Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
TRAGJIKE në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë vajza 3-vjeçare
19 Janar 2022, 08:19Nga DOSJA
ELBASAN– Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një vajzë 3-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e qytetit. Mësohet se fëmija mjekohej në shtëpi prej disa ditësh e në momentin që është dërguar nga familjarët e tij në spital, ka ndërruar jetë.
Vajza u dërgua në spital me temperaturë të lartë, kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake. E mitura nga fshati Kusarth i Elbasanit, mësohet se vuante nga bronko-pneunomia. Babai i të miturës është shprehur pas tragjedisë se ende nuk e kupton se përse vajza e tij ndërroi jetë, pasi mjekët i thanë se kishte thjesht virozë. Për mediat, Agim Ismaili pohoi se vajza merrte mjekimin në banesë prej 9 ditësh.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
TIRANË – “E ka martuar nëna me fiq, ne i kemi bërë me djersë e me dru e me grekun”. Kështu është shprehur njëri nga banorët, të cilit do ti shembet shtëpia...
TIRANË– Një banor i lagjes 5 Maji ka shpërthyer ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. Ai ka ironizuar që për të mos i prishur shtëpin...
LEZHË – Pëllumb Marashi drejtuesi i motoçikletës, i cili një natë më parë u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Shkodër kanë ndërruar jet...