Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Sherr për pronën dhe dhunë për motive të dobëta, arrestohen 3 persona në Dibër
29 Mars 2019, 09:41Nga DOSJA
DIBËR– Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre persona gjatë 12 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se një 33-vjeçar ka rënë në pranga pasi po konflktohej me një tjetër person për motive pronësie.
Bëhet fjalë për shtetasin A.M, 33 vjeç, banues në Dibër, i cili u arrestua në flagrancë teksa goditi në pjesën e fytyrës shtetasin A.M, 52 vjeç. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Sipas njoftimit zyrtar mësohet se L.Gj, 31 vjeç, O.Sh, 37 vjeç, të dy banues në Dibër, u vunë në pranga, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin M.(S).D, 35 vjeç, banues në Dibër.
35-vjeçari ndodhet në spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi zyrtar i policisë
Dibër
Gjatë 12 orëve të fundit arrestohen në flagrancë 3 shtetas
Parandalohet një konflikt pronësie mes dy shtetasve, arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar
Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë pasi janë konfliktuar dhe kanë dhunuar me mjete të forta një 35-vjeçar
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër , kanë marrë njoftim se në njësinë administrative Muhurr, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve ku mund tu përshkallzonte në përmasa të mëdha.
Menjëherë është organizuar puna duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, ku u arrestua në
flagrancë shtetasi :
A.M, 33 vjeç, banues në Dibër
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës shtetasin A.M, 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
L.Gj, 31 vjeç,
O.Sh, 37 vjeç, të dy banues në Dibër
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin M.(S).D, 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet për shtetasit e lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, dhe 27 qytetarë të tjerë janë proceduar nga Policia për pjesëmarrjen e tyre në prot...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës kohët e fundit është vënë nën akuza për ndërtimet e shumta në Tiranë. Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Veliajt për nj...
Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës përsa i përket festimeve për 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO.M...
Holandë: Gazeta më e madhe në Holandë ‘De Telegraaf’ së fundmi ka publikuar një shkrim lidhur me kërkesën e disa partive politike në këtë shtet që kërkojnë rikt...
FUSHË KRUJË- Shqetësim i madh për zonën e Fushë Krujës janë bërë qentë e rrugës, të cilët në pamundësi të një strehe apo ushqimi, me lehjet e tyre fri...
Tiranë- Analisti Fatos Lubonja mbërmjen e djeshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” në “News 24” foli për kongresin e Partisë Socialiste dhe theksoi se Rama po ...
Tiranë- Për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan, gazetarja Klodiana Lala shprehet se ka dyshime se vrasja është bërë me pagesë. Ajo ka theksuar në emision...
TIRANË- Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Tiranë- Analisti Andi Bushati ka komentuar dekatatat e Edi Rama nga Kongresi i PS-së, teksa ky i fundit analistët dhe gazetarët i etiketoi si derra, kadrinj, ka...
Tiranë- Në 2018-n numri i shqiptarëve rezidentë në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Pjesa më e mad...