LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Zbardhet komunikimi Fusha-Veliaj-Kumbaro-Agaçi (DOKUMENTET)

24 Maj 2020, 06:44 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Zbardhet komunikimi

Tiranë- Një ditë pasi biznesmeni Shkëlqim Fusha pranoi se plani i tij për ndërtime pas zonës së teatrit vijon të jetë aktiv, TvT zbardh korrespondencën mes kompanisë dhe institucioneve lokale dhe qëndrore që u përfshinë në avancimin e projektit për Teatrin dhe kompleksin e ndërtesave pas tij.

Në 16 shkurt të vitit 2018, kompania “Fusha” zyrtarizoi me një shkresë drejtuar Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës planin e tij për të ndërtuar godina shërbimi në zonën e Teatrit Kombëtar.

Si pjesë e zhvillimit të zonës, Fusha propozoi t’i vendosej në dispozicion trualli me sipërfaqen e plotë të Teatrit Kombëtar në këmbim të rindërtimit të godinës bashkë me një parking nëntokësor, ndërsa pjesa e tjetër e truallit do t’i mbetej për investime kompanisë në fjalë.

Zona e propozuar me interes zhvillimi, është e fundit hapësirë në qendën e Tiranës që ka mbetur pa zhvilluar, duke konsideruar që edhe institucionet shtetërore përreth i janë nënshtruar rikonstruksionit. Për këtë arsye, zhvillimi do të plotësojë si hallkë e fundit, gjerdanin e ndryshimeve që qendra e Tiranës ka pasur gjatë viteve.

Vetëm një javë më vonë, më 23 shkurt 2018, kryebashkiaku Erion Veliaj ia ka përcjellë këtë interesim zyrtar sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, z.Engjëll Agaçi, me këtë shkresë ku i kërkon të vlerësojë këtë propozim.

I nderuar zoti Aga… Bashkia Tiranë, në kuadër të ushtrimit të funksioneve dhe përgjegjësive të saj në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, si dhe atyre në fushën e kulturës, lidhur ngushtë këto me plotësimin e kushteve bashkëkohore për organizimin e tyre, po ju përcjellim për t’u shqyrtuar dhe vlerësuar nga ana juaj shprehjen e interesit të paraqitur nga ana e shoqërisë “Fusha shpk” dhe marrjen e hapave të mëtejshëm mbi këtë propozim të paraqitur.

Ministria e Kulturës, si një nga institucionet e vëna në dijeni më 29 mars i shpeh sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi mungesën e fondeve për ndërtimin e një godine të re për Teatrin Kombëtar sipas standardeve bashkëkohore, por edhe nevojën për detajimin e statusit juridik të këtyre pronave.

Më datë 14 maj po të vitit 2018, Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje Ministrisë së Kulturës  ku kërkon hartimin e një ligji të posaçëm për të lejuar legjitimitetin e marrëdhënies mes shtetit dhe privatit për dhurimin e pronës ndaj investitorit të mundshëm “Fusha Sh.P.K”, sipas një forme bashkëpunimi të propozuar nga vetë investitori.

Një propozim konkret i dërguar nga investitori i mundshëm “Fusha Shpk”është rregullimi i kësaj marrëdhënieje me një ligj të posaçëm, të miratuar nga Kuvendi i Republikëës së Shqipërisë, sipas disa praktikave të ndjekura deri më tani.

Një ditë më vonë, Ministria e Kulturës ngre një grup pune lidhur me kërkesën e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar. Ky grup u përbë nga shtatë anëtarë, me në krye Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako. Pas grupi i punës monitoroi dhe përcolli të dhënat e deriatëhershme, Ministria e Kulturës, më datë 17 maj po të vitit 2018, i drejtohet Këshillit të Ministrave.

Në letërkëmbim, ministria njoftoi se grupi i punës duke parë kompleksitetin në fjalë të çështjes propozon përfshirjen edhe të institucioneve të tjera si Ministria e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës. Në korrik, Kuvendi i Shqipërisë hartoi ligjin e posaçëm në emër të kompanisë “Fusha SHPK”, duke synuar lidhjen e marrëdhënieve mes shtetit dhe privatit për zhvillimin e zonës urbane. Deri më sot, pas afro dy vitesh, rrjedha e çështjes së Teatrit është ndryshuar disa herë për shkakt të kundërshtimit të komunitetit të artistëve.

Kryeministri Rama ka deklaruar se projekti i Teatrit do të zhvillohet pa kulla dhe se godina e re do të financohet nga shteti. Por biznesmeni Shkëlqim Fusha në intervistën ekskluzive dhënë për TvT tha se qëndron në të njëjtin projekt për zhvillimin e pronës së tij private në truallin e Teatrit Kombëtar duke lënë ftesë të hapur për bashkëpunim me bashkinë.

Marrë nga TVT

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet