LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqëritë e kursim-kreditit me rritje rekord me 25% në tremujorin e tretë të vitit

1 Dhjetor 2021, 06:49 Nga DOSJA
Shoqëritë e kursim-kreditit me rritje rekord me 25% në tremujorin

Tregu i shoqërive të kursim-kredititi arriti norma rekord të rritjes gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të tremujorit të tretë të vitit arriti vlerën e 14.6 miliardë lekëve ose pothuajse 120 milionë eurove. Vetëm gjatë tremujorit të tretë, aktivet e këtij sektori janë rritur me 14%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ato janë rritur me pothuajse 25%.

Kredidhënia për anëtarët përbën edhe zërin kryesor në bilancin e këtyre kompanive, me 68% të totalit të aktiveve. Pjesa tjetër e aktiveve konisiston kryesisht në depozita të vendosura në institucione të tjera financiare, ndërsa një pjesë të papërfillshme zënë investimet në letrat me vlerë dhe aktivet jo financiare.

Portofoli i kredisë të dhënë nga SHKK-të në fund të muajit shtator të këtij viti arriti në pak më shumë se 10 miliardë lekë, në rritje me 20% krahasuar me një vit më parë. Shoqëritë e kursim-kreditit funksionojnë në formën e kooperativave financiare ku anëtarët mund të vendosin depozita dhe të përfitojnë kredi. Modeli i SHKK-ve ka rezultuar efikas për financimin e atyre segmenteve të shoqërisë që kanë akses të kufizuar në sektorin bankar, sidomos për fermerët dhe bizneset e vogla në zonat rurale.

Aktiviteti ndërmjetësues i SHKK-ve mbështetet, në pjesën më të madhe, te depozitat e anëtarëve. Në fund të shtatorit, depozitat përbënin afërsisht 73% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë ato prekën shifrën e 10.6 miliardë lekëve, në rritje 23% me bazë vjetore. Gjatë tremujorit të tretë, ritmi i rritjes së depozitave pothuajse është trefishuar krahasuar me tremujorin e dytë. Me sa duket, efekti pozitiv që sezoni veror sjell tek depozitat është ndier edhe në sektorin e SHKK-ve, përveçse në sektorin bankar. Ndryshe nga sa ndodh në sistemin bankar, struktura e depozitave të SHKK-ve dominohet nga leku. Në mesin e këtij viti, pothuajse 84% e depozitave totale pranë këtyre institucioneve ishin në monedhën vendase.

Rritja e depozitave të SHKK-ve vitet e fundit është mbështetur shumë edhe nga përfshirja e tyre në skemën e sigurimit të depozitave. Që prej vitit 2017, depozitat pranë SHKK-ve janë të siguruara deri në vlerën e dy milionë lekëve. Por, sigurimi bëhet efektiv vetëm në momentin kur SHKK-ja përkatëse anëtarësohet në skemën e sigurimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Për këtë qëllim, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së. Por, duke qenë institucione me kapacitete të kufizuara njerëzore dhe financiare, shpeshherë plotësimi i kritereve rezulton i vështirë. Për këtë arsye, një pjesë e SHKK-ve ende nuk janë anëtarësuar në skemën e sigurimit të depozitave, sipas kërkesave ligjore. Nga 16 SHKK të licencuara aktualisht nga Banka e Shqipërisë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton vetëm tetë subjekte të anëtarësuara zyrtarisht në skemën e sigurimit të depozitave. /MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi kredi ekonomia ne shqiperi kredi

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Nëntor 2021, 22:20

Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve

Blerta Ahmeti, nga Prishtina, mundohet që vajza e saj Borea, tri vjeçe e gjysmë, të shpenzojë sa më pak kohë në pajisjet teknologjike. Blerta, e cila me ...

Ekonomi 26 Nëntor 2021, 13:58

ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

TIRANË– Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elekt...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës