LIVE UPDATES
Bota

SHBA, rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale

8 Shkurt 2022, 07:56 Nga DOSJA
SHBA, rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale

Përhapja e teorive të konspiracionit dhe informacioneve të rreme ose mashtruese, në internet dhe në platformat e mediave sociale, po i mban Shtetet e Bashkuara në një gjendje më të lartë gatishmërie, kur bëhet fjalë për sulme të mundshme terroriste. Departamenti i Sigurisë Kombëtare publikoi një buletin të përditësuar të Sistemit Këshillimor Kombëtar për Terrorizmin të hënën, duke paralajmëruar se ndërsa shumë nga rrymat kryesore të kërcënimeve kanë ndryshuar pak gjatë vitit të kaluar, pothuajse të gjitha ato janë duke u përforcuar nga mjedisi i informacionit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se përhapja e informacioneve të rreme që synojnë minimin e besimit në institucionet publike, e kombinuar me thirrjet në rritje për dhunë si nga aktorët vendas ashtu edhe nga organizatat e huaja terroriste e ka bërë “më të paqëndrueshëm, më të paparashikueshëm dhe më të ndërlikuar mjedisin e kërcënimeve”.

Në mënyrë të veçantë, buletini i përditësuar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare citon “përhapjen e gjerë në internet të lajmeve të rreme në lidhje me manipulimet e pabazuara të zgjedhjeve dhe COVID-19″, për të cilin thotë se po përforcohet nga “fuqitë e huaja keqdashëse”.

Buletini gjithashtu paralajmëron edhe për thirrjet e vazhdueshme për dhunë kundër objektivave të buta, vendeve publike dhe tubimeve që shpesh kanë masa të kufizuara sigurie, duke përfshirë objektet fetare si kishat, xhamitë dhe sinagogat.

“Sulmi i fundit në një sinagogë në Kollivill të Teksasit nxjerr në pah kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës me motive racore ose fetare, si dhe kërcënimet kundër organizatave fetare”, thuhet më tej në buletinin mbi kërcënimet ndaj vendit, të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Kërcënimet e fundit kundër kolegjeve dhe universiteteve afrikano-amerikane gjithashtu kanë “shkaktuar shqetësim dhe mund të frymëzojnë aktorët ekstremistë të mobilizohen për dhunë”, thuhet në buletin.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për grupet vendase që promovojnë dhunën në prag të zgjedhjeve për Kongresin, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti, dhe mundësinë që terroristët e huaj, veçanërisht ata që mbështesin Shtetin Islamik, të ndërmarrin sulme në shenjë hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Amir Muhamed Sa’id Abdal-Rahman al-Mawla javën e kaluar.

“Departamenti i Sigurisë mbetet i përkushtuar në përpjekjen për ndarjen në mënyrë active të informacionit dhe inteligjencës në kohë në lidhje me kërcënimet me publikun amerikan“, tha përmes një deklarate të hënën Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

“Ne gjithashtu mbetemi të përkushtuar për të punuar me partnerët tanë në çdo nivel të qeverisjes dhe me sektorin privat për të parandaluar të gjitha format e terrorizmit dhe dhunës, dhe për të mbështetur përpjekjet e forcave të zbatimit të ligjit për të mbajtur komunitetet tona të sigurta”, shtoi ai.

Në fillim të këtij viti, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se po krijonte një njësi të re për të ndihmuar në hetimin dhe ndjekjen penale të terrorizmit vendas, duke vënë në dukje numrin në rritje të këtyre rasteve. Sipas FBI-së, ekstremistët e dhunshëm vendas kryen katër sulme në vitin 2021, që shkaktuan vdekjen e 13 personave. Një raport i inteligjencës amerikane i publikuar marsin e kaluar paralajmëroi gjithashtu për një kërcënim të gjerë nga ekstremistët vendas, duke e përqendruar shqetësimin e tij tek individët dhe qelizat e vogla, që mbështesin lloje të ndryshme të ideologjive të dhunshme, por që “janë bashkuar nga ngjarjet e fundit politike dhe shoqërore”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rrjetet sociale shba rrjetet sociale shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës