Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zyrtarisht Edi Rama do të jetë kryeministri i Shqipërisë edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Nga rezultatet e zgjedhjeve, PS ka fituar 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Edhe pse PD “rrëmbeu” votat në Veri në vendit, ishin të pamjaftueshme përball Shqipërisë së Mesme dhe Jugut, që i besuan Ramës edhe në 4 vitet e ardhshme. Por Rama nuk ka bërë vetëm histori duke fituar tre herë zgjedhjet, por edhe duke u bërë i pari kandidat për deputet, që ka thyer herësin dhe ka marrë 10,117 vota duke siguruar kandidaturën e tij për deputet.
Si po e pret politika rezultatin?
Kryeministri Rama u bë sot ‘i gjallë’, pasi u sigurua se Jugu po i jep fitoren e thellë me mbi 175 mijë vota para Partisë Demokratike. Ai qëndroi në heshtje për dy ditë me radhë, që pas rezultateve të Exit-Polleve që ishin në favor të PD-së. Kur mbi gjysma e qarqeve kanë dhënë rezultatin final në favor të tij, Rama doli sot i buzëqeshur në selinë e PS dhe ‘sinjalizoi’ me gisht që gjithçka është ‘ok’. Më vonë në festën e ifitores, Rama i shtriu dorën për bashkëpunim kryedemokratit Lulzim Basha dhe i bëri thirrje që ai të pranonte humbjen denjësisht.
Eksponentët e tjerë të PS të cilët e shpallën fitoren para se të dilnin rezultatet, tashmë kanë paralajmëruar festa, teksa disa prej tyre i kanë hapur tashmë shampanjat. Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për Partinë Socialiste, Blendi Klosi, është shfaqur duke festuar teksa mbështetësit e marrin ‘hopa’ në krahë, ku ka thënë se është një fitore fantastike. Si gjithmonë, Erion Veliaj falenderon mbështetësit dhe patronazhistët, teksa flet për ‘fitore të thellë’. Nga ana tjetër, Ballës nuk i ka mjaftuar fitorja në Elbasan. Edhe pse Partia Socialiste është kryesuese e rezultatit në Elbasan, Taulant Balla kishte ankesa. Në një reagim për mediat lokale, Balla tha se PS ka fituar edhe mandatin e 9-të, por fleta e votimit është e komplikuar.
PS i shtrin dorën opozitës
Niko Peleshi, nga Korça falenderoi mbështetësit për rezultatin që Partia Socialiste ka arritur, me mbi 10 mijë vota më shumë. Mirëpo, mes emocionesh ai u shpreh se kanë nevojë për bashkëpunim duke thënë se do ti shtrijë dorën kundërshtarëve të tij politikë. “I shtrij dorën të gjithë kundërshtarëve tanë politikë, opozitës, Partisë Demokratike”, tha Peleshi teksa i buzëqeshte fitores.
Meta: Vendosi sovrani
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste. Në një komunikim nga zyra e tij në Presidencë, kreu i shtetit i cilësoi zgjedhjet parlamentare si fitore, duke e quajtur të përmbushur misionin e tij. Ndërsa pranoi edhe rezultatin e nxjerrë nga votat e hedhura më 25 prill. Në fund të fjalës së tij, Meta kërkoi nga të gjithë palët politike që të reflektojnë deri në shtator kur të kostituohet edhe Kuvendi i ri.
PD shpreh pakënaqësitë e para
“Zgjedhjet u vodhën me paratë e krimit!” Këto janë fjalët e para që tha kryedemokrati Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, duke i dhënë kështu mandatin e tretë kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë nga selia blu, Basha foli për herë të parë para kamerave dhe akuzoi drejtpërdrejt kryesocialistin Rama se kishte bashkëpunuar me krimin dhe Tom Doshin për të vjedhur zgjedhjet dhe për të instaluar një regjim në Shqipëri. Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se do të vazhdojë betejën me gjithë fuqinë e tij dhe se nuk do të dorëzohet para pushtetit të Ramës. Sipas Bashës nëse ai dorëzohet dhe tërhiqet, për Shqipërinë nuk ka më asnjë mundësi për demokraci. Nga radhët e demokratëve ishte kandidati Mark Marku ai që tha se PD-ja nuk do t’i pranojë këto zgjedhje.
PD duket se ka bërë paqe me PS
Tritan Shehu i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga Dasho Aliko është fotografuar jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit të qytetit duke shtrënguar duart me ministrin Bledi Çuçi dhe me ish-ministren Mirela Kumbaro.Mesa duket ata kanë ndjekur shembullin e kandidates demokrate Ina Zhupa e cila është përqafuar dje mbrëma në Sarandë me ministren Anila Denaj. Një që e tillë ka bërë që të pranishmit të shpërthejnë në duartrokitje.
LSI paralajmëron ripërtëritje!
Zëdhënësi i LSI, Klajdi Bodlli ka shpërndarë një video, në të cilën thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish, njësoj si zogu Feniks, shpendi që ripërtërihet nga hiri i tij. Si reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim pas humbjes së thellë në këto zgjedhje, ku mori vetëm 4 mandate, partia ka zgjedhur të përcjellë mesazhin se do të ripërtërihet nga hiri i saj, pasi të djegë vetën. Ajo që vihet re është se videoja nis me një episode ‘tradëhtie’ nga Skënderbeu që mëson se shtigjet turqve ua ka treguar Hamzai. Mos ndoshta LSI-ja kërkon të thotë se janë tradhëtuar nga të vetët?
Urimet për fitoren e PS-së
Të parët që kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve kanë qënë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Pas tyre urime për fitoren kanë ardhur edhe nga Italia, ku Ministri i Punëve të Jashtme, Luigi Di Majo, dhe kreu i opozitës Matteo Salvini kanë uruar Ramën. Nga Maqedonia e Veriut, Ramën e kanë uruar Kryeminstri i vendit Zoran Zaev dhe Kreu i BDI Ali Ahmeti. Urime për fitoren Ramës i ka dërguar edhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i dërgoi një letër nga Haga. Nga Brukseli, Ramën e uroi Grupi socialist dhe demokrat në Parlamentin Evropian.
(I.A;Kle.mu;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari aktual i PSD-së, Tom Doshi i ka kërkuar ndjesë gazetarit Robert Rakipllarit për fjalorin që ka përdorur ndaj tij. Doshi i ka dërguar një m...
GJIROKASTER– Edhe pse kanë kaluar plot 8 vite që prej kohës kur Partia Demokratike ishte në pushtet, Lazarati ka votuar masivisht blu. Në zgjedhjet e 25 p...
BERAT– Partia Socialiste fitoi pesë mandate në Berat, duke ia rrëmbyer një LSI-së, ndërsa PD mori dy mandate. Menjëherë pas këtij lajmi, ministri i Turizmit Ble...
VLORË– Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri doli ditën e sotme në një konferencë për gazetarët aty ku kërkoi nga presidenti Meta që të jap...
GJIROKASTER- Fitorja e tri mandateve në qarkun e Gjirokastrës i ka sjellë në festë të deleguarit e Partisë Socialiste në këtë qark. Bledi Çuçi, mi...
GJIROKASTËR– Edhe pse Partia Socialiste ka marrë rekordin e votave në Gjirokastër duke rrëmbyer 3 mandate, politika ka bërë paqe në këtë qytet.Tritan...
TIRANË– Ka përfunduar procesi i numërimit në tre qarqe të tjera të vendit! Në qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 60542 vota në total...
KORÇË– Niko Peleshi, nga Korça falenderoi mbështetësit për rezultatin që Partia Socialiste ka arritur. Mirëpo, mes emocionesh ai u shpreh se ...
TIRANË– Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit në të gjitha qarqet e vendit! Forcë e parë sipas rezultateve të votave është Partia Socialiste, e cila ka ...
TIRANË– Një tjetër shkelje ka ndodhur në Njësinë nr.1 në Tiranë. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësuese...