Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Komisioni Parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta nisi administrimin e provave mes tyre edhe një përgjigje nga SHISH.
SHISH di diçka për presidentin Ilir Meta por e gjithë përgjigja, mban mbishkrimin sekret. Në kushtet e anonimatit një prej anëtarëve të komisionit që e ka lexuar shkresën e SHISH i tha Top Channel se janë disa informacione që SHISH ka mbledhur për kreun e shtetit, para dhe gjatë fushatës elektorale. Këto informacione të administruara nga komisioni hetimor, tregojnë se presidenti Meta për SHISH ka qene “subjekt me interes” dhe se agjentët në terren janë ngarkuar të monitorojnë takimet dhe lëvizjet e presidentit.
Sot ishte afati i fundit për presidentin Meta, për të dëshmuar në komision gjë e cila nuk ndodhi pasi javën e shkuar presidenca i dërgoi një letër komisionit ku theksonte se “nisma të ndërmarra në mënyra dhe forma të tilla janë hakmarrje pse jo dhe puc institucional apo grusht shteti”.
Përballë kësaj përgjigje sfiduese të presidentit sekretarja e komisionit hetimor socialistja Klotilda Ferhati pati këtë propozim.
Klotilda Ferhati: Kodi i procedurës penale e parashikon edhe marrjen me forcë. Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision.
Ky propozim u mbështet nga anëtari Spartak Braho por deputetja Ferhati u shpreh se më mirë preferoj mos ta vëmë në zbatim.
Komisioni hetimor e deklaroi dhe e votoi të mbyllur procedurën e hetimit pasi administroi nga AMA të gjitha deklarimet e presidentit në televizionet lokale dhe kombëtare përfshi informacione nga SHISH, Policia e Shtetit dhe prokuroria.
Pjesë e provave janë edhe përgjigjet e dy eksperteve ligjor si dhe dy punime të bibliotekës së kuvendit me precedentët e shkarkimit të presidentëve në botë.
Kryetari komisionit Alket Hyseni pasi tha se “Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit” tregoi se kur raporti paraprak dhe ai final do të jenë gati ti për shkuar për votim kuvendit./Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor, vendimin për Gjirokastrën. Kjo lëvizje vjen pas rrëzimit të kërkesës që u bë në KAS...
TIRANË– Besnik Mustafaj, personi kyç që hartoi listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike është përballur me disa pyetje që kish...
FIER– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka takuar stafin e përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk në Spitalin e Ri M...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Manëz, aty ku pa nga afër procesin e rindërtimit të disa banesave.Një prej familjeve e f...
TIRANË– Zgjedhjet në PD për kryetarin e partisë do të mbahen me 13 qershor dhe zyrtarisht në garë janë katër kandidatë. Lulzim Basha (kreu aktual), Fatbard...
TIRANË- Mbledhja e djeshme e Kryesisë së Partisë Demokratike është përfshirë nga debate mes anëtarëve. Lulzim Basha, kryetari aktual preferoi të mos merrte...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Hetimor, i ngritur për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni ka mbyllur hetime për Kreun e Shtetit si ...
BRITANI– Gazeta britanike “The Sun” ka njoftuar se verën e ardhshme kryeministri Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds do të martoh...
TIRANË– Partia Demokratike ka dënuar sulmin me tritol në banesën e kreut të degës së PD në Shijak, Ilgner Vora. Në një reagim për mediat, PD shpreh solidar...
TIRANË- Anëtarja e Komisionit Hetimor për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Klotilda Bushka është shprehur se Kreun e Shtetit, pavarësisht re...