LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Shpiket “Hëna artificiale”/ Kina krijon një mjedis që sfidon gravitetin

18 Janar 2022, 20:56 Nga DOSJA
Shpiket “Hëna artificiale”/ Kina krijon një mjedis që

KINË– Shkencëtarët kinezë kanë ndërtuar një “hëne artificiale” që do t’u mundësojë atyre që të simulojnë mjedise me gravitet të ulët duke përdorur magnetizëm. Objekti, i planifikuar për lançimin zyrtar këtë vit, do të përdorë fusha të fuqishme magnetike brenda një dhome vakumi me diametër 2 këmbë ose ndryshe 60 centimetra për të bërë të mundur që graviteti të “zhduket”.

Li Ruilin, një inxhinier gjeoteknik në Universitetin e Minierave dhe Teknologjisë në Kinë, i tha South China Morning Post se dhoma, e cila do të mbushet me gurë dhe pluhur për të imituar sipërfaqen hënore, është “e para e llojit të saj në botë”. Shkencëtarët planifikojnë të përdorin objektin për të testuar teknologjinë në mjedise të gjata me gravitet të ulët përpara se të dërgohet në Hënë, ku graviteti është vetëm një e gjashta e fuqisë së tij në Tokë.

Kjo do t’i lejojë ata të përballojnë çdo ndryshim të kushtueshëm teknik, si dhe të testojnë nëse struktura të caktuara do të mbijetojnë në sipërfaqen e Hënës dhe të vlerësojnë qëndrueshmërinë e një vendbanimi njerëzor atje. Kina gjithashtu ka deklaruar se do të krijojë një stacion kërkimor hënor në polin jugor të hënës deri në vitin 2029.

Testet në dhomë do të përdoren për të informuar programin kinez të eksplorimit hënor Chang’e , i cili e ka marrë emrin nga perëndesha kineze e hënës. Ndërsa po ashtu, Kina ka deklaruar se do të krijojë një stacion kërkimor në Hënë deri në vitin 2029.

Marrë nga space.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete hëna artificiale kine hëna artificiale kine

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?