Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Z.Thomas Greminger.
Meta e falenderoi për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së në vitin 2020.
“Kjo është sipërmarrje madhore, që kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në vend”, – theksoi Meta.
Pasi e informoi për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi, Kreu i Shtetit i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize.
“OSBE ka një rëndësi të posaçme për sigurinë euro-atlantike dhe për Shqipërinë në veçanti. Është organizata e parë shumëpalëshe në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe që ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.
Për rivendosjen e funksionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur.
Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, – theksoi kreu i shtetit.
“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize”, – deklaroi Meta.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një grup i vjetër socialistësh kërkojnë “vetëngrirjen” e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla. Kjo për shkak të hetimeve të nisura nga pr...
Tiranë- Ylli Manjani ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama reagoi pak më parë me disa fjalë të ish-deputetes dhe aktores ...
TIRANË- Ish-ministri i Financave në qeverisjen socialsite, Arben Malaj ka reaguar sërish në lidhje me protestën e artitëve kundër shembjes së Teatrit Kombë...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger i bën thirrje klasës politike që të zgjidhë krizën e krijuar përmes një dialogu gjithëpërfshirës....
TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha, në emër të opozitës, firmosi me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar një kontratë që e angazhon opozutën të mbëhstesë v...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e tek Teatri Kombëtar, duke i quajtur ata që po protesojnë si një minorancë të zhurmshme dhe ...
Tiranë- Për shembjen e Teatrit Kombëtar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se projekti i ri i Teatrit do të zhvillohet. Ai ka theksuar se pro...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas marrjes në pyetje ka dhënë një deklaratëepër meidat. Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belg dh...
GJIROKASTËR- Grigor Tavo ka marrë para nga Bashkia Gjirokastër deri ditët e fundit përpara se të dorëhiqej si president i klubit. Sipas informacioneve mëso...
Tiranë- Për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama. Në një postim në Instagram Rama ka publikuar një shprehje të...