LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ka dhunuar veten”, qytetari denoncon fqinjët: Më qëlluan me grushte dhe shkelma

21 Dhjetor 2021, 21:11 Nga DOSJA
“Ka dhunuar veten”, qytetari denoncon fqinjët: Më

MILOT- Arben Vokrri ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan konfliktin që ai ka prej shumë vitesh me fqinjët. Shkak për këtë, është bërë, rruga që ndan këto dy familje. Para disa kohësh mes dy familjeve ka ndodhur një sherr dhe Arbeni është dhunuar, pasi kërkoi shpjegim për heqjen e rrjetës para portës.

“Kam një konflikt prej shumë vitesh me komshinjtë që kam këtu afër. Vijnë e bëjnë punime, pa leje dhe pa asgjë. Institucionet janë në dijeni, por nuk kanë dhënë asnjë rrugëzgjidhje. Ne jemi në konflikt të vazhdueshëm. Edhe ditën e djeshme kanë qenë të përgatitur 6 persona dhe unë kërkova shpjegime se me çfarë të drejte kanë ndërtuar gardhin këtu.

Ata kanë ardhur më kanë bllokuar në makinë dhe më kanë dhunuar. Tentova të dilja nga makina, më rrethuan makinën, erdhën na ndanë. Ata më ndoqën dhe erdhën më dhunuar tek dhoma, me grushte me shkelma. 6 persona unë nuk kisha fuqi t’i përballoja. Policinë e kisha njoftuar që kur u nisa për në shtëpi”, ka treguar Arbeni nga Miloti.

Pas këtij denoncimi, gazetari i emisionit “Stop” i është drejtuar familjes e cila akuzohet nga Arbeni se po kryen punime pa leje. Një anëtar i familjes Ndreca shprehet se ata kanë tentuar që të rregullojnë rrugën edhe pse është pronë shtetërore.

Gazetari: Kush prej jush shkoi në banesën e tyre dhe dhunoi?

Familja Ndreca: Nuk kemi shkuar në banesën e tyre. Jo! Këto janë mashtrime.

Gazetari: Po kush e dhunoi zotërinë?

Familja Ndreca: Askush. Ka dhunuar veten e vet.

Gazetari: U përdor dhunë ndaj tyre?

Familja Ndreca: Jo, nga ne jo.

Gazetari: Sa vetë keni qenë ju?

Familja Ndreca: Kam qenë unë e një nipi im. Nuk kemi dhunuar askënd.

Gazetari: Pretendimi i tyre është, që ju keni cenuar pronën e tyre.

Familja Ndreca: Asnjëherë, jo! Është prona ime, që ma ka dhënë shteti.

Pas ballafaqimit me të dyja familjet “Stop” iu drejtuar Njësisë Administrative Milot. Dritan Preçi, administratori i kësaj njësie thotë, se ditën e sherrit ka dhënë një leje, që fqinjët të punojnë për rikonstruksionin e sheshit para portës.

Dritan Preçi, administrator: Zotëria tjetër më ka ardhur, që të shtrojë pjesën përpara të rrugës.

Gazetari: Ku përpara?

Dritan Preçi, administrator: Pjesën te porta e vet e deri te kthesa. E kemi bllokuar për momentin, që ta shohim, se ku duhet bërë tamam.

Gazetari: A nuk do ishte mirë, që ju të shikonit dokumentacionin dhe më pas të lëshonit një leje?

Dritan Preçi, administrator: Jam marrë tri -katër herë me atë rrugë.

Gazetari: E keni firmosur pikërisht dje, ditën, kur…

Arben Vokrri: Mbasi më kanë rrahur.

Dritan Preçi, administrator: Më përpara.

Gazetari: I sigurt?

Dritan Preçi, administrator: I sigurt, se nuk kam arsye.

Denoncuesi: Pse nuk ia nxorën policisë, kur erdhën dje? Kur filluan punimet, pse nuk ia ke dhënë letrën me vete ti? Të më paraqisnin letrën mua, që jemi me dokumentacion të shtetit.

Dritan Preçi, administrator: Kush? Duhej të paraqisnin ty leje? Kam qenë vetë aty dje.

Denoncuesi: Ti nuk më ke sjellë dokument, më ke thënë “vendose gardhin ku e ke pasur”. Unë nuk të sjell ty dokument, fare!

Denoncuesi: Apo kanë hedhur Lekë ata gjithë natën dhe ua ke plotësuar?

Nga ana tjetër Bashkia Kurbin pretendon, se ka pasur një ankesë prej familjes Ndreca duke thënë se rruga është bllokuar nga familja Vokrri.

Drejtori i Bujqësisë dhe Mjedisit, Bashkia Kurbin: Unë kam qenë në terren tek zotëria në fjalë dhe i kam thënë, se kufiri i pronës tënde është nga rruga e andej. Andej nuk ke punë, se nuk është prona jote. Rruga është shtetërore dhe nuk preket, as nga ti e as nga pala tjetër. Ai ka bërë një kërkesë për bllokim rruge. Shkuam në terren dhe nuk kishte rrugë të bllokuar.

Gazetari: Leja është dhënë nga Njësia Milot. A duhej të ishte vënë në dijeni Bashkia e Kurbinit?

Drejtori: Po, si rregull, po!

Gazetari: Si do të ketë një zgjidhje?

Drejtori: Duhet të më sjellin, të dyja palët, dokumentacionin!

Kjo çështje tashmë ka kaluar në Prokurorinë e Kurbinit, por ende duket se situata nuk është zgjidhur dhe konflikti mes dy familjeve vijon duke qenë se institucionet shtetërore nuk kanë vepruar siç duhet.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben vokrri dritan preçi arben vokrri dritan preçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet