LIVE UPDATES
Aktualitet

18 Janar 2020, 07:17 Nga DOSJA

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese, ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në Itali.

Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qendrore e Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

RTV Ora News ka siguruar ekskluzivisht këtë raport të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane ku që në hyrje të tij në kapitullin mbi aktivitetin e organizatave të huaja thuhet se; “Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kriminale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë,Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë.Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse.”

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqëndrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.

Kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracioni klandestin, prostitucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Ameriknë e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Format e kriminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kriminale të organizuar janë të struktuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.

Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kriminale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kriminale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.

Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë i cili shkatërroi një grup kriminal shqiptar që kontrollonte trafiku e drogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarje tregtare.

Duhet evidentuar, thuhet në këtë raport se “Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës e një vend tranzi i heroinës së ardhur nga Azia Qëndrore e Afghanistani për tregun e Europës Qëndrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike).

Rruga detare Shqipëri-Puglia për trafikimin e marijuanës është konfirmuar dhe në raportet e autoriteteve gjyqësore në të njëjtën periudhë kohore të gjashtëmujorit të parë të 2019.

Gjatë këtij gjashtëmujori janë vërtetuar dhe raste për të diversifikuar pikat e zbarkimit të ngarkesave me marijuanës në brigjet italiane të Adriatikut për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore.

Këtë e dëshmon operacioni “Sfizio” i Guardia di Finanza i Mesinës i cili dëshmoi zbarkimin e ngarkesave të mëdha me marijuanë që mbërrin nga Shqipëria e zbarkonin në brigjet emiliane e kalabreze.

Grupet kriminale në Itali shfaqen të aftë të menaxhojnë dhe trafikun e drogave të tjera si kokainë e heroinë. Në trafikun e kokainës thuhet në këtë raport, “organizatat shqiptare kanë një aftësi kriminale me atë të mafias kalabreze Cosa Nostra me të cilat kanë ngritur në këmbë bashkëpunime të paligjshme.”

Gjatë një operacioni autoritetet antimafia italiane kanë zbardhur se gjatë dorëzimit të një dërgese droge grupet shqiptare në bashkëpunim me familjet mafioze Mazze e Santapaila-Ercolano kishin marrë peng dy bashkëpunëtorë siçilianë për të garantuar pagesën e drogës.

Në biznesin e drogës shqiptarët mbajnë lidhje të rregullta me shqiptarë të tjerë në vende të ndryshme të botës, duke realizuar trafik transnacional të ngarkesave me lëndë narkotike.

Përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019 është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërëcënim e zhvatje.

Në raportin e Ministrisë Italiane renditen të gjitha operacione e sukseshme të kryera gjatë 6 muajve të parë të 2019 e të përcjella eskluzivisht dhe nga RTV Ora News, të cilat kanë çuar në shkatërrimin e trafiqeve të drogës në nivel kombëtar e ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin e me autoritetet e policive të tjera europiane e jo vetëm.

Të tilla operacioen të suksesshme janë “Metropolis” i ekzekutuar nga Policia e Breshës, ku u vunë nën pranga 30 shqiptarë, 7 italianë e 2 tunizinaë.

Operacioni “Random” në Përugia, operacioni “Drug Queen” në Asti, operacioni angtidrogë “Hostage” në Katania e Kaltanisetta, operacioni “Fiori di Primavera” në Brindizi e Lecce, operacioni “Battleship” po në Lecce, operacioni “Sabbia” në Firenze, operacioni “Sfizio” në Messina, “Erostrato” në Viterbo etj.

Marrë nga OraNews

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali mafia shqiptare operacioni “mondo in mezzo” operacioni “sfizio” shqiperi itali mafia shqiptare operacioni “mondo in mezzo” operacioni “sfizio” shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Janar 2020, 21:01

TIRANË– Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Dosja.al mëson se Aga është vëllai i shefi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet