LIVE UPDATES
Bota

SHBA pezullon aplikimet e reja për programin e imigracionit, DACA

29 Korrik 2020, 18:37 Nga DOSJA
SHBA pezullon aplikimet e reja për programin e imigracionit, DACA

SHBA-Departamenti amerikan i Sigurmit Kombëtar tha të martën se nuk do të pranojë aplikime të reja për programin që mbron nga deportimi persona që u sollën në SHBA në moshë të mitur në mënyrë të paligjshme. Ky njoftim u pasua me kritika nga aëtivistë për të drejtat e imigrantëve si dhe nga demokratët në Kongres.

Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurimit Kombëtar, Chad Wolf, shkruan në një njoftim se do të hapë një rishikim të programit për mbrojtjen nga deportimet të këtyre personave, të njohur si programi DACA dhe se gjithashtu aplikimet e reja nuk do të pranohen për momentin. Po ashtu ai shkruan se personat që janë aktualisht të mbrojtur nga programi do të kenë të drejtë të zgjasin lejet e punës dhe statusin e tyre ligjor vetëm për një vit, në vend të periudhës dy-vjeçare që ka qenë në zbatim deri tani.

Një tjetër kufizim nuk do të lejojë pjesëmarrësit në program të dalin jashtë vendit dhe më pas të rikthehen në SHBA, përveçse “në raste të jashtëzakonshme”.

Presidenti Donald Trump u përpoq t’i japë fund programit DACA që u fut në zbatim gjatë administratës së Presidentit Obama në 2012, por Gjykata e Lartë i bllokoi këto përpjekje muajin e kaluar, duke deklaruar se administrata nuk kishte ndjekur procedurat e duhura në mbylljen e programit.

Rreth 650 mijë vetë janë të mbuluar nga programi DACA. Për të përfituar nga ky program, personi duhet të ketë ardhur në SHBA para se të mbushte 16 vjeç dhe të ketë jetuar në këtë vend vazhdimisht që nga mesi i vitit 2007 dhe të ketë qenë nën 31 vjeç në mes të vitit 2012, të mos ketë kryer vepra penale dhe të mos paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare. Po ashtu personi duhet të ketë diplomën e shkollës së mesme, ose të jetë i regjistruar në shkollë apo të ketë shërbyer në ushtrinë amerikane.

Administrata Obama argumentonte se për personat që përmbushin kushtet dhe nuk kishin status të ligjshëm në SHBA jo për fajin e tyre, SHBA ishte atdheu i vetëm që njihnin dhe ishin individë që po kontribuonin në këtë vend. Presidenti Obama e quajti programin “një masë të përkohëshme” për të mbrojtur të rinjtë nga deportimi dhe i bëri thirrje Kongresit të vepronte për të ndrequr “sistemin jofunksional të imigracionit”.

Sekretari në detyrë, Chad Wolf shkruan në njoftimin e tij se Kongresi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë temë, duke shtuar se ligjvënësit kanë pasur “mëse kohë të mjaftueshme për të analizuar nëse do t’u japin individëve në këtë kategori statusin e banorit të përhershëm apo masa të tjera imigracioni”.

Duke përsëritur kritikat kryesore të administratës ndaj programit DACA, zoti Wolf tha “DACA e bën të qartë se për një kategori të madhe njerëzish, Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të vazhdojë të paktën të tolerojë, ose ndoshta të ligjërojë, shkeljen e vazhdueshme të ligjeve të imigracionit nga këta individë. Jam thellësisht i shqetësuar nga mesazhi që përcjellin këto politika, si programi DACA, për moszbatimin e ligjit për imigracionin, programe që ndoshta kontribuojnë për të thelluar problemin ekzistues të imigracionit të paligjshëm në forma që bien ndesh me misionin e Departamentit për Sigurinë Kombëtare”.

Një zyrtar i lartë i administratës tha për gazetarët në një konferencë me gazetarët se analiza e Departamentit të Sigurisë Kombëtare “kërkon kohë” dhe nuk pranoi të jepte një afat kohor për përfundimin e saj.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, Jerrold Nadler dhe Kryetarja e Nënkomisionit për Imigracionin dhe Shtetësinë, Zoe Lofgren nxorën të martën një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje republikanëve në Senat të veprojnë për reforma në politikat e imigracionit që tashmë janë miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate.

“Pjesa më e madhe e amerikanëve, përfshirë shumicën e republikanëve, mbështesin mbrojtjen e këtyre të rinjve nga deportimi,” thanë ligjvënësit Nadler dhe Lofgren. “Më shumë se një vit më parë, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Ligjin Ëndrra dhe Premtimi Amerikan, për t’u ofruar siguri dhe stabilitet këtij grupi të rinjsh që e meritojnë. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell duhet të zgjedhë anën e drejtë të historisë dhe të veprojë menjëherë për të miratuar këtë projektligj kritik. Nuk mund të presim më”.

Qendra Kombëtare për Ligjin mbi Imigracionin, tha se administrata Trump po “zgjedh të shtojë frikën dhe pasigurinë për familjet imigrante,” në një kohë kur këto komunitete përballen me një shtim të rasteve me COVID-19.

Presidenti Trump nuk dha shumë hollësi të hënën për planet e administratës kur foli me gazetarët lidhur me planet, duke thënë vetëm se DACA do t’i bëjë individët e mbrojtur nga kjo kategori “shumë të lumtur” dhe se vazhdon puna për planet e administratës për të ndryshuar kategoritë e imigrantëve, të cilët do të pranohen në SHBA.

“Do të punojmë me shumë njerëz për DACA-n,” tha presidenti. “Do të punojmë edhe për një ligj për imigracionin, i cili të bazohet tek meritat e aplikantëve. Kjo na është dashur prej kohësh”.

Ish-nënpresidenti, Joe Biden, i cili synon të konkurrojë përballë presidentit në zgjedhjet e 3 nëntorit, tha se nëse zgjidhet president do të mbrojë këtë kategori, të njohur si “Ëndërrimtarët” dhe do t’u ofrojë atyre dhe imigrantëve të tjerë pa dokumente në SHBA një mundësi për të marrë shtetësinë.

“Është e pamoralshme që administrata Trump vazhdon sulmet ndaj personave të mbrojtur nga DACA, sidomos në këto kohë kur vendi përleshet me COVID-19 dhe shumë nga këta të rinj po rrezikojnë jetën për të na shërbyer e mbrojtur ne,” tha të hënën zoti Biden para gazetarëve. “Afro 1/3 e atyre që përfshihen në programin DACA punojnë në shërbimet jetike që ndihmojnë komunitetet tona në përgjigjen ndaj pandemisë. Afro 30 mijë prej tyre janë punonjës në shërbimet jetike shëndetësore”.

Marrë nga:VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daca shba daca shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet