LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria në acar, -23 gradë Celcius në Vermosh, moti shkakton probleme

24 Janar 2022, 15:55 Nga DOSJA
Shqipëria në acar, -23 gradë Celcius në Vermosh, moti

SHKODËR – Skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi ka shënuar temperaturën më të ulët (-23°C). Në zonën e Thethit termometri shënoi temperaturën -18°C. 

Në këto zona të thella malore ka patur vështirësi për sa i përket lëvizjes së automjeteve. Rrugët drejt Kelmendit dhe Fushë Arrëzit konsiderohen si më problematiket për sa i përket qarkullimit të makinave. Bashkitë u kërkojnë shoferëve që të përdorin zinxhirët në goma në këto rrugë.  

Lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe ujin e pijshëm, në Vermosh familjet mbetën disa orë pa energji elektrike, ndërsa në Vaun e Dejës ka patur ndërprerje të ujit të pijshëm për shkak se kanë ngrirë tubacionet.

I gjithë vendi është nën ndikimin e të ftohtit polar. Sinoptikania Lajda Porja deklaroi ditën e sotme se nesër do të jetë dita më e acartë e këtij muaji. Në një lidhje  “Skype” për News24, Porja tha se temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në minus 17 gradë celsius, ndërsa në Tiranë pritet të zbresë deri në minus 5 gradë. Sipas sinoptikanes, vala e të ftohtit pritet të tërhiqet nga Shqipëria ditën e mërkurë, ku moti do të vijojë i kthjellët dhe me temperatura normale për muajin janar.

LAJMI KRYESOR: ACAR në Shqipëri / Ngrijnë tubat e ujit në Dibër, qindra banorë të izoluar në Kukës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi moti ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?