LIVE UPDATES
Bota

Propozimet! Plani i ri për PAQE midis Izraelit dhe palestinezëve

8 Shkurt 2022, 07:50 Nga DOSJA
Propozimet! Plani i ri për PAQE midis Izraelit dhe palestinezëve

Associated Press

Ish-negociatorët e paqes, izraelitë dhe palestinezë, kanë hartuar një propozim të ri për një konfederatë me dy shtete, që ata shpresojnë se do të ofrojë një zgjidhje për përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. Plani përfshin disa propozime kontroverse dhe është e paqartë nëse ka mbështetjen e udhëheqësve në të dyja anët. Por, ky plan mund të ndihmojë në formësimin e debatit mbi konfliktin dhe pritet t’i prezantohet gjatë kësaj zyrtarëve amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara.

Ky plan bën thirrje për një shtet të pavarur të Palestinës në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, Gazës dhe Jerusalemit lindor, territore që Izraeli i ka marrë nën kontroll gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967. Izraeli dhe palestinezët, sipas planit, do të kishin qeveri të ndara, por do të koordinoheshin në nivele shumë të larta për çështje të sigurisë, infrastrukturës dhe çështje të tjera që prekin qytetarët e të dy palëve. Po ashtu, sipas planit, do të lejohej që afro 500,000 hebrenj që jetojnë në vendbanime në Bregun Perëndimor të okupuar, të qëndronin atje në vendbanime të mëdha pranë kufirit me Izraelin, pas një shkëmbimi territoresh.

Ndërkaq, hebrenjve që jetojnë në thellësi të Bregut Perëndimor do t’u jepej mundësia që të zhvendoseshin apo të bëheshin banorë të përhershëm të shtetit të Palestinës. Numri i njëjtë i palestinezëve – me gjasë refugjatët nga lufta e vitit 1948 – do të lejoheshin që të zhvendoseshin në Izrael si qytetarë të Palestinës me qëndrim të përhershëm në Izrael.

Kjo nismë është gjerësisht e bazuar në Marrëveshjen e Gjenevës, një plan i detajuar dhe gjithëpërfshirës i paqes, që është hartuar më 2003 nga figura të shquara izraelite e palestineze, përfshirë edhe ish-zyrtarë. Plani, pothuajse 100-faqe për krijimin e konfederatës, përfshin rekomandime të reja dhe të detajuara se si do të duhej të adresoheshin çështjet thelbësore.

Yossi Beilin, ish-zyrtar i lartë izraelit dhe negociator i paqes, që ka bashkëthemeluar Iniciativën e Gjenevës, tha se duke hequr nga tavolina e bisedimeve çështjen e evakuimit masiv të qytetarëve që jetojnë në vendbanime, plani mund të jetë më bindës për ta.

Sistemi politik i Izraelit dominohet nga personat që jetojnë në vendbanime, por edhe mbështetësit e tyre, të cilët e shohin Bregun Perëndimor si qendër biblike dhe historike të popullit hebre dhe si pjesë integrale të Izraelit.

Qëndrimi palestinez për këto vendbanime ka qenë pengesa kryesore për paqe dhe shumë në komunitetin ndërkombëtar i shohin këto vendbanime si joligjore. Personat që jetojnë në vendbanimet thellë në Bregun Perëndimor – të cilët ka të ngjarë të përfundojnë brenda kufijve të një shteti të ardhshëm palestinez – janë ndër më radikalët dhe priren të kundërshtojnë çdo ndarje territoriale.

“Ne besojmë se nuk ka asnjë kërcënim për konfrontim me banorët e vendbanimeve dhe do të ishte më e lehtë për ata që duan zgjidhje sipas modelit me dy shtete”, tha Beilin. Kjo ide është diskutuar edhe më parë, por ai tha se konfederata do ta bënte këtë ide “më të realizueshme”.

Shumë pika të tjera që pengojnë procesin e paqes ende mbeten të pazgjidhura, përfshirë edhe sigurinë, lirinë e lëvizjes dhe pika ndoshta më e rëndësishmja, mungesa e besimit, pasi për shumë vite izraelitët dhe palestinezët janë përballur me dhunë dhe me negociata të dështuara.

Ministria e Jashtme e Izraelit dhe Autoriteti Palestinez nuk pranuan që të komentojnë për këtë çështje.

Figura kryesore palestineze që qëndron pas kësaj nisme është Hiba Husseini, një ish-këshilltare ligjore e ekipit negociues palestinez që nga viti 1994, e cila rrjedh nga një familje e shquar në Jerusalem. Kontribuues të tjetër të kësaj nisme janë edhe profesorë izraelitë e palestinezë si dhe dy gjeneralë të pensionuar izraelitë.

Husseini e pranoi se propozimi, sa i përket banorëve në vendbanimet në Bregun Perëndimor, është “mjaft kontrovers”, por tha se plani i propozuar, në përgjithësi përmbush aspiratën thelbësore të palestinezëve, që ata të kenë shtetin e tyre.

“Nuk do të jetë e lehtë”, tha ajo. “Për të arritur shtetësinë dhe për të arritur të drejtën e dëshiruar të vetëvendosjes për të cilën ne kemi punuar – realisht, që nga viti 1948 – ne duhet të bëjmë disa kompromise”.

Çështjet që kanë të bëjmë me pretendimet për Jerusalemin, kufijtë dhe fatin e refugjatëve palestinezë mund të jetë më lehtë të trajtohen nga dy shtete në kontekstin e një konfederate, sesa përmes qasjes tradicionale që të përpunohen të gjitha detajet përpara arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

“Ne po e kthejmë procesin mbrapsht dhe po nisim me njohjen”, tha Husseini.

Kanë kaluar pothuajse tri dekada që prej se udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë u mblodhën në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar Marrëveshjet e Oslos, duke iniciuar procesin e paqes.

Dhjetëra runde bisedimesh të mbajtura përgjatë viteve, të shoqëruara me shpërthime të dhunës, nuk arritën që të nxirrnin një marrëveshje përfundimtare. Po ashtu, nuk ka pasur negociata serioze apo thelbësore për më shumë se një dekadë.

Kryeministri aktual i Izraelit, Naftali Bennett, kundërshton shtetësinë palestineze. Ministri i Jashtëm, Yair Lapid, i cili pritet ta marrë postin e kryeministrit më 2023 në bazë të marrëveshjes qeverisëse, mbështet zgjidhjen eventuale përmes modelit me dy shtete.

Por, asnjëri prej tyre nuk ka të ngjarë që të jetë në gjendje të nisë ndonjë nismë të madhe, sepse ata kanë një koalicion të brishtë qeverisës që përfshin spektrin politik nga fraksionet nacionaliste të linjës së ashpër e deri te një parti e vogël arabe.

Në palën palestineze, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, është i kufizuar në pjesën e Bregut Perëndimor të okupuar me grupin militant islamik Hamas, – që nuk e pranon ekzistencën e Izraelit – grup që udhëheq në Gaza. Mandati presidencial i Abbasit ka skaduar në vitin 2009 dhe popullariteti i tij ka rënë viteve të fundit, që do të thotë se ai nuk ka të ngjarë që do të jetë në gjendje të bëjë ndonjë kompromis historik.

Ideja e zgjidhjes përmes modelit me dy shtete ishte prezantuar në mënyrë që palestinezët të kishin një shtet të pavarur, duke lejuar që Izraeli të ekzistonte si një demokraci me një shumicë të fortë hebreje. Zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve nga Izraeli, mungesa e ndonjë procesi të paqes dhe përsëritja e episodeve të dhunës, megjithatë kanë komplikuar edhe më shumë shpresat që mund të ketë ndarje të territorit.

Komuniteti ndërkombëtar ende e sheh modelin e dy shteteve si mundësinë e vetme reale për zgjidhjen e konfliktit.

Por, situata po ndryshon, veçanërisht në mesin e të rinjve palestinezë, të cilët gjithnjë e më shumë po e shohin konfliktin si një luftë për të drejta të barabarta nën atë që ata – dhe tre grupe të shquara të të drejtave të njeriut – thonë se është një regjim aparteidi.

Izraeli i hedh poshtë këto akuza dhe i vlerëson ato si sulm antisemitik ndaj të drejtës së tij për të ekzistuar. Lapid ka sugjeruar se ringjallja e një procesi politik me palestinezët do të ndihmonte Izraelin që t’i rezistonte çdo përpjekjeje për ta cilësuar atë si një shtet aparteidi nga organet botërore.

Javën e ardhshme, Beilin dhe Husseini do t’ia prezantojnë planin e tyre nënsekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Beilini tha se ata tashmë ua kanë dërguar kopjet e këtij plani zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë.

Beilin tha se ua dërgoi këtë plan personave që ai e dinte se nuk do ta refuzonin menjëherë. “Askush nuk e refuzoi. Por, kjo nuk do të thotë se ata pajtohen me këtë plan”.

“Nuk ia kam dërguar planin Hamasit”, tha ai duke bërë shaka. “Nuk ia di adresën”./REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izrael jerusalem palestine paqe mes izraelit dhe palestines izrael jerusalem palestine paqe mes izraelit dhe palestines

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet