LIVE UPDATES
Aktualitet

Stafi pedagogjik dhe disa nxënës me Covid-19, mbyllet shkolla e mesme në Korçë

19 Janar 2022, 08:55 Nga DOSJA
Stafi pedagogjik dhe disa nxënës me Covid-19, mbyllet shkolla e mesme

KORÇË – Mbyllet shkolla e mesme e agrobiznesit në qytetin e Korçës, ‘Irakli Tërova’ ka mbyllur dyert e saj për shkak të rritjes së infektimeve të nxnënësve dhe stafit të shkollës me Covid-19. Pas marrjes së këtij vendimi, mësohet se mësimi do të vijojë, por online.

Mungesa e stafit pedagogjik ditët e fundit si pasojë e prekjes me koronavirus, ka sjellë probleme me procesin e zhvillimit të mësimit, ndërsa në shkollë ditën e djeshme mësohet se ka pasur edhe mungesa nga ana e nxënësve, të cilët kanë shfaqur simptoma tipike të infeksionit.

Vendimi është marrë nga vetë drejtori i shkollës, Adrian Sheremeni. Kalimi nga skenari B në skenarin A, pra rikthim në zhvillimin e mësimit në klasë, sipas drejtorit të kësaj shkolle, do të jetë në varësi të situatës në ditët në vijim.

VENDIMI PËR MBYLLJEN E SHKOLLËS:

“Duke parë situatën e infektimeve të Covid-19, drejtoria e shkollës vendosi mbylljen e shkollës dhe kalim në skenarin dy, mësim online me platformat e ndryshme që i kemi përdorur në vitet e kaluara. Arsyeja e mbylljes është sepse kemi infeksione te nxënësit. Numër jo shumë të madh, por kryesorja është sepse kemi infeksione në stafin mësimor. Nga 11 mësimdhënës, pesë kanë rezultuar me Covid-19 ditën e djeshme. Duke pasur si qëllim parësor ruajtjen e shëndetit, menduam të kalojmë në këtë skenar nga data 18 deri në 28 janar. Nëse do të ketë negativizime në stafin mësimor, mund të rikthehemi në shkollë”, deklaroi Sheremeni duke shtuar më tej se në varësi të situatës do të merret vendimi për zhvillimin e mësimit pas kësaj date. Jo më pak problematike është edhe gjendja te nxënësit, një pjesë e mirë e të cilëve kanë shfaqur shenjat tipike të koronavirusit. “Shkolla jonë ka rreth 180 nxënës, të ndarë në dy drejtime, veterinari dhe bujqësi. Nga këta rreth 18-20 nxënës ishin me probleme, kollë dhe rrufë. Duke parë këtë situatë menduam ta mbyllim. Në ditët në vijim do të bëjmë edhe dezinfektimin e shkollës”, nënvizon drejtori teksa shton se me simptoma koronavirusi kanë rezultuar edhe dy nxënës që jetonin në konvikt, duke u bërë kështu potencial infektimi edhe për stafin. Sheremeni thotë se ata do të shkojnë në shtëpitë e tyre për të vijuar me mësimin online. Veç mësuesve e nxënësve, me COVID-19 ka rezultuar edhe sekretarja e shkollës. Situata e infektimeve në shkollat e tjera në qytetin e Korçës, nuk paraqitet alarmante, në raport me qytete e tjera. Të dhënat e fundit nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Korçë flasin për 7% mungesa nga ana e nxënësve. Por jo të gjitha lidhen me covid-19. Sa i takon stafit pedagogjik, rreth 30 mësues aktualisht figurojnë të infektuar. Këtë fillimvit, shifrat e COVID-19 janë shumëfishuar me infektime në masë në të gjithë vendin. Por që prej fundshtatorit, kur shkollat çelën dyert, ky është i pari institucion arsimor që detyrohet të mbyllë tërësisht dyert për të kaluar jo në skenarin e dytë (mësim midis prezencës fizike dhe asaj online), por në atë të tretë, tërësisht mësim përmes aparaturave teknologjike.

Situatë e rënduar infektimesh me Covid-19, paraqitet edhe në institucionet e tjera arsimore të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë-Pustec, por burime të siguruara pranë kësaj zyre thanë se deri tani nuk flitet për kalimin online të procesit mësimor.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adrian sheremeni covid 19 ne korce irakli terova mbyllet shkolla ne korce adrian sheremeni covid 19 ne korce irakli terova mbyllet shkolla ne korce

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës