Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi sot 2 persona dhe procedoi 3 të tjerë për veprën penale shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve policore, u ndaluan 28-vjeçari M.SH. dhe I.K. M.SH. u kap në flagrancë duke i dhënë doza cannabis sativa 28-vjeçarit A.B. Shkëmbimi po kryhej pranë banesës së I.K.
Për këtë ngjarje, do hetohen në gjendje të lirë A.B., 28 vjeç (prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike), E.Z., 19 vjeç dhe K.B. 21 vjeç për “Moskallëzim krimi”.
NJOFTIMI I POLICISë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.
Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në rrugën “Mihal Grameno”, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:
A. B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
E. Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e pare. Konkretisht mësohet se viktima e parë në Izrael është një 60-vjeçar që...
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon një çmenduri që zhvillohet në Tiranë në orët e vona të natës. Në pamjet e publikuara nga JOQ shihet një d...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se personi që shkelmoi dhe theu sot derën e selisë qendrore të Partisë Demokratike, Fatjon Dauti k...
DIVJAKË– Një 54-vjeçar i identifikuar si Edmond Gjini, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se Opozita do t’i rikthehet protestave. I ftuar në emisionin ‘Pushteti’, Ber...
TIRANË – Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Lavdrim Sahitaj ka thënë ditën e sotme se prindërit duhet të tregohen të kujdesshë...
TIRANË– Një nënkomisar 52-vjeçar me inicialet B.D., me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe inspektori Ç.LL...
MILOT- Arben Vokrri ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan konfliktin që ai ka prej shumë vitesh me fqinjët. Shkak për këtë, është bërë, rruga që ndan këto...
DURRëS – Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të ndryshojë dënimin nga 17 vjet burg në 4 vjet për Mikel Hoxhën, nipin e ish-deputetit të PDIU-së Dritan ...
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan pak muaj më parë ka trajtuar një histori të dhimbshme, dhe problematike. Bëhet fjalë për një aksident në punë, që një djal...