LIVE UPDATES
Politike

Shembja e TK, Rama për Le Monde: Artistët kërkonin godinë të re, shumë media më krahasuan dhe me Hitlerin

31 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Shembja e TK, Rama për Le Monde: Artistët kërkonin godinë

TIRANË- Shembja e Teatrit Kombëtar vijon të jetë një ndër temat kryesore për mediat ndërkombëtare. Prestigjiozia Le Monde ka botuar sot një shkrim të Kryeministrit Edi Rama, i cili shpjegon se përse e ka shmebur godinën. Në shkrim Rama ka theksuar se prishja e ndërtesës së vjetër të Teatrit Kombëtar në zemër të Tiranës është bërë për tu zëvendësuar nga një ndërtesë e re.

SHKRIMI I PLOTË

 “Budallallëku dhe mençuria janë kaq të lehta për t’u kapur, po aq sa sëmundjet infektive”, ka shkruar William Shakespeare. “Pra, zgjidhini miqtë tuaj me kujdes”, shtoi ai. Dikush mund ta pyes veten se çfarë do të mendonte Shekspiri, virtuozi i madh i Teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm që ne e quajmë sot dezinformim dhe epideminë e të pavërtetave. Kështu që ai do të shqetësohej për të parë se sa gënjeshtra dhe lajme të cunguara po përhapen në botën tonë sot, duke kërkuar që e vërteta së pari të tërhiqet përmes baltës përpara se të dilte dhe pastaj të pushtonte, ndërsa faktet më pas duhet t’i nënshtrohen një kalimi të gjatë të shkretëtirës përpara se të arrinin në mënyrë të sigurt Në maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrimin e ndërtesës së ish-Teatrit Kombëtar në Tiranë, pas deklaratave të përsëritura për një kohë të gjatë nga agjensia kombëtare shqiptare përgjegjëse për inspektimiin e ndërtesës, sipas të cilit kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurt dhe më pas duhej të prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar në të njëjtin vend.

Një kompleks i ndërtuar në vitin 1939

Ndërkohë që kishte filluar puna për prishjen e godinës së Teatrit, disa parti politike organizuan një demonstratë  masive ku për fatin e keq u përshkallëzua, duke bërë që  dy oficer të policisë të përfundonin në spital.  Nuk pati asnjë protestues të plagosur.  Ndërsa kritikët e projektit të ri, në realitet mjaft të paktë në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimisë kombëtare dhe historisë kulturore. Ky është edhe një ilustrim i përsosur që tregon se si informacioni i cunguar në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në një gënjeshtër të madhe, duke i shtuar kësaj fatkeqësinë e botës, siç e thotë aq mirë Albert Camus. Ashtu sikurse shprehen edhe  ekspertët e trashëgimisë, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutisht asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërruar, të ndërtuar në 1939-n si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një projekt i ri i paraqitur në vitin 2018

I ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm. E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur. Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare. Për ironi, disa prej tyre kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për të ndërtuar një qendër tregtare në vendin e tij. Duke marrë këtë informacion pa verifikuar faktet, shumë burime të medieve përdorën fjalë shumë të ashpra për këtë prishje si një ilustrim të tendencave autoritare, madje përdorën si krahasim edhe Hitlerin.

E gjitha kjo, pa verifikuar faktet dhe pa përmendur fare procesin e saktë të konsultimit publik me qytetarët që u zhvillua në lidhje me këtë teatër dhe që zgjati dy vjet e gjysmë. Planet për Teatrin e ri u zbuluan për herë të parë në një takim në 2018, i transmetuar edhe në televizion, me pjesëmarrjen e artistëve dhe të gjithë palëve të interesuara, gjithashtu edhe të autorit të projektit të ri, arkitektit danez me famë botërore, Bjarke Ingels.

Një projekt i ri i aprovuar nga shumica

Pasuan 12 konsulta publike të ndjekura nga zyrtarët e bashkisë së qytetit. U zhvilluan gjithashtu dhjetëra takime  gjithëpërfshirëse me institucione, aktorë të veçantë, krijues, prodhues, arkitektë, ekspertë të trashëgimisë kombëtare dhe akademikë. Përgjatë  këtyre dy viteve, një shumicë shumë e qartë e aktorëve shprehën marrëveshjen e tyre për projektin e një teatri të ri kombëtar: 101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit Kombëtar deklaruan mbështetjen e tyre përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një godine të re në vendin e ndërtesës së vjetër.  Teksa këtë vit ne festojmë 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, projekti i ri do të japë një kontribut pozitiv në peizazhin urbanistik të Tiranës, një qytet që ne e kemi modernizuar me sukses duke ruajtur, rivendosur dhe forcuar trashëgiminë arkitekturore, historike dhe kulturore të pamohueshme.

Rinovimi arkitekturor i Tiranës

Këto përpjekje madje janë shpërblyer përgjatë viteve me çmime të shumta ndërkombëtare, ku i fundit ishte çmimi prestigjioz Europian i Barcelonës për sheshin qendror të Tiranës si hapësira më e mirë publike e ndërtuar në Europë tre vjet më parë, në 2017. Duhet shtuar se ne sapo kemi mbaruar punimet e rinovimit total të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej 12.000 metrash katrorë si dhe një teatër të ri multifunksional në qendër të qytetit, të pajisur me dy salla me 450 dhe 150 vende, pasi rikuperuan një zonë të vjetër industriale, të braktisur për 25 vjet. Megjithatë për fat të keq, unë pres që një pakicë e parëndësishme, por aktive të vazhdojë të shpërndajë broshurat dhe deklaratat e rreme për një ndërtesë historike që nuk ka qenë asnjëherë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama le monde shembet teatri kombetar edi rama le monde shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet