Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN- Kryetari i Grupit Palamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ditën e sotme ka nga Elbasani në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka foolur për situatën që është krijuar në vend si pasojë e motit të keq, ku disa rrugë anë mbetur të bllokuara.
Balla ka bërë krahasime me vendet e tjera duke thënë se rrugët nuk janë bllokuar vetëm në vendin tonë por edhe në Greqi apo vendet e tjera.
Ndër të tjera, numri dy i qeverisë ka thënë se në Elbasan, Librazhd, Përrenjas e ka ndjekur që prej 3 ditësh situatën nga afër sakaq bën me dije se OSHEE, po punon për të rikthyer energjinë elektrike, disa fshatrave.
DEKLARATA:
Pyetje: Z. Balla si u menaxhua situata e motit të keq në Elbasan?
Balla: Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan. Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha qendrat e njësive administrative, tashmë u hap edhe Labinoti Mal. Unë për 3 ditë e kam ndjekur situatën nga afër në Elbasan, Librazhd e Prrenjas. Ndërkohë që me kompaninë OSHEE vijon puna për rikthimin e energjisë tek abonentët. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonetë pa energji dhe puna po vijon. Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra. Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë. Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve. Pastrimi i rrugëve po përfundon, po ashtu dhe problemet e energjisë.
Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve sepse ashtu siç e kemi thënë Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk ka aleatë, por aleatët e saj janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi.
Pyetje: Beteja elektorale në qarkun e Elbasanit përherë është konsideruar e fortë. Ju si e shihni?
Balla: Gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhjet e veta.
Moti i keq, prej ditësh ka përfshirë Shqipërinë, ku si pasojë shumë rrugë të vendeve të Shqipërisë kanë mbetur të izoluara për shkak të dëborës. Ndërkohë nisur nga situata që është krijuar socialistët duke mos ditur t’i japin drejtim vendit gjetën kohë që të grumbullojnë video e foto nga vende të Europës që janë bllokuar nga stuhitë. Dy ditë më parë ka qenë i pari Rama, i cili publikoi një video nga autostrada në Spanjë. Ndërsa nga ana tjetër Taulant Balla, teksa postoi një foto nga Gjermania, ku shkruante: PA KOMENT: Stuhia e dëborës gjunjëzoi edhe “autobahn”-et gjermane.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ditën e sotme vizitoi bizneset në bulevardin Petro Nini Luarasi pranë shkollës së Baleti...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet nga qeveria, pasi sipas tij, nuk ka mbajtur ...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka konsideruar të drejtë vendimin e KAS për shfuqizimin e gjobave të vëna nga KQZ-ja. Në një prononcim për News2...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi duke shprehur tronditjen dhe hidhërimin nga lajmi për ndarjen nga jeta të ...
TIRANË– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka hequr dy gjobat e vendosur pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u...
TIRANË– Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar mënyrën sesi janë bërë vaksinat gjatë paradites së sotme në Shkodër. Ai ka ndarë dy foto në ̵...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Italinë me 5 dhe 6 Mars. Kjo vizitë e Ramës do të bëhet për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në ...
LAÇ– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Laç aty ku inspektoi nga afër punimet që po kryhen në spitalin e ri. Pas Shkodrës, Rama nuk humbi ...
TIRANË- E pyetur pse qeveria shqiptare e paragjykoi vaksinën ruse, ministrja Elisa Spiropali thekoi se zgjodhën t’i qëndrojnë besnikë marrëdhënies me Bashk...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar projektin për portin e Durrësit gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile. ...