SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
BE- Parlamenti Europian i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nëpërmjet kryetares së Nënkomisionit të PE për të Drejtat e Njeriut, Maria Arena. Në përgjigje thuhet se PE po monitoron të gjithë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me këtë çështje.
LETRA E PLOTË:
Faleminderit për emailin tuaj të 3 Qershorit 2020 drejtuar Presidentit të Parlamentit Europian në lidhje me shembjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Unë po ju përgjigjem në cilësinë time si Kryetare e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut. Besoj fuqimisht se ruajtja e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat kulturore përfshin ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe si pasojë, zbatimin e plotë të Konventës së UNESCO-së, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Organet parlamentare përkatëse të Parlamentit Europian, përfshirë Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut, po monitorojnë progresin në këto fusha. Kjo veçanërisht përfshin forcimin e institucioneve dhe praktikave demokratike në vend. Në këtë drejtim, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që të gjitha hapat e nevojshme nga Shqipëria po merren seriozisht në kontekstin e procesit të negociatave të një vendi për t’u anëtarësuar në BE. Rekomandimet tuaja në këtë drejtim janë të mirëseardhura dhe të vlerësuara vërtet. Aktualisht, dhe si pjesë e masave të Parlamentit Europian për të penguar përhapjen e pandemisë COVID-19, seancat dëgjimore të Komisionit janë ende të kufizuara. Prandaj, unë kam marrë lirinë e transmetimit të emailit tuaj te eurodeputetja Znjsh. Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme dhe Z. Manolis Kefalogiannis, Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të cilët i monitorojnë nga afër të gjitha çështjet që lidhen me vendin tuaj. Më lejoni t’ju siguroj se Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të ndjekë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me çështjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, me qëllimin për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri. E juaja sinqerisht,
Maria Arena
Më 3 qershor, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgoi një letër presidentit të Parlamentit Europian David Maria Sassoli. AMT kërkoi zhvillimin e një dëgjese speciale me aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile, në PE, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në letër paraqiteshin edhe përpjekjet e AMT për të ndaluar shembjen e Teatrit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi e ka gjetur mënyrën sesi të merret me kohën e lirë në Kuvend. Dosja.al vëzhgoi deputetin dhe në koh...
TIRANË- Që prej orës 11:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur seanca në Kuvend, ku nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes deputetëve. Por, shumë nga dep...
TIRANE- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë lajmin sot në Kuvend se shumë shpejt, pagat e punonjësve të Policisë në Burgje do të barazohen me pagat e...
TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në seancën e sotme plenare vlerësoi mazhorancën dhe opozitën që arriti dje dakordësinë në Këshillin Politik p...
TIRANË– Deputeti Erion Piciri ka mbajtur gjithashtu një fjalë të shkurtër në Kuvend, të cilën e ka nisur duke u ankuar për kohën që i është caktuar.Më pas,...
TIRANË- Tensione dhe debate edhe mes opozitës së re. Deputetët janë të ndarë në disa grupe, ku një mbështet Myslym Murrizin dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor...
TIRANË- Përplasje në Kuvend mes deputetit Ralf Gjoni dhe Halit Valteri. Por si nisi sherri mes tyre? Teksa Gjoni po fliste nga foltorja, në një moment ka n...
TIRANË- Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputetë duke shënuar kështu “de facto” edhe nisjen e fushatës elektorale. Në mble...