Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi shpërndante lëndë narkotike në zonën e ‘Selitës’. Geralt Çetri siguronte lëndën narkotike në sasi 200 deri 500 gramë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në rrugën “Irfan Tomini”, në bulevardin “Bajram Curri” dhe zona të tjera, kundrejt vlerës 1000 lekë të rinj një dozë me heroinë. Ai u ndalua në rrugën “Irfan Tomini”, aty ku policia e lokalizoi dhe arrestoi në flagrancë. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi metadoni, një peshore elektronike, dy aparate celulare dhe 15.500 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Selita”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – G. Ç., 37 vjeç, banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë. Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 200 deri 500 gramë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në rrugën “Irfan Tomini”, në bulevardin “Bajram Curri” dhe zona të tjera, kundrejt vlerës 1000 lekë të rinj një dozë me heroinë. Në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjetën një sasi metadoni, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Në testin e Drogës kanë rezultuar pozitivë 45 punonjës policie. Ky ka qënë rezultati që doli pas testit të drogës në të cilin u testuan 1736 punonjë...
FIER– Gentian Gruda është bënë në pranga të policisë pasi ishte i shpallur në kërkim. Ky person është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e R...
LEZHË– Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç. Një makinë tip ‘Range Rover’ është përplas...
TIRANË– Një person është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit “Border”. Aleksandër Azizaj ka përfunduar në pranga pasi ësh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama këmnëngul! Sipas tij, në komisionin Hetimor për Inceneratorët është bërë një narrativë mashtrimi për t’ju krijuar...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës për sot. Në të gjitha portalet lajmi kryesor është lufta e nisur në Ukrainë nga pushtimi rus. Q...
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në botë përballet me një kërcënim të skajshëm dhe armiqtë e demokracisë liberale, po shtojnë sulmet e tyre.Në ra...
TIRANË– Dita e enjte do të shoqërohet me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb Shqipëria është përfshirë nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cil...
Skema kombëtare 2022 për blegtorinë është e pamjaftueshme dhe nuk arrin të subvencionojë koston e lartë të prodhimit të qumështit nga fermat. Shoqata e Industri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dëshmoi për dhjetë orë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku marrja në pyetje është shoqëruar me përplasje të fort...