"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
28 Shkurt 2021, 19:44Nga DOSJA
BOTË- Projekti i Universitetit të Oksfordit “Our World in Data”, ka publikuar të dhënat se si po ecën vaksinimi kundër Covid-19, në të gjithë botën.
Në një artikull, që është publikuar nga ‘New York Times‘deri më tani janë shpërndarë 234.1 milionë doza të vaksinave anti-COVID, e barabartë me 3.1 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i madh midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, me shumë vende që ende nuk kanë marrë një dozë të vetme.
Një person i vaksinuar, quhet dikush që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe një person plotësisht i vaksinuar, quhet kur ka marrë të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës. Për vaksinën Pfizer-BioNTech, një person i cili është “plotësisht i vaksinuar”, thuhet kur ka marrë dy doza.
Shtetet, po përballen me mungesë vaksinash për shkak të kërkesave të shumta, por disa vende e kanë arritur të vaksinojnë një pjesë të mirë të popullsisë. Izraeli mban vendin e parë për më shumë persona të vaksinuar, pasi ka shpërndarë 89.6 doza për 100 persona, ndërkohë që në vendin e dytë është Seychelles me 77.6 doza për 100 qytetarë. Ndërkohë, shihet se Kosova nuk është fare në listë.
Po ku radhitet Shqipëria?
Shqipëria, renditet në mesin e vendeve që kanë marrë më shumë se 10 mijë doza të vaksinave, pra në vendin 62-të me 0.4 doza për 100 persona. Sipas “Our World in Data”, në të gjithë botën po përdoren 9 vaksina të ndryshme, por vendin e parë e mban ajo e Pfizer dhe Biontech.
10 shtetet me më shumë vaksinime:
Israel – 89.6 doza për 100 njerëz
Seychelles – 77.6 doza për 100 njerëz
United Arab Emirates – 61.6 doza për 100 njerëz
United Kingdom – 30 doza për 100 njerëz
United States – 21.2 doza për 100 njerëz
Serbia – 20 doza për 100 njerëz
Maldives Islands – 19.3 doza për 100 njerëz
Bahrain – 18.7 doza për 100 njerëz
Chile – 17.9 doza për 100 njerëz
Malta – 15.2 doza për 100 njerëz.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor, Fushë Krujë- Vorë, ku si pasojë është plagosur një person. Burime bëjnë me dije, se një mjet ka ...
TIRANË- Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur, Kujtim Gjonaj, ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19, në moshën 74- vjeçare. Deri më ta...
MORINË- Radhë të gjata kilometrike janë krijuar në Morinë drejt Kosovës. Siç, shihet në një video të siguruar nga Abcnews, qindra automjete që kanë ...
SHQIPËRI- Lufta me COVID-19 vazhdon të mbetet e ashpër në të gjithë botën, por shqiptarët luftojnë me veten për të përballuar edhe kostot financiare të sëm...
TIRANË- Rreth 50 kamera sigurie të sekuestruara nga Policia e Tiranës pritet të hedhin dritë mbi identifikimin e autorëve që morën pjesë në vrasjen e 66-vj...
VLORË – Një muaj pas dëmtimit nga shirat më 25 janar, rruga Vlorë-Orikum në zonën e Jonufres, vijon të jetë në të njëjtën gjendje…Rreth 50 metra të k...
TIRANË- 21 të vdekur dhe 952 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar, ndërkohë q...