Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shpërndante kanabis në lagje të Lezhës, arrestohet 40-vjeçari
22 Tetor 2021, 06:56Nga DOSJA
LEZHË– Njw person arrestuar një person në Lezhë i cili akuzohet për shpërndarje kanabisi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues personin me inicialet B. Z., në bagazh, policia gjeti doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin B. Z., në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit B. Z., 40 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al, Shqiptarja.com, Syri.net, Balkanweb kanë në faqe kryesore tragjedinë që ka ...
TIRANË– Ditën e sotme vendi do të karakterizohet nga temperatura të larta. Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vë territorin shqiptar do mbizotërohe...
TIRANË- Policia Rrugore ka bërë bilancin e aksionit gjatë kontrolleve në rrugën interurbane Tiranë-Durës-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, makina inteli...
ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali. Savonanews shkruan se shqiptari i arrestuar akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.Gjatë opera...
SHKODËR- Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz, tregon për emisionin “Stop” se është akuzuar nga shtetasja Adriana Beris...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror...
TIRANË– Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti. Ankesa lidhet me fsh...
TIRANË- Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19 dhe 25,9% të tjerë mendojnë se nuk do ta bëjnë...