimi per mireqenien e shqiptareve shoqata mikrofinanca shqiptare studimi per mireqenien e shqiptareve


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës