LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe BE-ja vendosin sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë

6 Prill 2022, 07:18 Nga DOSJA
SHBA-ja dhe BE-ja vendosin sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatën europianë do të vendosin sanksione të reja më të ashpra ndaj Rusisë më 6 prill, një lëvizje që ka për qëllim të rrisë izolimin ekonomik dhe teknologjik të Rusisë si ndëshkim për sulmet e saj ndaj civilëve në Ukrainë.

Ky veprim i përbashkët përfshin sanksione të reja ndaj institucioneve financiare, ndalesë për investimet e reja në Rusi, ashpërsimin e sanksioneve ndaj ndërmarrjeve në pronësi të shtetit dhe më shumë sanksione ndaj zyrtarëve të Qeverisë ruse dhe familjarëve të tyre.

“Qëllimi është që t’i detyrojmë ata të bëjnë një zgjidhje”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Pjesa kryesore e objektivit tonë është që të shterojmë burimet që ka presidenti rus, Vladimir Putin për të vazhduar luftën e tij kundër Ukrainës”, shtoi ajo.

Departamenti amerikan i Thesarit më 5 prill ndërmori masa të reja, duke ia vështirësuar Rusisë që të plotësojë obligimet e saj financiare, pasi ndaloi çdo pagesë të borxhit të Qeverisë ruse me dollarë amerikanë nga llogaritë në institucionet financiare në SHBA.

Ndërkaq, Britania ka njoftuar se deri më tani ka ngrirë rreth 350 miliardë dollarë asete nga “arka e luftës” së Putinit. Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se kjo i bën të padisponueshme më shumë se 60 për qind të rezervave valutore të Rusisë në vlerë prej 604 miliardë dollarësh. Bashkimi Evropian tha se pakoja e pestë e masave që ka paralajmëruar do të shënjestrojë eksportet e naftës dhe qymyrit rus dhe do të ndalojë anijet ruse që të ankorohen në portet evropiane.

Këto veprime vijnë teksa akuzat për mizori të kryera nga forcat ruse vazhdojnë të shtohen. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 5 prill se trupat ruse kanë kryer disa prej krimeve më të këqija të luftës që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai i bëri thirrje këtij këshilli që të mbajë përgjegjëse Rusinë për këto veprime.

Shumica e fokusit ka qenë në Buça, një qytet në afërsi të Kievit ku forcat ruse kishin qenë të pozicionuara para se të tërhiqeshin javën e kaluar. Banorët kanë thënë se kanë qenë dëshmitarë të vrasjeve brutale dhe torturave dhe po ashtu kanë dalë të dhëna për varreza masive dhe shënjestrim të civilëve.

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, tha se kur Buça ishte nën kontrollin rus “asnjë banor lokal nuk ka vuajtur nga ndonjë veprim i dhunshëm”. Duke ripërsëritur qëndrimet e Kremlinit, ai tha se videot ku shihen trupat e pajetë të shtrirë në rrugët e këtij qyteti ishin “të falsifikuara” dhe të inskenuara nga ukrainasit.

“Ju patë vetëm atë që ata ju treguan”, tha ai. “Të vetmit që bien pre e këtyre mashtrimeve janë diletantët perëndimorë”, shtoi ai. Zelensky tha se ngjarjet në Buça do t’i bëjnë sfiduese bisedimet e paqes me Rusinë. Që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, sipas Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, janë vrarë 1,480 civilë dhe 2,195 të tjerë janë plagosur.

OKB-ja megjithatë tha se numri real i viktimave dhe i të lënduarve mund të jetë më i lartë pasi informacionet nga zonat e luftës nuk vijnë me kohë dhe shumë raportime duhet të konfirmohen.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be okb be okb

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet