Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Urdhri i ri i Presidentit Joe Biden për vaksinim të detyrueshëm kundër COVID-19, ka bërë që guvernatorët republikanë që kërcënojnë me padi. Një qëndrim që zoti Biden e ka cilësuar si zhgënjyes.
Administrata po përgatitet për një përplasje tjetër të madhe mes pushtetit federal dhe atij shtetëror. Por ndërsa shumë detaje rreth udhëzimeve të reja mbeten ende të panjohura, Presidenti Biden duket se gëzon një bazë të fortë ligjore për të nxjerrë një urdhër të tillë në emër të garantimit të sigurisë për shëndetin e punonjësve, sipas disa ekspertëve të intervistuar nga agjencia “Associated Press”.
“Ata (administrata) janë në një pozitë mjaft të fortë duke pasur parasysh provat që sugjerojnë fuqimisht shkallën e rrezikut që individët e pavaksinuar paraqesin, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët“, thotë profesori i Drejtësisë në Universitetin e Konektikatit, Sachin Pandya.
Republikanët denoncuan me shpejtësi vendimin për imunizim të detyruar që mund të ndikojë tek 100 milionë amerikanë. Ata thanë se do të ngrenë padi kundër këtij vendimi gjë mund ta bëjnë edhe ato kompani private që zgjedhin t’i rezistojnë kërkesave për imunizim.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott e quajti vendimin një “sulm ndaj bizneseve private”, ndërsa Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster premtoi se “do të përpiqet deri në fund për të mbrojtur lirinë dhe mënyrën e jetesës” së çdo banori të shtetit të tij. Komiteti Kombëtar Republikan ka thënë gjithashtu se do të padisë administratën “për të mbrojtur amerikanët dhe liritë e tyre”.
Rastet e tilla mund të paraqesin një përplasje tjetër mes autoriteteve shtetërore dhe federale në një kohë kur Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Biden tashmë po padit Teksasin për ligjin e tij të ri shtetëror që ndalon shumicën e aborteve, duke argumentuar se ai u miratua “në kundërshtim të hapur me Kushtetutën”.
Shtëpia e Bardhë po përgatitet për sfida ligjore dhe beson se edhe nëse humbet disa prej çështjeve, miliona amerikanë do të marrin doza për shkak të kërkesave të reja, duke shpëtuar jetë dhe parandaluar përhapjen e virusit.
Presidenti Biden i ka kërkuar Administratës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë të mbikëqyrë respektimin e urdhrit. Jeffrey Zients, koordinatori i përgjigjes ndaj koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë paralajmëroi se “nëse një kompani refuzon të ndjekë standardin, gjobat mund të jenë mjaft domethënëse”.
Gjykatat kanë mbështetur kërkesat për vaksinim si kusht për punësim, si para pandemisë ashtu edhe pas, në sfidat e ngritura nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, thotë Lindsay Wiley, drejtoreshë e Programit për Ligjin dhe Politikën e Shëndetit në Universitetin Amerikan në Washington.
Ajo thotë se udhëzimet e zotit Biden mbi vaksinat mund të jenë më të hapura për padi rreth asaj nëse administrata ndoqi procesin e duhur për t’i zbatuar ato.
Vaksinimi “është politizuar dhe ka shumë gjykatës republikanë të cilët mund të jenë armiqësorë ndaj urdhrit, për arsye politike”, thotë Michael Harper, një profesor në Universitetin e Bostonit.
Sipas rregullave të reja të gjitha kompanitë me më shumë se 100 punonjës t’u kërkojnë atyre që të vaksinohen ose të testohen për virusin çdo javë. Presidenti Biden ka kërkuar gjithashtu vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e degës ekzekutive dhe kontraktorët që bëjnë biznes me qeverinë federale, por pa i ofruar si mundësi testimin e përjavshëm./Marre nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe do të mbahet një përkujtimore në nder të 2,977 viktimave që humbën jetën nga ngjarja më e ma...
Kryetari i OBSH në Europë u shfaq pesimist mbi mundësinë që vaksinat të sjellin fundin e pandemisë, për shkak të varianteve të reja të cilat shkatërojnë shpresë...
TETOVË- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar autopsinë e trupave të viktimave në Spitalin e Tetovës.Drejtori i IML tha se është bërë i mundur identi...
TETOVË– Florin Besimi, drejtori i Spitalit të Tetovës, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij.Besimi ka shkruar në një postim se arsyeja e dorëheqje...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Moskë, John Sullivan, në lidhje me supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet ruse ng...
TETOVË- Tragjedia në Tetovë i ka shkaktuar dhimbje të dyfishtë Zemri Saitit. Ai humbi motrën-52 vjeçare dhe mbesën 29 vjeç, në flakët që push...
MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëhe...
SHBA- Krijuesi i Facebook dhe njëkohësisht zotëruesi i Instagram dhe Whatsapp, Mark Zuckerberg ka njoftuar me anë të një postimi në profilin e tij risitë e reja...
KOSOVË– Është varrosur sot zyrtari i PDK, i cili mbeti i vrarë mbrëmjën e së mërkurës në Pejë.Mediat publikuan foto nga ceremonia mortore, ku du...
RUSI– Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shfaqur i trishtuar ditën e sotme teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit ministrit të tij të emergjencave që më pa...