LIVE UPDATES
Politike

Aleanca për Teatrin letër OSBE-së, Thomas Greminger: Palët të presin vendimin e Gjykatës së Lartë

25 Korrik 2019, 17:28 Nga DOSJA
Aleanca për Teatrin letër OSBE-së, Thomas Greminger: Palët

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar ditën e sotme  një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku i kërkonin që në kuadër të takimeve që po zhvillon në Tiranë, të takohet dhe me ta.

Në këtë letër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka ngritur akuza të forta për kryeministrin Edi Rama, ku shkruhet se si ai po përfiton nga fakti që nuk ka gjykatë Kushtetuese dhe ka “kapur” Ekzekutivin.

Ndërsa në përgjigje të kërkesës së tyre, Greminger thekson se të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Letra e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar:

Ne, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grup artistësh dhe qytetarësh që jemi bërë bashkë për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar, ju kërkojnë në mënyrë miqësore dhe do ishim shumë të nderuar, të takonim delegacionin tuaj gjatë vizitës suaj këtu. Ndërkohë që në syrin e publikut të huaj çështja e Teatrit mund të duket një problem i brendshëm ne mund  t’ju garantojmë ju se është fakt i qartë i mishërimit të krizës politike në Shqipëri.

Shpronësimi i truallit publik dhe privat që rrethon Teatrin Kombëtar është bërë i mundur nga një i ashtuquajtur ligj special. Gjithçka që vjen më pas, nuk është gjë tjetër veç legalizimit të vjedhjes, e bërë e mundur falë faktit që Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese për të paktën dy vjet. Mungesa e një Gjykate Kushtetuese, rezultat i të ashtuquajturës ‘reforma në drejtësi’, i ka dhënë mundësi qeverisë të pushtojë çdo pushtet vendimmarrës në Shqipëri.

Nuk e ekzagjerojmë aspak kur themi se qeverisemi nga dekretet  dhe çdo vendimmarrje, sado e rëndë mund të jetë, është e lejueshme, për sa kohë që qeveria e aprovon. Z. Sekretar i Përgjithshëm, Komuniteti ndërkombëtar i ka kushtuar shuma të mëdha monetare dhe burime njerëzore për të ndërtuar një demokraci funksionale, shtet ligjor, ndarje të pushteteve dhe balancave në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk ekziston në këtë moment dhe Ekzekutivi, i kontrolluar personalisht nga kryeministri Rama, është totalisht i shfrenuar, ashtu siç tregon edhe çështja e Teatrit Kombëtar. Ne besojmë se do ishte një gabim fatal, gabim i cili do dëmtonte besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare, nëse një gjendje e tillë do lejohet të vazhdojë.

Në takimin tonë ne do donim të diskutonim një rrugëzgjidhje të mundshme për krizën dhe si rikthimi i shtetit ligjor do të ndihmonte Teatrin Kombëtar si dhe të gjithë vendin. Çdo informacion tjetër teknik që ju mund t’ju duket i nevojshëm lidhur me çështjen, mund t’ju vihet në dispozicion. Ne jemi në pritje të një takimi nga ju dhe Prania në Shqipëri e OSBE.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku i kërkonin që në takimet që po zhvillon në Tiranë të takohet dhe me ta.

Përgjigja e Thomas Greminger: 

Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,
Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht.

Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.
Përshëndetje më të përzemërta,
Thomas Greminger.

Situata gjatë natës ka kaluar e qetë, ndërsa në mëngjes janë shtuar qytetarët që mbështesin kauzën. Në mesditë është nënshkruar marrëveshja mes PD dhe Aleancës që ku shtohet se kur opozita të vijë në pushtet Teatri, të shpallet monument kulture dhe të anulohet ligji special. Rama ka reaguar tre herë duke sulmuar artistët, ndërsa  Veliaj ka thënë se projekti do të shkojë deri në fund.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar thomas greminger aleanca per mbrojtjen e teatrit ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar thomas greminger

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje