LIVE UPDATES
Bota

SHBA, shkarkimi i Bolton rrit shpresat dhe frikën në Ballkan

16 Shtator 2019, 13:43 Nga DOSJA
SHBA, shkarkimi i Bolton rrit shpresat dhe frikën në Ballkan

SHBA– Dorëheqja e detyruar e John Bolton si Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit Donald Trump ka shkaktuar zhurmë në Ballkan dhe ka pasur përgjigje kontradiktore nga Serbia dhe Kosova. Mediat serbe shprehën tronditje për lajmet ndërsa ato në Kosovë e mirëpritën atë.

“A e ka humbur Serbia aleatin e saj në Shtëpinë e Bardhë?”, pyeti Telegraf në Serbi. “I vetmi kundërshtar i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë”, “Pse është lajm i mirë shkarkimi Bolton?” pyeti Gazeta Express në Kosovë.

Megjithatë, ekspertët në Uashington janë më pak të sigurt se shkarkimi i Bolton do të ketë shumë ndikim në rajonin e Ballkanit dhe dyshojnë se zëvendësuesi i tij i mundshëm, Charles Kupperman, do të jetë shumë ndryshe.

Ndërhyrja më e njohur e Boltonit në Ballkan erdhi në gusht të vitit 2018 kur, pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi diskutoi një shkëmbim të mundshëm territorial me Serbinë, si pjesë e një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes së tyre të gjatë, Bolton i hutoi aleatët amerikanë në Europë – të cilët kryesisht e kundërshtojnë idenë e ndryshimet e kufijve – duke mbështetur idenë.

Bolton tha që Uashingtoni nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territorit me kusht që Beogradi dhe Prishtina të hartonin një “zgjidhje reciprokisht të kënaqshme”.

Ai nuk dukej se kishte një ‘qëndrim’ për Ballkanin, përveç faktit se të ishte i hapur për të marrë në konsideratë një shkëmbim territorial midis Serbisë dhe Kosovës,” tha Daniel Serwer, Drejtor i Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën e John Hopkins të Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara.

“Ajo që bie në sy është mbështetja e tij për një marrëveshje shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë. Përveç kësaj, nuk i njoh shumë mirë pikëpamjet e tij në lidhje me Ballkanin,” shtoi ai.

Por Serwer thotë se njerëzit kishin të drejtë ta konsideronin Boltonin “më të afërt” me Serbinë sesa me Kosovën. “Bolton e kundërshtoi pavarësinë e Kosovës në atë kohë.”

Michael Carpenter, një ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes me përgjegjësi për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, tha se ai ishte më pak i sigurt se Bolton simpatizonte Serbinë.

Nuk jam i sigurt nëse ai është më i afërt me Serbinë sesa me Kosovën, por ai ka një nga rekordet më të këqija në politikën e jashtme në të gjithë Uashingtonin,” tha ai. “Bolton ka mbajtur qëndrime të gabuara dhe të pamatura në një sërë çështjesh, të tilla si përkrahja e luftës në Irak, duke dashur të bombardojë Iranin dhe duke sugjeruar se SHBA-ja duhet të pushtojë Venezuelën,” shtoi ai.

Por Carpenter tha se ai nuk mendon se ndryshimi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare do të ndikonte shumë në përpjekjet e fundit të SHBA-së për t’u përfshirë më shumë në dialogun e udhëhequr nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, i cili synon “normalizimin” e marrëdhënieve midis Serbisë dhe provincës së saj të mëparshme – shtetësinë e së cilës ajo nuk e njeh.

Kjo sidomos pasi Departamenti i Shtetit në fund të gushtit caktoi Zv/Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, me një mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore. “Palmer është një profesionist dhe do të vazhdojë me punën e tij,” tha Carpenter

Presidenti Trump ka thënë se ka 15 kandidatë për të zëvendësuar Boltonin. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë emëroi Kupperman, zv/këshilltarin e sigurisë kombëtare, për të plotësuar përkohësisht postin.

The Neë York Times tha që Kupperman kishte gjasa ta merrte atë post, por pyetja ishte, për sa kohë. Ajo kujtoi se “zyrtarët zëvendësues e kanë për zakon të qëndrojnë në këtë administratë për periudha kohore të papërcaktuara” dhe paralajmëroi: “Të dhënat e Kupperman si një njeri në rrethin e ngushtë të z. Bolton mund ta shkurtojnë mandatin e tij”.

Vetë Bolton i ka vlerësuar Kuppermanin, duke sugjeruar një ngjashmëri të ngushtë përsa i përket pikëpamjeve të politikës së jashtme. “Charlie Kupperman ka qenë një këshilltar për mua për më shumë se 30 vjet. Ekspertiza e gjerë e Charlie në mbrojtje, kontrollin e armëve dhe hapësirën ajrore do të ndihmojë axhendën e mëtejshme të sigurisë të presidentit Trump,” tha ai në janar, kur Kupperman iu bashkua administratës Trump.

Sipas biografisë së tij zyrtare, Kupperman ka më shumë se katër dekada eksperiencë në politikën dhe programin e sigurisë kombëtare. Ai ka shërbyer në administratën Ronald Reagan, duke mbajtur poste në Zyrën Ekzekutive të presidentit, Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës dhe në Komitetin e Përgjithshëm Këshillimor të presidentit për Kontrollin e Armëve dhe Çarmatimin. Ai gjithashtu ka punuar si Këshilltar i Mbrojtjes dhe Politikës së Jashtme në fushatën presidenciale të Ronald Reagan.

Carpenter tha për BIRN se ai i ngjante Boltonit përsa i takon pikëpamjeve të tij përgjithësisht anti-myslimane, të cilat mund të ndikojnë në perceptimet e Ballkanit, pasi shumica e njerëzve në Kosovë janë myslimanë ndërsa Serbia është kryesisht e krishterë.

“Kupperman ngjan si një klon i Boltonit, pasi ka shërbyer në bordin e një organizate të ekstremit të djathtë, Qendrës për Politikë të Sigurisë, e cila ka përhapur disa teori konspirative, siç është pretendimi se Vëllazëria Myslimane është infiltruar në qeverinë e Shteteve të Bashkuara,” tha ai.

Këshilli mbi Marrëdhëniet Islame Amerikane, CAIR, tha që nuk do ta mirëpresë emërimin e tij si zëvendësues i përhershëm i Boltonit. “Pozicioni i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare ka kaluar nga lideri i grupi anti-mysliman tek një tjetër i tillë,” tha për BIRN Robert McCaw, Drejtori i Departamentit të Çështjeve të Qeverisë në CAIR.

Bolton ishte kryetar i Institutit Gatestone nga viti 2013 deri në vitin 2018. Kupperman shërbeu në bordin e Qendrës për Politikë të Sigurisë nga viti 2001 deri në vitin 2010. Të dyja janë qendra konservatore anti-emigrantë dhe anti-myslimane,” tha ai.

“Lidhjet e Boltonit me një organizatë anti-myslimane mund ta kishin bërë atë lehtësisht të njëanshëm duke mbështetur Serbinë para Kosovës,” shtoi ai.

“Mbështetja e Boltonit për shkëmbimin territorial me Kosovën, të propozuar nga qeveria serbe, të krijon idenë se ai ka të paktën lidhje më të ngushta me qeverinë serbe. CAIR jo domosdoshmërish beson se Kupperman do të ketë ndryshe nga paraardhësi i tij,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota john bolton shba trump shkarkon bolton john bolton shba trump shkarkon bolton

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet