LIVE UPDATES
Politike

Shkarkimi i Berishës, Basha: Shija e çlirimit mbaroi, tani na rëndon guri i provës

20 Dhjetor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Shkarkimi i Berishës, Basha: Shija e çlirimit mbaroi, tani na

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi se kënaqësia e lirisë brenda selisë blu pas shkarkimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga të gjitha funksionet e partisë zgjati pak pasi tashmë ka ardhur prova e ndryshimit të qeverisjes në Shqipëri. Në studion e emisionit “Real Story”, Basha shtoi se PD-ja është alternativa e vetme në Shqipëri për të sjellë ndryshimin. Sipas tij, partia është kthyer në vlerat e promovuara në vitet ’90 të PD-së.

Sokol Balla: Si është sensi i parë i të qenurit të themi i lirë? Pasi këtë përshtypje na keni dhënë, që tashmë Lulzim Basha është i lirë të jetë kryetar i opozitës shqiptare, jeni i çliruar më saktë?

Lulzim Basha: Dy fjalët që u përdorën më shpesh jo vetëm nga bashkëpunëotrët, por më shumë nga pjesëmarrësit në Kuvend, ishin një sens çlirimi pikërisht dhe ajri, frymëmarrje. Dhe padiskutim që këto ndikojnë edhe tek unë, ndonëse detyra e Kryetarit të partisë është që të mos merret peng nga ndjenjat e momentit, por të shikojë përtej tyre. Këtu në këtë studio, dy javë më parë më duket, kemi diskutuar për ndarjen për dikotominë dhe dualitetin dhe problematikën që kjo ka sjell në realitet dhe në perceptim. Dhe unë nuk dua të pretendoj sot se kam diçka të re për t’i shtuar saj që kam thënë para dy javësh për këtë apo se kam qenë i pasinqertë në aspektet që i takojnë përgjegjësisë time, sikundër edhe në shpërfaqjen e një pjese të vërtetës, siç është shpërfaqur në veçanti prej 9 shtatorit e tani. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Partia Demokratike me gjithë procesin e vështirë që po kalon është shpresa e vetme për daljen nga ky udhëkryq, sepse përballë kemi një qeveri, jo një parti të lodhur, të drobitur, të konsumuar, të ngrënë si rezultat i aleancave politike të krerëve të saj, me faktorët ekstrapolitikë të oligarkisë ekonomike, duke prodhuar korrupsionin, duke e shkatërruar mirëqenien e shqiptarëve, por dhe me krimin e organizuar siç kemi parë në dy rastet në zgjedhjet parlamentare dhe jo vetëm. Dhe në këtë kuptim në të njëjtën kohë që për shumë kënd, sikundër edhe për ju, një kritik i kahershëm i Partisë Demokratike, kaq i kahershëm sa ndoshta njerëzit e kanë harruar që keni qenë zëdhënës i një prej kryetarëve të Partisë Demokratike në vitit ’90, ndoshta ju kujtojnë dhe ju etiketojnë, si një mbështetës i flaktë dhe i përjetshëm i të majtës shqiptare

Sokol Balla: Kjo nuk ka interesuar shumë me thënë të drejtën

Lulzim Basha: Jo, po e bëj këtë hyrje për të thënë këtë gjë, që e ndiej kudo, e ndiej te demokratët, e ndiej te militantët, tek themeluesit, tek dhjetoristët tek ata që janë ndjerë të flakur prej vitesh, tek ata që janë ndjerë të anashkaluar, tek ata që janë ndjerë të zhgënjyer, edhe tek ata që janë të zhgënjyer me mua, me vendimet e mia. Por bashkë me këtë sens lirie të cilit i gëzohet shumëkush, edhe qytetarët që nuk kanë të bëjnë me Partinë Demokratike.

Sokol Balla: Dhe kjo është më e rëndësishme për ju në fakt.

Lulzim Basha: Padiskutim! Në veçanti ajo pjesë e shoqërisë që nuk e shet dhe nuk e blen votën, shtresa e mesme, intelektualët, elita e vendit. Ka nevojë për besim tek politika, bashkë me këtë nuk mund të them që momenti i për ta shijuar një sens të tillë çlirimi të Partisë Demokratike nga pesha e rëndë e të shkuarës. Nuk zgjati shumë sepse vjen në mënyrë të menjëhershme, siç në fakt i një dozë të madhe realizmi e keni bërë dhe me sinkronin tuaj hapës, bashkë me përgjegjësitë e jashtëzakonshme, në veçanti në kushtet ku ndodhet Shqipëria për ta kthyer këtë identitet të rigjetur të Partisë Demokratike që lindi si parti e shpresës, lindi si partia e lirisë. Për të gjithë ata që mbajnë mend kur lindi kjo parti dhe për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, se s’kishin lindur dhe sot janë 31-vjeçarë, do t’ia kujtojmë që lindi në ditët më të errëta të Shqipërisë dhe lindi si partia e shpresës. Partia e lirisë, mbi ne tani rëndon guri i provës për të rikthyer besimin tek politika si një instrument ndryshimi dhe jo si një instrument përkeqësimi , korrupsioni alizhverishesh që në fund të fundit rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve. Guri i provës tani është tek ne, tek Partia Demokratike e Shqipërisë, askush nuk pret më dhe me të drejtë asgjë nga Edi Rama dhe nga konspiracioni i tij aktual në Partinë Socialiste. As vet socialistët nuk presin më asgjë prej tij. Dhe kjo është një barrë jashtëzakonisht e madhe.

Sokol Balla: Liri vjen me përgjegjësi të mëdhaja.

Lulzim Basha: Vjen me përgjegjësi të mëdhaja dhe ky është edhe lajtmotivi i bisedave që kemi zhvilluar në këto 48 orë që nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike referendumi kunder bashes sali berisha kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet