"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Shqetësimi i ISP-së: Presidenti të reagojë, KPA vijon prej muajsh pa anëtarësi të plotë, Luan Daci u shkarkua por vota e
15 Maj 2021, 20:52Nga DOSJA
TIRANË– Instituti i Studimeve Politike i ka ngritur shqetësimin se Kolegji i Posaçëm i Apelimit prej muajsh po vijon punën pa anëtarësi të plotë, që prej largimit të Luan Daçit. Sipas ISP-së, Luan Daci, njëri prej ish-anëtarëve të KPA-së, i cili është shkarkuar dhe po zhvillon një proces gjyqësor pasi akuzohet për falsifikim dokumentash, e ka kaluar afatin për të zënë vendin bosh. ISP i bën apel Presidentit Ilir Meta që të reagojë dhe të përmbushë në kohë dhe me cilësi detyrimet kushtetuese dhe ligjore.
“KPA prej 68 ditesh pa nje anetar, kur procedura duhej te niste brenda 45 ditesh? Ajo që konstatohet lehtësisht është mungesa e respektit institucional për parimet & përgjegjësitë kushtetuesen dhe aftësia jonë për të krijuar kriza e pengesa institucionale të panevojshme dhe me kosto për standardet e brishta të së drejtës dhe të demokracisë funksionale në Shqipëri. ISP apelon institucionin e Presidentit, KPA dhe institucionet e tjera të përfshira në procedurë, të bashkëveprojnë dhe të përmbushin në kohë dhe me cilësi detyrimet e tyre kushtetutese e ligjore,”-shkruhet në raportin e ISP.
RAPORTI I PLOTË:
Institucionet e vettingut qëndrojnë në themel të pritshmërive dhe premtimeve për një sistem drejtësie funksional dhe më profesional. Çfarë ndodh kur vetë institucionet e drejtësisë si KPA apo institucione thelbësore, si ai i Presidentit, tolerojnë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi? Alibia se Shqipëria ishte në proces zgjedhor nuk vlen, pasi shteti funksionon edhe kur partitë konkurrojnë për vota. Fakt është: KPA, organi më i rëndësishëm i vettingut në drejtësi vijon të jetë prej muajsh pa anëtarësi të plotë. Fakt është gjithashtu se njëri prej anëtarëve të KPA është shkarkuar megjithatë vota/mendimi i tij ka qenë përcaktues në një numër të madh vendimmarrjes të KPA gjatë viteve 2017-2020.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) monitoron vendimmarrjet e institucioneve të Presidentit, të qeverisë, të Kuvendit në funksion të reformës në drejtësi. në këtë kuadër, ISP rikujton se në datën 8 Mars 2021, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë në fuqi me forme të prere dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit Z. Luan Daci. Këtij të fundit iu konvertua dënimi nga 6 muaj burg në shërbim prove për falsifikim dokumentesh.
Që nga data 8 Mars 2021, KPA funksionon me vetëm 6 anëtar për shkak të vakancës së krijuar nga vendimi i mësipërm i gjykatës dhe praktikat e ndjekura nga z. Daci figurojnë të pezulluara deri në paraqitjen e anëtarit të ri. Bazuar në Nenin 7 të Ligjit Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtareve dhe prokuroreve”, Presidenti i Republikës ka detyrimin ligjor të filloje me iniciativën e tij procedurat e shpalljes së vendit vakant në KPA, duke bashkëpunuar ngushtësisht me ONM për të pranuar, shqyrtuar dhe renditur kandidaturat, të cilat me pas i kalojnë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit. Dispozita e mësipërme parashikon gjithashtu (për analogji me rastet e emërimeve fillestare dhe vakancave qe lindin gjatë aktivitetit të KPA) se në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga datat në të cilën vendimi penal ka marrë formë të prere, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.
Megjithëse kanë kaluar 68 ditë nga vakanca e krijuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës se Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ISP konstaton se Presidenti i Republikës ka zgjedhur të heshtë në kundërshtim me detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Pretendimet informale se Presidenti nuk është njohur ende zyrtarisht mbi përmbajtjen e këtij vendimi gjykate, përbëjnë një nonsens juridik, për aq kohë sa vetë këto vendime shpallen në mënyrë publike, pa qenë nevoja për sigurimin e tyre nëpërmjet procedurave ekstraligjore. Nga ana tjeter vetë KPA mund ta adresonte institucionalisht dhe publikisht problematikën e krijuar me vakancën e një prej anëtarëve të tij.
Në këto kushte ajo që konstatohet lehtësisht është mungesa e respektit institucional për parimet & përgjegjësitë kushtetuesen dhe aftësia jonë për të krijuar kriza e pengesa institucionale të panevojshme dhe me kosto për standardet e brishta të së drejtës dhe të demokracisë funksionale në Shqipëri. ISP apelon institucionin e Presidentit, KPA dhe institucionet e tjera të përfshira në procedurë, të bashkëveprojnë dhe të përmbushin në kohë dhe me cilësi detyrimet e tyre kushtetutese e ligjore.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ditën e sotme janë kryer 11.121 vaksinime. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e përditësuara me vaksinat e inj...
FIER– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 25 prillit, Albana Vokshi ka bërë denoncimin e radhës lidhur me atë që ajo e cilëson si k...
Kryeministri Rama ka prezantuar sot kreun e ri të IKMT-së, Ajet Zyberin, që ka zëvëndësuar Dallëndyshe Bicin në krye të strukturës për prishjen e ndërtimeve pa ...
TIRANË– Gruaja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela ka prezantuar ndihmësen e re në kuzhinën e saj. Në një postim në Instagram, Aurela Basha ka publikuar ...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot një grup nxënësish dhe mësuesish nga shkollat e vendit ku ka diskutuar me ta për shpopullimin dhe ...
TIRANË- Marash Logu, juristi i Partisë Demokratike pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD për të sje...
TIRANË– Sekretari per Çeshtjet Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksi...
Politike15 Maj 2021, 08:21
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) ka vendosur që të hapë kutitë e disa qendrave votimi në qarku...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS), është mbledhur sot në orën 10:00 për të dhënë vendimin pas shqyrt...