Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Shorti: PSG kërcënim për Juven. Interi frikë nga City, Liverpool, Bayern dhe United
10 Dhjetor 2021, 11:01Nga DOSJA
ITALI – “Dy është më mirë se një”, thuhej në një reklamë të vjetër. Tre skuadra italiane në raundin e dytë të Champions League dukeshin të mundshme, ndërkohë që Juvja në vazon e pare dhe Interi në të dytën, kanë mbetur në garë. Kundërshtarët do t’i mësojnë pas shortit të së hënës.
Dy skuadra italiane në raundin e dytë, tre skuadra nga Spanja. Liverpool, City dhe United në vazon e parë, Chelsea në të dytën, pasi bëri harakiri me Zenit. La Liga konkurron me Real Madridin, Atletikon dhe Villarrealin, por duket më pak dominuese se dikur: humbi Barcelonën dhe Sevillan.
Dy klube luajnë për Francën (PSG dhe Lille) dhe po aq për Portugalinë (Benfica dhe Sporting). Më pas Bayerni (Gjermani), Holanda (Ajax) dhe Salzburgu (Austri). Diçka po ndryshon në futbollin europian. Vitin e kaluar, 14 nga 16 më të mirat erdhën nga 4 kampionatet elitare, tani janë “vetëm” 10.
Më i pozicionuari, me sa duket të paktën, është Juventusi. Mund të eliminohesh me Lyon (Sarri) dhe Porton (Pirlo), por të dorëzohesh kundër Sportingut, Benfikës, Villarrealit apo Salzburgut (ndoshta rivali më i mirë), do të ishte prova e rënies nga kategoria e të mëdhenjve. Rreziku vjen nga Franca dhe ka fytyrën e Messit, Mbappes dhe Neymar: PSG është një rival i fshehur. Atletico e Simeones është gjithashtu një klient për t’u shmangur. Avantazh i vogël për bardhezinjtë: ndeshja e kthimit në Torino.
Interi në vazon e dytë edhe për nga vlera, si të gjithë italianët, që kanë lënë gjithmonë përshtypjen e inferioritetit ndaj Liverpoolit, Real Madridit, apo Chelseas. Dhe në këtë pozicion ka shumë pak për të zgjedhur. Lilla duket më e mira. Nerazzurrët po luajnë Kundër Ajax dhe United të Ronaldos ‘zikaltrit’ kanë luajtur (si Juve me Atletico). Por City, Liverpool dhe Bayern janë nga një planet tjetër dhe të padëshirueshëm për kampionët e Italisë. Gjithsesi çdo analizë duhet rilexuar në mes të shkurtit: lëndimet, gjendja fizike dhe trajnerët e rinj (Rangnick te United) mund të ndryshojnë skenarin.
Në shekullin e ri futbolli Italian ka fituar një Botëror dhe një Europian me kombëtaren, por me klubet është tjetër histori. Vetëm tre suksese në dekadën e parë (Milan 2003 dhe 2007, Inter 2010). Pas kësaj, vetëm dy finale humbën (Juve 2015 dhe 2017). Në vitin 2009, Adriano Galliani, atëherë administrator i Milanit, kishte qenë profetik: “Futbolli italian rrezikon humnerën: pa menaxhimin e stadiumeve nuk do të mund të konkurrojmë më me anglezët dhe spanjollët”. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur që nga viti 2011.
SPANJE – E ardhmja e Lorenzo Insignes mund të jetë me yje dhe vija. Sipas raporteve të “AS”, klubi Toronto, në fakt do të ishte gati të vendoste një ofert...
DANIMARKE – Christian Eriksen rifilloi stërvitjen me Odensen disa ditë më parë, hapi i parë i vogël për t’u rikthyer në lojë. Vështirë se do ta bëjë...
FRANCE – I ruajtur ndaj Bruges për Champions League të martën, spanjolli Sergio Ramos vazhdon punën e rikuperimit dhe mund të rikthehet në grupin e PSG-së...
ZVICER – Me përfundimin e fazës së ndeshjeve në grupeve të Europa League, është koha për ndeshjet me eliminim direkt. Megjithatë, fillimisht, të hënën e a...
ITALI-Vazhdon seria e dëmtimeve horror te Napoli. Pas dëmtimit të rëndë që Victor Osimhen pësoi në ndeshjen ndaj Interit, radha i erdhi Hirving Lozanos.Në ndesh...
ITALI- Italia ka zgjedhur stadiumin për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Kampionët e Europës do të luajnë në Palermo në “Renzo Barbera” për play-off...
EUROPË– Conference League ka prodhuar sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Roma e cila para ndeshjes ndaj CSKA-së së Sofies ndodhej në vendin ...
ITALI-Atalanta dështon të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League. Skuadra bergamaske humbet me shifrat 3-2 ndaj Villarreal në ndeshjen e fundit të G...
EUROPË- Duhet të ishte nata e Napolit dhe ashtu rezultoi. Takimi ndaj Leicester ishte e rëndësishme për fatet e kualifikimit për në fazën tjetër të Europa ...
AUSTRI-Salzburg pushtohet nga polemikat.Kampionët e Austrisë, falë fitores 1-0 ndaj Sevillas, u kualifikuan për herë të parë në historinë e tyre në fazën elimin...