LIVE UPDATES
Ekonomi

Shifrat e Eurostat: Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë nga emigracioni në rajon

23 Maj 2019, 12:27 Nga DOSJA
Shifrat e Eurostat: Shqipëria me tkurrjen më të madhe të

SHQIPËRI- Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë.

Për më tepër dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fundit, siç tregojnë dhe kërkesat e larta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për numrin e popullsisë (6.6 aplikime për 1,000 banorë, dhe e dyta pas nesh është janë gjeorgjianët, me 4.6 aplikime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime). https://www.monitor.al/19-mije-shqiptare-aplikuan-per-azil-ne-be-ne-2018-n-te-paret-ne-bote-ne-raport-me-numrin-e-popullsise/.

Në total nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, sipas të dhënave të mëparshme të Eurostat.

Kjo mani për të ikur po reflektohet dhe në shifrat e popullsisë.

Të dhënat e fundit të Eurostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017, teksa më shumë persona ikin, sesa kthehen .

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2 (shih grafikun).

Për Turqinë norma neto e migracionit ishte pozitive (1.6 për 1.000 banorë),  ndërsa për Maqedoninë, Bosnjën dhe Serbinë, flukset migratore pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Në kahun tjetër, Shqipëria vijon të ketë një shtesë natyrore pozitive, ndonëse minimale, me lindjetqë i kalojnë vdekjet dhe norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte rreth 3 për 1,000 banorë.

Shtesa natyrore e popullsisë është veçanërisht e lartë në Kosovë dhe Turqi, ku norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte 11.4 për 1 000 banorë në Kosovë dhe 10.8 për 1 000 banorë në Turqi. Në kontrast, vdekjet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi i kalojnë lindjet dhe si rrjedhojë shtesa natyrore e popullsisë ra me 2.0 për 1 000 banorë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me 5.5 për 1 000 banorë në Serbi.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një normë bruto të lindjeve prej 10.7 për 1,000 banorë, duke u renditur e katërta pas Kosovës (16.8), Turqisë (16.1), Malit të Zi (11.9), ndërsa në fund renditet Bosnja (8.3).

Për vdekjet kryeson Serbia me 14.8 vjekje për 1,000 banorë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta, pas Malit të Zi (10.5), Bosnjës (10.4), Maqedonisë së Veriut (9.8). Norma më e ulët e vdekjeve është në Kosovë (5.4).

Serbia ka dhe popullsinë më të plakur, me 20% të saj që është mbi 65 vjeç, por ky tregues mbetet i lartë dhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi me rreth 15.16%. Më e ulëta, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç është në Kosovë dhe Turqi, me rreth 10%.

Turqia dhe Kosova kanë dhe popullsinë më të re, me 23-25% të saj që e zënë të rinjtë nën 15 vjeç, ndërsa në Shqipëri, pesha e atyre që janë nën 15 vjeç ishte rreth 185 në 2017-n.

Marrë nga: Monitor

(a.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale emigracioni eurostat tkurrja e popullsise emigracioni eurostat tkurrja e popullsise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet