Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MAQEDONI E VERIUT-Kryeministri maqedonas Zoran Zaev paraqiti paketën e katërt të masave ekonomike kundër krizës së koronavirusit që përfshin ndihma në dhjetra fusha, sidomos për t’ua lehtësuar kompanive dhe punëtorëve gjendjen dhe për t’i kaluar pasojat në këto rrethana të pandemisë. Gama e këtyre masave kap një shifër prej 470 milionë eurosh.
Ndër masat e planifikuara është vazhdimi i mbështetjes së kompanive për pagesën e punëtorëve për tre muajt e fundit, me kusht që ata të mos pezullohen nga puna për shkak të krizës së pandemisë. Parashikohen, po ashtu ulje të interesit bankar për kompanitë që do të marrin kredi.
“Mbëshetja ekonomike do të jetë shkallë-shkallë dhe ajo do të kapë shumën nga 235 euro deri në 355 euro në muaj për punëtor”, tha kryeministri Zaev, sipas të cilit me këtë masë do të ruhen gjithsej 250 mijë vende pune.
Përfitime do të kenë edhe prindër të vetëm që kujdesen për fëmijët, pensionistët, personat e papunë, artistët, si dhe personat mbi 64 vjeç e që nuk marrin pension apo që kanë të ardhura nën 245 euro në muaj.
Së bashku me tre paketat e kaluara shuma e ndihmës kapërcen 1 miliardë euro. Xhevdet Hajredini, ish-Ministër i Financave thotë për Zërit të Amerikës se qeveria nuk ka kapacitete dhe vendi është ekonomikisht më i varfëri në rajon për të përballuar këso masash ekonomike.
“Mendoj se e teprojnë pak kur këtë situatë e shfrytëzojnë për një populizëm politik. Maqedonia (e Veriut) njësoj si edhe fqinjët e saj është shtet i pazhvilluar dhe një ndër më të pazhvilluarat në Evropë. Pasojat e sëmundjes i ndjen edhe popullata e këtij vendi shumë më tepër se vendet e tjera të cilat kanë kapacitet dhe mundësi që t’i përballojnë pasojave të pandemisë. Ata (zyrtarët qeveritarë) vazhdimisht e ngarkojnë buxhetin e shtetit, por e rrisnin edhe borxhin e jashtëm. Kështu që, pasojat do t’i ndiejnë gjeneratat e ardhshme, të cilat do të duhet ta paguajnë këtë kosto”, thotë eksperti.
Zoti Hajredini shton se Maqedonia e Veriut nuk ka tregues relevant statistikor për shkak se që nga viti 2002 nuk është në gjendje të zbatojë regjistrimin e popullsisë, ndërsa vendi ballafaqohet me probleme të tjera specifike, thotë ai.
Ndërkohë, opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE e quan qeverinë një “mafia që po mundohet të kapet për fije kashte në një kohë kur ekonomia po fundoset”, siç u shpreh Hristrijan Mickovski i VMRO-së, menjëherë pas konferencës së shtypit të Kryeminmistrit Zaev.
Ai tha se ka pasur 13 përqind ulje të prodhimit të brendshëm bruto në kuartalin e dytë të vitit, teksa shtoi se përmes masave të propozuara “mafia do të pasurohet, ndërsa popullata do të varfërohet”.
Mickovski akuzoi se kartelat e pagesave për shtresën më të prekur sociale, si pjesë e masave paraprake, janë përdorur për ryshfet dhe blerje të votave në zgjedhjet e fundit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Legjenda e boksit, Mike Tyson ka rrëfyer se teksa ndodhej në burg, duke vuajtur dënimin për përdhunim, ka lënë shtatzënë një grua, e cila ishte punonjëse ...
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia është e gatshme të nisë bisedimet me Prishtinën. Mediat serbe shkruaj...
MALI I ZI– Mali i Zi ka marrë vendimin që të rikthejë masat shtrënguese për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19. Që ...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që sfiduesi i tij demokrat për zgjedhjet e 3 nëntorit, ish-nënpresidenti Joe Biden, të bëjë testin për d...
TIRANË- Pas përplasjeve ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nago-Karabakut ka reaguar NATO përmes përfaqësuesit Special të Sekretarit të ...
SHBA– Presidenti i SHBA, Donald Trump, ndërmjetësi në marrëveshjen Kosovë-Serbi ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, A...
UKRAINË– Një person, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë me 26 të vdekur në Ukrainë, më 25 shtator ka rrëfyer detaje të rënda. Mediat ndërkombëtare shk...
Siç njofton korrespondenti i Deutsche Welles në Erivan, kryeqytetin armen janë mbledhur në qendër turma njerëzish të gatshëm për të shkuar në frontin e l...
MAQEDONI- Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 të vdekur dhe 148 raste të reja me koronavirus në Maqedoni. Numri i pacientëve që e kanë fituar betejën me koro...
GREQI- Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona dhe janë regjistruar 218 raste të reja me koronavir...