Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.
Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. “Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Boelher.
Reed, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit. “E përgëzoj punën e presidentit (amerikan, Donald) Trump dhe gjithë administratën e tij për këtë marrëveshje historike”, ka thënë ajo.
Delegacionet e këtyre dy trupave është thënë se do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më vonë gjatë këtij muaji, për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera. Përveç kësaj, është konfirmuar se Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar do të hapë edhe zyrën e saj në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump. Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. Trump ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të martën se rihapja temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun, që zh...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump priti të martën udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për nënshkrimin e marrëveshjeve për normal...
EGJIPT-Mes situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit nuk ndalojnë as krimet dhe trafikimit të njerëzve. Së fundmi BBC ka realizuar një invest...
SHBA– Amerika është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se brenda pak javësh ...
WILMINGTON– Nga cepat më të largët të vendit, Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat Joe Biden paraqitën pikëpamje shumë të ndryshme të hënën për s...
SHBA– Përfaqësuesit e qeverive të Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara do të mblidhen në Uashington për të nënshkru...
KINË– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë të vështirë në mbarë botën pasi ditë pas dite po shënohen viktima dhe raste të reja me Covid...
GJERMANI– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë shumë të vështirë në mbarë botën ku ditë pas dite po shënohen raste të shumta të të infektuarë...
Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takohet sot në mbrëmje në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin është parashikuar një darkë p...