Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të martën se Uashingtoni do të rihapë Konsullatën e Përgjithshme amerikane në Jeruzalem, një lëvizje që rivendos lidhjet me palestinezët të cilat u reduktuar nga administrata Trump.
Konsullata shërbeu për një kohë të gjatë si një zyrë autonome e ngarkuar për marrëdhëniet diplomatike me palestinezët. Por ish-Presidenti Donald reduktoi veprimtarinë e saj dhe e vendosi ato nën autoritetin e ambasadorit në Izrael pasi mori vendim për zhvendosje të ambasadën në Jeruzalem.
Vendimi i zotit Trump shkaktoi zemërim në mesin e palestinezëve, të cilët e shohin Jeruzalemin lindor si territor të okupuar dhe kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
Zoti Blinken nuk dha një datë të saktë për rihapjen e konsullatës. Sekretari i shtetit e njoftoi vendimin pas një takimi me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun e okupuar Perëndimor. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të mbështesin zotin Abas në rivalitetin e tij me grupin militant Hamas që dominon Gazan si dhe në skenën ndërkombëtare.
Administrata Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan 75 milion dollarë ndihma zhvillimi dhe ekonomike për palestinezët, njoftoi të martën Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili shtoi se Uashingtoni do ta vazhdojë procesin për të rihapur konsullatën e SHBA në Jeruzalem.
Duke folur pas takimit me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë gjithashtu 5.5 milion dollarë ndihmë të menjëhershme për Gazën dhe 32 milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën (UNRWA).
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të martën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe shkoi më pas në Ramallah të Bregut të pushtuar Perëndimor, ku u takua me Presidentin Palestinez të mbështetur nga Perëndimi, Mahmoud Abbas. Sekretari Blinken e filloi vizitën në Jeruzalem, ku pati bisedime me Kryeministrin Netanyahu.
“Ne e dimë se për të parandaluar një kthim të dhunës duhet të përdorim hapësirën e krijuar për të trajtuar një grup më të madh çështjesh dhe sfidash të cilat qëndrojnë prapa saj. Dhe kjo fillon me trajtimin e situatës së rëndë humanitare në Gazë dhe me fillimin e rindërtimit,” tha zoti Blinken.
Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të punojnë për të grumbulluar mbështetje ndërkombëtare rreth këtyre përpjekjeve dhe për të dhënë “kontributin e tyre të rëndësishëm”.
“Ne do të punojmë nga afër me të gjithë partnerët tanë, për të garantuar se Hamasi nuk do të përfitojë nga ndihma e rindërtimit,” tha sekretari Blinken.
Udhëheqësi izraelit, Benjamin Netanyahu, duke folur në krah të diplomatit të lartë amerikan, kërcënoi për një “kundërpërgjigje shumë të fuqishme” nëse Hamasi rifillon sulmet me raketa.
Zoti Blinken do të jetë në rajon deri të enjten dhe do të vizitojë gjithashtu Egjiptin dhe Jordaninë. Në koordinim me vizitën e tij, autoritetet izraelite lejuan që karburantet, ilaçet dhe ushqimet e destinuara për sektorin privat të Gazës të hynin në këtë territor për herë të parë që nga fillimi i luftimeve më 10 maj.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Ish këshilltari i sigurimit kombëtar, Michael Flynn nën presidencën e Donald Trump tha se ai besonte se pandemia e koronavirusit ishte fabrikuar për...
ITALI- Për dy muaj ishte zhdukur, duke shmangur kështu urdhrin e arrestit të lëshuar nga autoritetet shqiptare për trafik ndërkombëtar të makinave të vjedhura.P...
BJELLORUSI– Pas publikimit të një video-mesazhi ku gazetari opozitar Roman Protasevich tha se ishte mirë me shëndet she se po hetohej për protestat e organizuar...
ITALI– Poeti më i famshëm i Italisë, Dante Alighieri, u detyrua të largohej nga qyteti i tij i lindjes Firence për shkak të përkatësisë së tij politike.Si...
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas Samitit të Brukselit u shpreh i gatshëm për të filluar vaksinimin te fëmijët mbi 12 vjeç.Duke iu referu...
KOSOVË– Japonia i ka dhuruar Kosovës një donacion me vlerë prej 810 mijë euro, që do të shërbejë në përkrahje të ngritjes së kapaciteteve spitalore në luft...
QIPRO- Modelja Stephanie Dubois pësoi mpiksje gjaku, vdes disa ditë pas marrjes së vaksinës AstraZeneca COVID-19. Mediat e huaja shkruajnë se modelja 39-vje&cce...
GREQI– Dalin në dritë të dhëna të reja nga sulmi i papritur i disa personave nga komuniteti romë kundër dy oficerëve të policisë që shërbejnë në Stacionin...
BRITANI– Personi i dytë në botë që mori dozë Pfizer-BioNTech ka vdekur nga një sëmundje e papritur.Bill Shakespeare, 81 vjeç, mori vaksinën e tij t...
BRUKSEL– Integrimi evropian kërkon rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan, tha Presidenti ...